Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Së pari kërkoj ndjesë për përdorimin e fjalës “pordhac”, pasi për shumë prej jush ndoshta nuk do të duket fjala e duhur. Por, megjithë përpjekjen për ta zëvendësuar me një fjalë më të përshtatshme, e kisha të pamundur që në fjalorin shqip të gjeja një fjalë tjetër që t’i përafrohej! Fjala “mburravec” nuk e ka ngarkesën kotësore dhe boshin e fryrë që të krijon fjala “pordhac”.Tani të dal te përmbajtja e këtij shkrimi.
Në fillim të shtatorit, në mediat tona dolën dy lajme skandaloze, njëri pas tjetrit. I pari njoftonte që ministrja e Drejtësisë znj. Etilda Gjonaj ka fjetur në një hotel të Romës dhe fatura tregonte 700 euro/natë. I dyti njoftonte që Arbjan Mazniku, nënkryetar i Bashkisë Tiranë, ka fjetur dy net në Hotelin Alma në Barcelonë, për 1816 euro. Për ta bërë më skandaloz lajmin e dytë, pagesën e hotelit e bën oligarku i njohur si klienti kryesor i Bashkisë së Tiranës, zoti Shkëlqim Fusha.
Këto dy lajme ishin shumë të bujshme pasi populli percepton shumë kollaj se çfarë do të thotë 700 ose 906 euro një natë hoteli sesa fjala vjen 110 milion euro që është gjoba ndaj Beccheti-t. Për shembull, mamaja ime e kupton që një dhomë hoteli në Romë mund të kushtojë 40, 50, 70 ose 100 euro. Qameti 150 euro. Por t’i thuash mamasë sime që ministrja shqiptare ka fjetur me 700 euro në një natë kjo ia çon nervat në skaj.
Edhe djali im i vogël nuk i kupton 104 milionë eurot që qeveria shqiptare ia fali Bankers Petrolium (Kompanisë Amerikane të Naftës) por kur i thashë që dhoma e Etildës për një natë kushton “një pallaskë” (kështu e quan ai 500 euroshen) dhe dy jeshilka zgurdulloi sytë.
“Ne do kishim shku me pushime për një javë familjarisht”- më tha. “Po mor bab, po ne nuk jemi ministra”- i them. “Ministrat kanë status, nuk mund të flejnë në çdo lloj hoteli si ne të ngratët”.
Problemi më kompleks është në rastin e nënkryetarit Mazniku. Pagesa prej 1816 eurosh për dy net është bërë nga përfituesi kryesor i parave publike të administruara nga z. Mazniku. Nuk e di çfarë do të thoshte mjaftisti Mazniku i viteve 2005, aktivisti vizionar i një Shqipërie të mirëqeverisur, për këtë aferë të pastër korrupsioni!
Më kujtohet që media e Kosovës i mori shpirtin kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, për një vizitë disaminutëshe në jahtin privat të një oligarku të njohur kosovar. Megjithëse asgjë nuk vërtetonte lidhje të tjera mes tyre, asnjë faturë e paguar, asnjë gjurmë korrupsioni!
Por, ta lëmë mënjanë korrupsionin (përfitimin e padrejtë të Maznikut nga Fusha), a mundet zoti Mazniku të refuzonte fjetjen në një hotel që kushtonte 1816 euro për dy net?! Si mundet një majtist-mjaftist t’ia lejojë vetes këtë luks?! Apo edhe këtu del simptoma e statusit. Pra, edhe ky mund ta bënte, por nuk ia lejonte statusi.
Në media dolën servilët e qeverisë që na shpjegonin që ishim hormonalë, të padalë e të painformuar, se 700 euro nuk ishin hiçasgjë. Janë të njëjtët servilë që dalin në media për të mbrojtur gjithmonë qeverinë. Varet kush është dezhurn. Atë ditë qëlloi radha e Dritanit. Ai na njoftoi që e paska bërë edhe Berisha në New York. A thua kjo është arsye për të mos kritikuar ministren! Nëse Berisha e ka bërë (shumë keq ka bërë) dhe ne nuk e kemi ditur atëherë, duhet të heshtim edhe sot? Jo zoti servil, arsyeja që “kanë vjedhur më keq ata” është për të sharë edhe ata e jo për të mos sharë këta.
Përveç tyre kishte edhe nga ata që na folën për statusin e ministrit…
“Statusi i leshit” – më del nga shpirti. Cili shqiptar paska status të paguajë 700 euro nata?! Ne jemi vendi më i varfër i Europës dhe krekosemi sikur jemi Britania apo Franca. Për të shpjeguar megalomaninë e të voglit, në këtë rast më vjen në ndihmë një ngjarje reale nga fundi i viteve '90 në kinematografinë shqiptare.
Në një Festival Ndërkombëtar Filmi u shfaq filmi i njërit prej regjisorëve të rinj shqiptarë të atyre kohëve. Në fund të filmit, në momentet e shfaqjes së titrave, të pranishmit pyesin regjisorin se çfarë shkruhet poshtë emrit të Kadri Roshit. Aty shkruhej Artist i Popullit. Regjisori, i vënë në pozitë përpara kolegëve, sajon një gjë për të dalë nga situata. Se nuk ua shpjegonte dot se pse populli përzihet me artistët, pse populli dikur ka dhënë edhe tituj.
Sapo kthehet në Shqipëri, në një mbledhje të gjerë të Kinostudios së atëhershme, propozon heqjen e titujve të tillë krejt demode e të pakuptimtë dhe futjen e koncepteve moderne si “Me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të Kadri Roshit”.
Për një moment pati mirëkuptim, mirëpo për fare pak. U ngritën servilët e atëhershëm me fjalime patetike të tipit “Ky është një titull kontributi jetësor që populli shqiptar ua ka dhënë artistëve të vet dhe nuk ka Francë apo Angli që ta vërë në dyshim”etj., etj. Njëri pas tjetrit secili servil e linçon regjisorin e talentuar sa ky u pendua që e kishte hapur gojën.
“Është status” i vërsuleshin kolegët regjisorit ani pse ky mendonte veç që ta modernizonte atë status të pakuptimtë. Dikur, nga fundi i sallës u ngrit një kineast me përvojë e një zë i njohur për batutat e tij dhe tha “Mirë more mirë, po e shkruajmë Artist i këtij farë populli”!
Ky ishte fundi i diskutimit.
Edhe statusi i ministres apo nënkryetarit të bashkisë nderohet duke kursyer. Ish-Presidenti i Uruguait, Jose Mujica, jetoi në një barakë dydhomëshe dhe e dhuroi 90% të pagës së tij për nevojtarët. Sepse “statusi” i Uruguait nuk ishte për "pordhacë" dhe ai e donte Uruguain.
Ndërsa për pasanikët e rinj (ku futen edhe zonja Gjonaj dhe zoti Mazniku), çështjen e statusit e shpjegon shumë mirë shkrimtari Hernan Casciari kur thotë:
“Pasaniku i ri e di. E di se është rastësia, dhe jo mundi, shkaktarja e hovit të tij ekonomik. E di se jeta mund t’ia marrë gjithçka, po aq shpejt sa edhe ç’ia dha. Pasaniku i ri ka nevojë të shkëputet nga njerëzit e thjeshtë. Sepse statusi – duket se thonë pasanikët e rinj – është të zgjedhësh, kush mund të të vjedhë dhe kush jo”.
Doktori as të shtat’ e as të tet’. Doktori vetëm të 10. Në...
Vetëm dy ditë pas zgjedhjeve të 11 majit, thirremi në sean...
Një ndër mallkimet më të çuditshme që dëgjoj kundër Agron ...
Zgjedhjet e 11 Majit nuk janë vetëm prova e zjarrit për 11...
Dashuri e hipotekuar Sot, në Shkozë, u shfaq një telenove...
Gjullurdia që ngriti në rrjet Kontrata të cilën Partia Dem...
U harruan të gjitha, të gjitha poshtërsitë, vjedhjet, zhva...
Publikimi i një kontrate marramendëse me një kompani lobim...
Ja vlen kërkimi për t’i gjetur shkaqet pse te ne krimet e ...
Në kushtet e kapjes totale të shtetit, me gjithë ç’gjen pë...
Ka një kandidat që banorët e Tiranës po e shohin shpesh e ...
Ujqit, këto bisha krenare të pyllit, nuk lejojnë kurrë që ...
Ujqit, këto bisha krenare të pyllit, nuk lejojnë kurrë që ...
Ka një parti në këtë vend, që nëse nuk do të ekzistonte, S...
Analiza profesionale dhe kriticizmi i argumentuar me shumë...
Gjatë pandemisë së COVID-it jam ndalur shpesh në keqmenaxh...
Që të shpëtoni shëndetin mendor, merrini gjërat me sportiv...
1) Dje në Prishtinë një gazetare e pyeti kryeministrin Kur...
Është shumë e çuditshme ajo që po ndodh në këtë fushatë. E...
“…SHKRUANI EDI RAMA NUDO…” Pa asnjë shkak dhe pa asnjë ar...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...