"Pordhacët" rilindas/ Drejtuesi politik i njërit prej qarqeve më të varfra në Shqipëri, Arbjan Mazniku, merr 12 rroga
Së pari kërkoj ndjesë për përdorimin e fjalës “pordhac”, p...

Pikë së pari, mbetet i përbotshëm definicioni: “Demokracia nuk është e përsosur, por ndërsa nuk kemi provuar ende një tjetër, mbetet sistemi më i mirë për shoqërinë njerëzore”. Pra me gjithë shumë problematika, demokracia mbetet opsioni më i mirë, pasi në themelet e saj ka votën e lirë, si dhe vlerat fondamentale të qytetarit: “respektin për jetën, familjen, pronën, dinjitetin dhe besimin te zoti”.
Në të kundërt, diktaturat, shtetet e dështuara nga demokracia fasade, fuqia e të gjithëpushtetshmëve, interesat e oligarkisë dhe korrupsioni endemik sundojnë duke vjedhur (blerë, shitur, manipuluar) votën dhe më tej nëpërkëmbur vlerat themelore të qytetarëve (vetë sovranit).
Mbas 34 viteve të pluralizmit dhe demokracisë fasadë, disa pyetje ndoshta miliarda € mbeten: “pse p.sh. Sllovenia e ka GDP-në 75 miliardë €, ndërsa Shqipëria me 2-fishin e mundësive ekonomike e ka rreth 27 miliardë € (?!); Pse ende dallon si “dita me natën, Saranda me Korfuzin, Brindizi me Vlorën, Ulqini me Shkodrën”. Pse 12 vitet e fundit 1 milion qytetarë e kanë braktisur vendin e bekuar nga pasuritë, pozita gjeografike dhe Perëndia; pse edhe mbi 70 % e të rinjve shqiptarë në mungesë të shpresës, dëshirojnë t’ia mbathin nga sytë-këmbët (= se në vendet në luftë, Siria, Ukraina, Rusia, Afganistani, etj.)?!
Përtej realitetit shqiptar, e njëjta pyetje vërtitet rreth dallimit mes Koresë së Veriut të (Kim-Jongut) me atë të Jugut (?!) standardeve të sigurisë dhe të jetesës të kanadezëve dhe rusëve, si dhe për të dyja anët e murit-digjital që ndan 2 qytetet me të njëjtin emër (Nogales) mes USA/Arizonës dhe Meksikës?!
Sigurisht janë edhe arsye të tjera dhe të drejta njerëzore, por më thelbësore mbetet “mungesa dëshpëruese e përgjegjësisë dhe të drejtës së qytetarëve për të votuar të lirë”, ose për të zgjedhur udhëheqësit që do i qeverisin, çka për pasojë mbetet edhe thelbi i mungesës së mekanizmave të demokracisë funksionale.
Prandaj, jo vetëm diktatorët gjakatarë të sojit të Kim-Jong-ut, Putinit, etj., por edhe autokratët me kollare demokratike, pasi vjedhin ose blejnë votën e qytetarëve, si “kryetarë bandash” pushtojnë partitë politike, shpërdorojnë fuqinë e (mbi) pushtetit, përmjerin mediat, dorovisin pasuritë kombëtare, grabisin të drejtat, pronat e qytetarëve si dhe vrasin shpresën për integrimin europian të vendit.
Fatkeqësisht, 34 vjet mbas përmbysjes së diktaturës, RSh mbetet i vetmi vend në Europë, përfshi Bosnjën dhe Kosovën, që ende nuk ka tejkaluar “ylberin blu nga vjedhja ose numërimi stalinist i votave edhe brenda partive politike”, si dhe nga zgjimi i epsheve demoniale për të mbajtur përjetësisht pushtetin.
Së dyti, sigurisht nuk jam as pronar dhe as profet i së vërtetës shteruese të përcaktoj: “kush është djalli dhe kush engjëlli”. Por, ngaqë kam vetëvendosur për të mos heshtur, po ndaj shqetësimin ulëritës për demokracinë fasadë (shumë më qesharak se bashkimet profesionale në 1990), çka e përsëris mbetet qendra e gravitetit të krizës politike si dhe besimit të shqiptarëve te vlerat e demokracisë funksionale.
Thënë këtë, refuzoj me përbuzje t'i bashkohem korit të sekserëve, se: “faji apo zgjidhja do na vijë nga bota”, deri te çartisjet qesharake se “rotacioni politik do vijë si me magji nga z.LaCivita, ose do përshpejtohet nga Komisionerja znj. KOS, apo kushdo që bën resme në Washington”. Ashtu siç edhe përsëris neverinë për privatizimin e dashurisë për mëmëdheun apo datën/ngjarjet e integrimit në NATO dhe BE.
Pra, përgjegjësinë për këtë derexhe-demokraci nuk na e ka bota, por ata/ato që pranojnë t’ju vjedhin (ose shesin) votën! Veçanërisht pas 2008, kryetarët e gjithëpushtetshëm dhe të emëruarit deputetë, ministra, drejtorë, etj; pasi kanë privatizuar partitë politike, kanë vjedhur votat, mandatet (si p.sh. deputeti i bandave të Shijakut); pronat e qytetarëve si dhe dorovitur oligarkëve pasuritë publike. Ndërsa, sot më shumë se kurrë me parë nga 1991, kërcënojnë shpresat e shqiptarëve te rotacioni politik dhe demokratik i pushtetit.
Praktikisht, Shqipëria nuk po përjeton parajsën e premtuar në 11 palë zgjedhje, por “Krizën më të rëndë të demokracisë prej 1997; shtetit të kapur nga korrupsioni; privatizimi i partive politike si dhe fuqia e pamposhtur elektorale e të gjithëpushtetshmit”. P.Sh Shqipëria në Kushtetutë përcaktohet Republikë Parlamentare, por Parlamentit i ka mbetur zero peshë (përveç borderosë së pagave të Kuvendit), pasi p.sh. në 12 vite, asnjë rezolutë, marrëveshje dhe ligj nuk është miratuar me konsensus: “përveç ligjit të turpshëm për listat e leckosura, pra emërimin e mbi 90 deputetëve nga superkryetarët ose një puç modern kushtetues”.
Për partinë në pushtet (ish-PS), besoj do të mjaftonin MEME-t me premtimet e 12 viteve më parë: “Për të ndalur braktisjen e vendit, punësimin e 300 mijë të rinjve dhe shëndetësinë falas; zero korrupsion, zero taksa për naftën, bukën, vezët; zero influencë politike mbi koston e rrugëve, inceneratorët ambientalistë, koncesionet ose dorovitjet alla-sulltanatë etj”. Ndërsa Tigri/nr. 2 i qeverisë arratiset si banditët e Xhibutit; Veliaj/Pushtetari nr.2 në qeli për “veprimtari kriminale”; ministra, deputetë, etj., që erdhën në 2013 si “skuadra e qiejve të pastër” flenë pas hekurave, ose gdhihen në dyert e SPAK-ut! Pavarësisht kësaj, fuqia e të (gjithë)pushtetshmit e ka gjunjëzuar demokracinë, institucionet dhe administratën shtetërore (+200 mijë patronazhistë dhe 740 mijë pensionistë), sikur RSh të ishte Burkina Faso dhe jo vend i NATO-s.
Nga ana tjetër, Opozitën Zyrtare (PD), e gjej jo vetëm bashkëpërgjegjëse (nga koka te këmbët) për humbjet në 12 vjet dhe për këtë degradim të pluralizmit, demokracisë fasadë dhe shtetit të dështuar, por edhe të rraskapitur nga betejat turpëruese për vulën dhe bravat, fjalimet (d)elikuente, djegia e karrigeve dhe bejtet folklorike! Ndërsa me papërgjegjshmëri mëkatare vijojnë t'i “zvarrisin dhe poshtërojnë demokratët me primaret e para/pas leckosura, aleancat e damkosura si dhe duke ricikluar listën e humbësve në 3 zgjedhjet e fundit parlamentare (49 deputet në 2013; vetëm 43 në 2017 dhe 52 në 2021) si dhe me mëkatarë të korruptuar dhe të paditur deri në neveri ose edhe ekstremist me precedent në akte terroriste ndaj RSh”!?!
Do të lutesha dhe uroja të isha gabim, por përtej tallavasë mediatike përpjekjet për të krijuar një pol/mundësi të tretë, fatëkeqësisht “do mbeten në tentativë”, me zero ose një numër pa peshë për të realizuar rotacionin e elitave (pronarët) politike si dhe të tranzicionit të tejzgjatur, për sa kohë që bashkimi i tyre mbetet një mision i pamundur i egocentrikëve, delirantëve, cinikëve dhe mllefeve primitive.
Së treti: në 34 vjet, ushtria e kamikazëve të superkryetarit të radhës, pasi vjedhin votat, përdhosin votuesit, partitë reciproke, demokracinë, institucionet dhe shtetin ligjor. Dhe për sa kohë që vidhen apo blihen votat, pyetje të tjera riciklohen: “pse s`bëhemi (?), pse devijojmë dhe rrëshqasim “me brohoritje bolshevike” në autokraci?! A është e mundur dhe kur do të bëhet Shqipëria demokratike, si ShBA dhe gjithë Europa?!
“Shqipëria do të bëhet, por a do ta jetoj unë…”, është kthyer në legjendë, mankth, mallkim, dhe stafetë gjeneratash! Duke e gjetur aktual këtë manifest të Frashëllinjve, u bëj thirrje arsyeve fisnike, të mbarë shqiptarëve për emergjencën kombëtare që ka rikthimi i përgjegjësisë si dhe i fuqisë së votës së lirë, pluralizmit, demokracisë funksionale, balancat kushtetuese dhe rotacioni demokratik i pushteteve në RSh.
Të paktën asnjë politikan nuk mundet dhe nuk do duhej të bëjë triumfalin apo të krenohet për këtë degradim të demokracisë. Thënë këto, “nuk ka vend fare për Mic-Sokola, as për patronazhist të flaktë as për demokrat të tërbuar, sigurisht as për udhëheqës të madhërishëm”. Por fare thjeshtë, vetëm për qytetarë të zakonshëm, politikanë kokulur, shtetarë vizionarë si dhe të përgjegjshëm para qytetarëve dhe interesave Kombëtare.
Prandaj, përtej riciklimit të tallavasë së “parajsës pas 100 ditëve të para”, zgjimi i përgjegjësisë qytetare në zgjedhjet 11 majit, nuk është lufta për të ndërruar “udhëheqësin suprem të partisë qeverisëse dhe listën e borderosë së Kuvendit”, por është beteja për rikthimin 100 % të fuqisë së votës ose “pushtetit të vjedhur” në duart e qytetarëve dhe bashkë me këtë, pronat, dinjitetin dhe të ardhmen europiane të RSh.
Në shtesë thënë sa më sipër, refuzoj të bëhem pjesë e kujës së egocentrikëve të sëmurë: “nuk bëhet ky vend, është i mallkuar” apo relativizimit cinik “të gjithë janë njësoj, pra kusarë”!
Dhe për ta ilustruar që nuk janë njësoj, po sjell një shembull si dhe ju ftoj ta votoni në 11 maj, doktor Ilir Alimehmeti, për qetësinë qytetare, rrënjët fisnike, forcën, e arsyes, dashurinë për vendin, integritetin e spikatur dhe përgjegjshmërinë politike (duke e përçmuar/sfiduar publikisht betejën kamikaze për listat e sigurta). Bashkë me këto, Dr. Iliri mbart shpresën se Shqipëria do bëhet demokratike, edhe për inat të politikanëve zullumqarë, që duke vjedhur/blerë votat kanë privatizuar partitë politike, pronat publike, kanë përmjerë mbi balancat dhe institucionet kushtetuese si dhe sundojnë shqiptarët në 34 vitet e fundit.
Me këtë rast, falënderoj dhjetëra mijëra kolegë/ushtarakë (brenda dhe jashtë vendit), intelektualë dhe patriotë të përkushtuar, si dhe qytetarë të zakonshëm në hapësirën mbarëkombëtare, për konsideratat si dhe mesazhet inspiruese në angazhimin tim politik. Ndërsa për këdo të revoltuar, me duhet të përsëris qetësisht dhe fortë, se: “nuk po angazhohem për t'u punësuar deputet në borderonë e Kuvendit", por: “vetëm për të kontribuuar me ekperiencën euroatlantike si dhe përgjegjshmëri politike në domosdoshmërinë ulëritëse që ka kombi, demokratët, socialistët dhe mbarëshqiptarët për rotacionin politik të pushtetit”.
Në përmbledhje, ju bëj thirrje vëllazërore bashkëqytetarëve që: “përtej demonizimit të mbipushtetshmit dhe pafuqisë dëshpëruese të opozitës”, të përbashkohemi rreth votës së lirë si dhe misionit të shenjtëruar për rithimin e RSh në shinat e demokracisë funksionale, si SHBA dhe gjithë Europa.
Nga: Gjeneral ® Piro Ahmetaj:
Senior Ekspert për SK, Rajonin & NATO-n,
Zv/President i Këshillit të Atlantikut, ish:
Koordinator për Sigurinë Kombëtare në PDSh,
Këshilltar i Presidentit; Zv/ShShPFA,
Përfaqësues i RSh në SHAPE/NATO.
Së pari kërkoj ndjesë për përdorimin e fjalës “pordhac”, p...
Doktori as të shtat’ e as të tet’. Doktori vetëm të 10. Në...
Vetëm dy ditë pas zgjedhjeve të 11 majit, thirremi në sean...
Një ndër mallkimet më të çuditshme që dëgjoj kundër Agron ...
Zgjedhjet e 11 Majit nuk janë vetëm prova e zjarrit për 11...
Dashuri e hipotekuar Sot, në Shkozë, u shfaq një telenove...
Gjullurdia që ngriti në rrjet Kontrata të cilën Partia Dem...
U harruan të gjitha, të gjitha poshtërsitë, vjedhjet, zhva...
Publikimi i një kontrate marramendëse me një kompani lobim...
Ja vlen kërkimi për t’i gjetur shkaqet pse te ne krimet e ...
Në kushtet e kapjes totale të shtetit, me gjithë ç’gjen pë...
Ka një kandidat që banorët e Tiranës po e shohin shpesh e ...
Ujqit, këto bisha krenare të pyllit, nuk lejojnë kurrë që ...
Ujqit, këto bisha krenare të pyllit, nuk lejojnë kurrë që ...
Ka një parti në këtë vend, që nëse nuk do të ekzistonte, S...
Analiza profesionale dhe kriticizmi i argumentuar me shumë...
Gjatë pandemisë së COVID-it jam ndalur shpesh në keqmenaxh...
Që të shpëtoni shëndetin mendor, merrini gjërat me sportiv...
1) Dje në Prishtinë një gazetare e pyeti kryeministrin Kur...
Është shumë e çuditshme ajo që po ndodh në këtë fushatë. E...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...