Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Mbreti i fushatës Agron Shehaj, është njeriu i duhur, në kohën e duhur, për të bërë punën e duhur, në mënyrën e duhur, në arenën e turbullt, por jo të pashpresë, të politikës dhe pushtetit në Shqipëri.
Të tjerët, janë edhe ata njerëzit e duhur, por për të bërë punët e gabuara.
Ata flasin serbisht, greqisht, rusisht, kubanezçe, kinezçe, koreançe, gjuhën e skiles, gjuhën e gjarprit, gjuhën e dreqit dhe të birit, që ua ka mësuar babi gazetar te zëri i pordhës dhe mami shefe kuadri te shkolla e qenve.
Mbreti i fushatës, Agron Shehaj, flet vetëm shqip.
Mbreti i fushatës, Agron Shehaj, ky shqiptar me emër mbreti dhe mbiemër shenjtori, është ai që në këtë fushatë flet më mirë e më bukur se gjithkush tjetër. Mbreti i fushatës, Agron Shehaj, nuk bërtet, nuk ulërin, nuk shan, nuk shpif, thjesht thotë çfarë ka ndërment të bëjë dhe si do ta bëjë.
Të tjerët, me emra për ibret, prej kur i polli Lenini nga kërthiza, i mbajti hopa në prehër Stalini, i edukoi dhe i frymëzoi me teori dhe praktikë revolucionare Mao Ce Duni para një tasi orizi, nuk flasin, vetëm shajnë, vetëm shpifin, vetëm çirren e ulërasin, mallkojnë, ulërijnë, lehin, bërtasin, pëllasin, si në kafene, në rrugë, në pyll, në Kopshtin Zoologjik, në mbledhjen e kolektivit të kohës së qoftëlargut.
Mbreti i fushatës, Agron Shehaj, e ka të qartë dhe e shpall se pushtetin nuk e do për t'u bërë çifligar apo sundimtar i Shqipërisë, por thjesht dhe vetëm administrator korrekt, nëpunës shembullor, shërbëtor i përunjur i popullit, se në politikë dhe pushtet nuk mund të jesh i përjetshëm, por vetëm i përkohshëm, vetëm provizor, sot po, nesër jo. Si i tillë, pa ia thënë, vetëm me të ndier se dikush ose disa kanë ndaj tij ndonjë ankesë a pakënaqësi sado të papërfillshme, mbreti i fushatës, Agron Shehaj, hiqet mënjanë, dorëzon kurorën, skeptrin, merret me punët e veta.
Ata jo. Ata, me të ardhur në pushtet e shpallin veten Zeus, Shenjtor, Perëndi. Atyre, nëse u ndodh që dikush ose disa, për arsye nga më të ndryshmet, ankohen hapur ose fshehtas, ngulen edhe më thellë në kolltuk, prej ku s'ka vinç që i shkul deri në grahmën e fundit, deri në vdekje, deri në varr me kolltuk pas bythe.
Mbreti i fushatës, Agron Shehaj, kurrë nuk turbullohet, kurrë nuk habitet, kurrë nuk kompleksohet, nga asnjë situatë sado e vështirë, por i sheh të gjithë në sy.
Ata kurrë nuk janë të sigurtë, kurrë nuk janë të sinqertë, kurrë nuk guxojnë ta shohin tjetrin në sy, gjithmonë sytë përdhe.
Ata llafosen për kohë të kaluara dhe të ardhme, si në përralla.
Mbreti i fushatës, Agron Shehaj, s'merret me përralla, flet për të tashmen, për atë që duket, për atë që preket, për këtu dhe tani!
Mbreti sa i urtë dhe i palëkundur i fushatës, Agron Shehaj, nuk niset pa u siguruar ku dhe kur do arrijë.
Ata, aventurierët që pushtetin dhe politikën i duan vetëm për të vjedhur, e dinë fort mirë, në cilën pllajë do e vrasin, në cilën greminë do e braktisin, në cilën humnerë do e hedhin Shqipërinë e vdekur pasi e kanë vjedhur.
Mbreti i fushatës, Agron Shehaj, premton solemnisht dhe qartëson imtësisht cila është mundësia përmes së cilës shqiptarëve u mundësohet të zgjidhin hallet.
Shakaxhinjtë e politikës dhe pushtetit u premtojnë shqiptarëve rrena, broçkulla, donkishotizma.
Me mbretin e fushatës, Agron Shehaj, mund të pihet një kafe, një raki, të bëhet një muhabet, të qahet një hall, mund të hahet një pjatë fasule e të pihet një gotë dhallë.
Me ata s'bëhet fjalë për të tilla thjeshtësira. Të votosh ata, t'u besosh atyre, të shpresosh tek ata, është njësoj turp e tmerr si të kesh shok e mik një kope me robotë.
Prandaj llafazanët e pashpirt do humbin, ndërsa mbreti i fushatës, njeriu Agron Shehaj, do të fitojë.
Sikur dikush të thoshte dy fjalë. Dy fjalë të ndjera, siç ...
Hasa në një postim sot në mëngjes. Një arkë me qershi dhe ...
Më vjen pak zor prej nja dy të njohurve që kam në listat e...
Edi Rama ka qenë 11 vjet Kryetar i Bashkisë së Tiranës (20...
Pikë së pari, mbetet i përbotshëm definicioni: “Demokracia...
Së pari kërkoj ndjesë për përdorimin e fjalës “pordhac”, p...
Doktori as të shtat’ e as të tet’. Doktori vetëm të 10. Në...
Vetëm dy ditë pas zgjedhjeve të 11 majit, thirremi në sean...
Një ndër mallkimet më të çuditshme që dëgjoj kundër Agron ...
Zgjedhjet e 11 Majit nuk janë vetëm prova e zjarrit për 11...
Dashuri e hipotekuar Sot, në Shkozë, u shfaq një telenove...
Gjullurdia që ngriti në rrjet Kontrata të cilën Partia Dem...
U harruan të gjitha, të gjitha poshtërsitë, vjedhjet, zhva...
Publikimi i një kontrate marramendëse me një kompani lobim...
Ja vlen kërkimi për t’i gjetur shkaqet pse te ne krimet e ...
Në kushtet e kapjes totale të shtetit, me gjithë ç’gjen pë...
Ka një kandidat që banorët e Tiranës po e shohin shpesh e ...
Ujqit, këto bisha krenare të pyllit, nuk lejojnë kurrë që ...
Ujqit, këto bisha krenare të pyllit, nuk lejojnë kurrë që ...
Ka një parti në këtë vend, që nëse nuk do të ekzistonte, S...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...