“I shari shan, i mençuri mendon”/ Rama ndan mesazhin e qytetarit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...

Një ndër mallkimet më të çuditshme që dëgjoj kundër Agron Shehajt është edhe ky:
“Mosmirënjohës që shfrytëzoi PD-në dhe mori databazën e saj”.
Nuk e kuptoj fare këtë lloj mentaliteti. Partia Demokratike (dhe çdo parti në përgjithësi) përbëhet nga njerëz. Njerëzit janë partia, jo kryetari. Kryetari ka nevojë për njerëz, ai u propozon më të spikaturve nga shoqëria civile të vijnë të kontribuojnë për partinë ku ai është kryetar. Zakonisht kështu ndodh.
I ftuari mendohet dhe pranon ose jo.
Nëse pranon, atëherë negociohet se ku do japë kontributin. Është gjithçka negociatë.
-“Më duhesh te Departamenti i X-it ta fuqizoj”, – i thotë kryetari.
-“Jo, mendoj se nuk është ajo që më duhet”, - thotë i ftuari. Unë mendoj se ajo çka unë përfaqësoj është X Departament.
Ose:
-“Kam menduar se duhet të jesh kandidat për deputet, elektorati të jep mbështetje, ke përkrahje”.
-“Do të bëj maksimumin për të marrë votat e duhura”.
Pra, marrëdhënia mes kryetarit të partisë dhe figurave kryesore të tij, është raport interesi reciprok. Asgjë nuk jepet falas nga kryetari. Jepet në këmbim të cilësive të të ftuarit. Koncepti i mirënjohjes dhe besnikërisë në politikë është krejtësisht i papërshtatshëm. Si do ta bëjë partinë kryetari pa figura me stof politik?
Është përfitim i dyanshëm, kjo po, është e vërtetë. Tani të dal te një tezë tjetër.
Partia Demokratike, ajo që ishte në vitin 2021, nuk është më. Pikë.
Ajo parti grumbullonte krejt pasuesit e Sali Berishës (që ishin pjesa dërrmuese e saj), por edhe një front më të gjerë opozitar, vdiq në zgjedhjet e pas 6 marsit 2022! Kjo që ka mbetur janë pasuesit e Berishës. Janë pjesa më e madhe e brumit opozitar, por kanë një të metë: Nuk arrijnë të thithin të tjerët.
Berisha e pati shansin ta mblidhte edhe një herë frontin duke u dhënë poste edhe atyre që nuk lanë gjë pa thënë për të. Duhej ta bënte për vete, jo për ta. Duhej ta bënte partinë, një parti siç ishte pak a shumë, një parti të reformuar. Në vend të kësaj zgjodhi besnikët në poste kyçe dhe tregoi që ajo çka i interesonte ishte besnikëria pa kushte. Vetëm aq.
Aty i kam ndarë pak a shumë rrugët me Berishën edhe unë. Jo se isha me një krah tjetër, isha me Berishën, por me një Berishë që dinte të falte, dinte të ftonte, dinte të krijonte një front, dinte të hapte rrugë dhe ushqente shpresë.
E ka bërë me sukses në 2005-ën, ishte rasti ta bënte edhe tani. Ajo gjë nuk u bë, ajo parti vdiq.
Me vdekjen e asaj PD-je dhe krijimin e partisë së besnikëve, të gjithë ata që mendonin me kokën e tyre, jo të kryetarit, u ndien të huaj. Kur ndihesh i huaj në një parti duhet të jesh i sinqertë: Thuaji mirupafshim!
Këtë bëri Agroni. Shkoi në zyrë dhe i tha Berishës: “Kjo parti është tjetër nga ajo që isha unë. Faleminderit, por kaq ishte!”.
Nuk mund të ishte as deputet i një partie që nuk ekziston, sigurisht.
Ku është mosmirënjohja këtu? Unë për vete nuk shoh asnjë mosmirënjohje.
Sa për databazën është qesharake të mendosh që një listë emrash do të ndikohen nga një mesazh telefonik. Përkundrazi, ndihen të bezdisur dhe bën efekt të kundërt. Unë kështu mendoj.
Sa për Berishën tani, unë mendoj se nuk i ka punët fare keq personalisht. Ka partinë më të madhe të opozitës në dorë. Bën kë të dojë deputet, zhduk kë të dojë ndër ta. I merr kollaj 50 deputetë, ndoshta edhe më shumë. Janë të gjithë nën tutelën e tij. S’ka më gili-vili. Synon të bëjë sa më shumë, ndoshta edhe 60. Por është krejt e qartë që shumë njerëz të ish-frontit të Partisë Demokratike nuk do ta votojnë më Berishën. Sepse nuk janë besnikë. Unë jo njëherë. Unë jam besnik veç i mendjes dhe bindjes sime.
Dhe ajo çka më thotë mendja ime është që duhet të votoj kundër Berishës këtë radhë. Kundër rrotacionit po deshët. Ose pro Edi Ramës nëse doni kështu. Si të doni ju.
Unë do të votoj për të krijuar një të çarë në bipartizanizmin politik të çimentuar në 2008-ën. Të gjithë, mendoj unë, duhet të japin një kontribut për këtë. Që t'u thuhet binomit Rama-Berisha ju e fiksuat njëri-tjetrin në politikë, por njerëzit nuk janë budallenj. Ata gjejnë zgjidhje.
Votoni të rinjtë, qoftë edhe për t'u thënë të vjetërve: Votuam këta, jo se janë më të mirë sesa ju, por SEPSE JU NUK NA PËRFILLËT në 2008-ën./ CNA
Zgjedhjet e 11 Majit nuk janë vetëm prova e zjarrit për 11...
Dashuri e hipotekuar Sot, në Shkozë, u shfaq një telenove...
Gjullurdia që ngriti në rrjet Kontrata të cilën Partia Dem...
U harruan të gjitha, të gjitha poshtërsitë, vjedhjet, zhva...
Publikimi i një kontrate marramendëse me një kompani lobim...
Ja vlen kërkimi për t’i gjetur shkaqet pse te ne krimet e ...
Në kushtet e kapjes totale të shtetit, me gjithë ç’gjen pë...
Ka një kandidat që banorët e Tiranës po e shohin shpesh e ...
Ujqit, këto bisha krenare të pyllit, nuk lejojnë kurrë që ...
Ujqit, këto bisha krenare të pyllit, nuk lejojnë kurrë që ...
Ka një parti në këtë vend, që nëse nuk do të ekzistonte, S...
Analiza profesionale dhe kriticizmi i argumentuar me shumë...
Gjatë pandemisë së COVID-it jam ndalur shpesh në keqmenaxh...
Që të shpëtoni shëndetin mendor, merrini gjërat me sportiv...
1) Dje në Prishtinë një gazetare e pyeti kryeministrin Kur...
Është shumë e çuditshme ajo që po ndodh në këtë fushatë. E...
“…SHKRUANI EDI RAMA NUDO…” Pa asnjë shkak dhe pa asnjë ar...
Pasi i doli boja non gratas, Edi Rama e ndryshoi strategji...
Lajmi i ndarjes nga jeta i Shenjtërisë së Tij Papa Françes...
Rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit e di i madh dhe i vogë...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...