Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka fillue...!
Edi Rama e mori mandatin e katërt...PD për të katërtën her...

1-Edi Rama fitoi mandatin e katërt.
Në fakt, fitorja në 11 maj, ishte fitorja e mandatit të pestë në 2029-ën, pasi nga 83 deputetë këto zgjedhje vështirë se kalon në opozitë në zgjedhjet e ardhshme. Edhe po ra në numër deputetësh, përsëri do të jetë mbi 70.
Rama tashmë ka shifrat. Çfarëdo që të ndodhë, edhe 30 deputetë apo ministra t’i bien në burg apo të hetohen nga Drejtësia ai mund t’i zëvendësojë lehtësisht.
Rama bëri gjithçka që të fitonte. Fitoren e certifikoi triumfalisht në 16 maj në Samitin e Tiranës, kur të gjithë liderët europianë e uruan!
Pozitat në parti i ka më të forta se kurrë dhe është lideri absolut.
Megjithëse kjo fitore është një fitore, e cila më shumë tremb socialistët rreth tij se të tjerët.
2-Partia Demokratike humbi.
Demokratët humbën për herë të katërt. Megjithëse Sali Berisha humbi për të katërtën herë, është fituesi i përhershëm. U çimentua si lideri i opozitës, e cila do të vazhdojë të tkurret e të tkurret. Deputetët e tij amorfë do të flasin përsëri me gjuhën e tij dhe do të bëjnë sikur bëjnë opozitë.
PD është Berisha dhe Berisha është PD. Çdo përpjekje për ta shkëputur PD-në nga Berisha ka dështuar dhe do të dështojë dhe ajo është tashmë një parti private dhe vetëm për të mbrojtur atë dhe për hallet e tij derisa ta “marrë Zoti!”,- siç e tha edhe vetë!
Askush që është në PD dhe është kundër Berishës nuk lejohet nga berishistët të ngrejë kokë. Në këto tri vite, të vetmet fitore të Berishës janë fitoret ndaj armiqve të brendshëm. Ato do të jenë edhe në të ardhmen, nëse ndonjëri do të kërkojë të shkëputet prej tij.
Dhe, për sa kohë do të vazhdojë një gjë e tillë, tingëllon aktuale shprehja e Yuri Kim: “Me Berishën do të hani bar!”
Në këtë kontekst opozitarët në Shqipëri duhet të kuptojnë se e ardhmja e opozitës tashmë nuk kalon më as nga Berisha e enturazhi i tij, e as nga PD pa shtyllë kurrizore dhe e kapur me thonj pas së shkuarës, pas figurave të konsumuara, pa peshë e të neveritshme. E ardhmja e opozitës nuk mund të kalojë nga një parti, e cila refuzon të reformohet, të ndryshojë, të bëhet promotore e së ardhmes.
3-Partitë e reja kishin shansin e madh këto zgjedhje, pavarësisht vështirësive dhe pamundësisë që u krijon Kodi Zgjedhor për vlerësim të çdo vote, që të sillnin ndryshimin.
Ato nuk u bënë dot bashkë dhe të faktorizoheshin duke krijuar një pol të tretë për të ngjallur shpresën tek populli opozitar apo elektorati gri që nuk voton PS-në, që nuk do këtë PD dhe kërkon ndryshim.
Partitë e reja, të cilat ngelën të vogla, duhet të ndryshojnë mentalitet. Kanë një shans, pasi nuk kanë Berishën apo pesha të së shkuarës e pengesa mbi shpinë.
Ato duhet të jenë më të hapura a bashkëpunuese, të ndryshojnë qasje, mentalitet dhe të mos vërtetojnë atë shprehjen e Konicës që thotë: “Rasti i vetëm kur shqipëtarët bashkëpunojnë dhe koordinohen mes tyre, është kur kërcejnë valle!”
As vargjet e Fishtës: “Troç, dy fjalë, kombit mbarë,/ Sy me sy me ja thanë deshta:/ Ma zor mblidhen dy shqyptarë,/ Sesa mblidhet nji thes me pleshta.”
Në të kundërt: do të ngelen përjetësisht të vogla e do të braktisen shpejt nga elektorati./ CNA
Edi Rama e mori mandatin e katërt...PD për të katërtën her...
Analizë faktuese me shifra konkrete nga Andrea Bregu Përp...
Sfida më e rëndësishme e këtij viti në politikën e vendit ...
Pasi deshtuan me “non grata”, me SPAK e Gjykatë Speciale q...
Një incident me votat e Partisë Mundësia mjaftoi që të kup...
Në sistemet proporcionale legjitimiteti dhe mbështetja e f...
Sali Berisha sot është kryetari i vërtetë i Opozitës. Usht...
nga Artan Hoxha Regjimi hibrid i Edi Ramës-shumë më shumë...
150,000 vota dhe 3 deputetë. Ky është një problem i sistem...
Nuk keni humbur ju, ka humbur Shqipëria. Ishte fushata dhe...
Në Blinisht, njësia administrative që përfaqëson zoti Gjin...
A e përdori PS pushtetin, infrastrukturën, administratën e...
MASHTRIMI PUBLIK SI MJET ELEKTORAL NDAJ PADRONIT TË TYRE ...
Me sa duket, çfarë kam shkruar dje si reagim pasi dëgjova ...
Të dashur miq, sot 9 Maj, dita kur Evropa feston paqen...
Që ta sqaroj që në krye të herës. Me Olta Xhaçkën nuk kam ...
Si çdo 9 maj, edhe sot mund të mjaftohesha me një “Gëzuar ...
KUR KA QENË PARTIA SOCIALISTE NJË BORDELLO?! Pa e menduar...
O budallenj, 12 vjet dështim në pushtet nuk mbulohen me pr...
Dje, si një "kirurg" pasionant, ndërtoi Shqipërinë moderne: ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...