Konflikt mes vëllezërve në Kavajë/ Ndërron jetë 74-vjeçari, u godit me thikë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Për herë të parë në një dekadë, opozita ka mundësinë të trokasë në ato korridore ku dikur depërtonte vetëm versioni i Edi Ramës. Kjo dhe jo origjina e fondeve, është risia e asaj që ka ndodhur.

Publikimi i një kontrate marramendëse me një kompani lobimi shumë pranë presidentit Trump, në favor të Partisë Demokratike, ka nxjerrë nga shishja të gjithë djajtë e pushtetit në Tiranë. Disa ngrenë zërin për shkelje të ligjit të financimit të partive, një palë tjetër po bërtet për çjerrjen e maskës së milionerit Berisha, ka prej tyre që hedhin dyshime nëse janë vërtet emigrantët në SHBA donatorë të kësaj marrëveshjeje dhe ka nga ata që shkojnë përtej, duke folur për prishje të ekuilibrit në zgjedhje.
Fatkeqësisht në këtë lojë të dirigjuar nga pallati i kryeministrisë, ka hyrë në mënyrë të vrazhtë, të shëmtuar, pse jo servile, edhe SPAK-u. Pa pasur kohë të njihet zyrtarisht me dokumentacionin, Prokuroria Speciale, që nuk ka dalë ende me një konkuzion për paratë shqiptare me të cilat u pagua McGonigal, ka nxituar t’i bëjë jehonë kësaj zhurme mediatike duke shpallur se ka nisur verifikimet për kontratën e lobimit.
Kuptohet lehtë se e gjithë kjo rokopujë është e nxitur nga frika se mos i jepet fund fabulës së mbajtur gjallë me miliarda, asaj që e ka vizatuar Sali Berishën si një armik të Amerikës.
Por, për një çast, le të imagjinojmë të kundërtën. Le t'i marrim si shqetësime rale ato që thuhen për paratë e zeza që furnizojnë opozitën, për shkeljen e ligjit të financimit të partive dhe atë të lobimit të paligjshëm në SHBA. Pra le të mendojmë për një moment se versioni që jep PD-ja, se burimi i 6 milionë USD-ve janë patriotët “shqiptaro-amerikanë” është i gënjeshtërt. Po pastaj?
Edhe vetë, personalisht, dyshoj se kjo mund të jetë një alibi dhe se për të arritur tek një marëveshje që i shpie direkt e në paradhomën e zyrës ovale, Sali Berisha dhe të tijtë e kanë tendosur ligjin si llastik.
Por ama, thënë këtë, jam i bindur se edhe në qoftë kështu edhe nëse i ka rënë nga “rruga e shkurtër”, opozita ka qenë e dënuar të sillej në këtë mënyrë. Pasi ajo garon në të njëjtën fushë loje ku rivali i saj kryesor përdor të njëjtat armë dhe të njëjtat metoda.
A mund t'i kërkohej një force politike të sillej ndryshe, kur tashmë jemi të bindur se për shpalljen “non grata” të liderit të saj janë shpenzuar shumë energji dhe para nga Tirana? A mundet t'i kërkohet të shtiret si virgjëreshë, kur tërë bota e ka marrë vesh se si u rekrutua agjenti më i lartë i FBI-së, për të mbajtur në këmbë fabulën e një partie antiperëndimore, që ushqehej me para ruse? Ç’metoda të tjera mund të përdoren për të shmangur precedentë si ato kur sekretari i shtetit nxiton ta konsiderojë një masakër elektorale, si një fitore historike? Si mund të parandalohen deklarata alla Blinken se Rama është një “kryeministër shumë i mirë” dhe “udhëheqës i shquar”? Si mund të mos përsëriten qëndrimet putaneske të Yuri Kim, që dilte e bënte fushatë kundër një force politike dhe i kërcënonte militantët e saj se do të hanin bar?
Nëse në Uashington janë përdorur metoda përtej ligjit dhe shumë dollarë për të lënë Ramën të vetmin faktor në fushë, qëllimi i opozitës vendase nuk mund të jetë rrgullimi apo pastrimi i Amerikës, por rikthimi i ekuilibrave në terrenin e saj të lojës. Ajo duhet të bëjë gjithçka, që as të mos lejojë më persekutime të kundërshtarëve të regjimit e as njohje të zgjedhjeve farsë.
Pra, në këtë këndvështrim, ka një çështje më të rëndësishme se ajo që trumbetojnë borizanët e pushtetit, të cilët shqetësohen për burimin e parave të lobimit. Problemi përpara se të shihet tek origjina e pastër apo e errët e tyre, qëndron tek efekti që ato do të kishin për të ndaluar projektin e një diktature shqiptare me bekim amerikan.
Pikërisht kjo është pasoja tronditëse e zbulimit të kontratës me “Continental Strategy”, e cila, falë lidhjeve që ka me pushtetin e ri në Uashington, mund t'i shpjerë shqetësimet për autokracinë tonë direkt e në zyrën e sekretarit të shtetit, Marco Rubio, apo atë të shefes së kabinetit të Trump, Susi Wiles. Teorikisht, pas kësaj, për herë të parë në një dekadë, opozita ka mundësinë të trokasë në ato korridore ku dikur depërtonte vetëm versioni i Edi Ramës.
Kjo dhe joorigjina e fondeve është risia e asaj që ka ndodhur. Për të vërtetuar këtë mjafton vetëm një fakt: se zhurma po bëhet nga propogandistët dhe SPAK-istët e Rilindjes, të cilët nuk janë shqetësuar kurrë më parë se cili qe burimi i dollarëve që paguan McGonigalin. Të gjithë ata që kanë miratuar të njëjtat metoda për zhdukjen e Berishës dhe asgjësimin e opozitës, tani u bëjnë këtyre moral duke u kërkuar të kthejnë faqen tjetër.
Ata janë në ankth vetëm për një gjë, se mos falë kësaj lidheje të re i jepet fund gogolizimit të një opozite antiamerikane që u lejoi atyre të vidhiin votat dhe pasuritë e këtij vendi.
Kjo trajektore duhej ndërprerë qoftë edhe me rrugë ekstraligjore. Prandaj ka rëndësi marrëveshja me firmën e Carlos Trujillos, Katie Wiles dhe Alberto Martinezit. Nëse falë asaj që ata do të përfitojnë, Uashingtoni nuk do të jetë më i gatshëm të njohë zgjedhje farsë apo të vijojë me teorinë e persekutimit të kundërshtarëve të regjimit në këtë vend, kjo do të ishte një e mirë për të gjithë shqiptarët. Madje ajo do të ishte prapë e tillë, qoftë edhe po qe se arrihej me para që s'ua dimë origjinën./ CNA
Ja vlen kërkimi për t’i gjetur shkaqet pse te ne krimet e ...
Në kushtet e kapjes totale të shtetit, me gjithë ç’gjen pë...
Ka një kandidat që banorët e Tiranës po e shohin shpesh e ...
Ujqit, këto bisha krenare të pyllit, nuk lejojnë kurrë që ...
Ujqit, këto bisha krenare të pyllit, nuk lejojnë kurrë që ...
Ka një parti në këtë vend, që nëse nuk do të ekzistonte, S...
Analiza profesionale dhe kriticizmi i argumentuar me shumë...
Gjatë pandemisë së COVID-it jam ndalur shpesh në keqmenaxh...
Që të shpëtoni shëndetin mendor, merrini gjërat me sportiv...
1) Dje në Prishtinë një gazetare e pyeti kryeministrin Kur...
Është shumë e çuditshme ajo që po ndodh në këtë fushatë. E...
“…SHKRUANI EDI RAMA NUDO…” Pa asnjë shkak dhe pa asnjë ar...
Pasi i doli boja non gratas, Edi Rama e ndryshoi strategji...
Lajmi i ndarjes nga jeta i Shenjtërisë së Tij Papa Françes...
Rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit e di i madh dhe i vogë...
Kujtojmë sot poetin, shkrimtarin dhe studiuesin Koçi Petriti...
(Shkruar më 18 prill, 89 vjet nga dita e mbërritjes në Pukë ...
Koha e solli që shumë shokë e miq t’i takojmë përherë e më...
Dikur, në kohët e moçme, para vitit të largët 2013, inaugu...
Sadiku, 45-vjeçar i papunë nga Bradozhnica, u takua në një...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...