Apel për kujdes nga temperaturat e larta/ Rrezik për të moshuarit dhe fëmijët
Temperaturat e larta që po përfshijnë vendin po rrisin rre...
Temperaturat e larta që po përfshijnë vendin po rrisin rre...

“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë” – kaq tha Amerika.
Komentuesit politikë ende nuk e kanë “deshifruar” kodin e këtij mesazhi. Komentuesit qytetarë, në faqen e ambasadës së SHBA-së në Tiranë, janë thuajse të gjithë kritikë. Ata prisnin që Amerika t'i shpallte të pavlefshme zgjedhjet dhe të mos e njihte qeverinë e dalë prej tyre.
Ndërsa aktivistët politikë kanë një tjetër qasje. Ata të opozitës thonë: Amerika ka uruar popullin, jo qeverinë, jo Ramën, jo PS-në. Pra nuk e njeh këtë qeveri. Por nga ana tjetër, mbështetësit e qeverisë thonë se gjithsesi ky është një urim. Ndërkohë që nuk përmendet fare pretendimi i opozitës për vjedhje e manipulim. Si përfundim, asnjëra palë nuk ka arsye të gëzohet nga ky mesazh.
Si u uroka populli? – pyesin shumë njerëz.
Po mirë, për një moment ta lëmë “politikën e madhe”, se nuk ia dalim dot. Po sikur të mendojmë se mesazhi i drejtohet pikërisht popullit: “Urime për zgjedhjet. Nëse keni bërë zgjedhjen e duhur, hallall e paçi. Nëse keni bërë zgjedhjen e gabuar, hak e paçi atë që keni zgjedhur”.
A nuk është ky një arsyetim?
Por Rama i vodhi votat, i bleu, i shantazhoi votuesit, vijon debati…
Po e pranojmë!
Por, nëse dikush apo disa e kanë shitur votën, tani të ngrohen në diell e të presin zgjedhjet e tjera. Hak e kanë qeverinë që kanë.
Nëse dikush apo disa, kanë votuar thjesht për të ruajtur vendin e punës, të rrinë e të mbajnë pagën dhe të mos ankohen.
Nëse ata që protestonin e vazhdojnë të protestojnë kundër qeverisë, në 11 maj votuan sërish qeverinë, ky nuk është faji i qeverisë.
Nëse diku, ka votuar i tërë fisi për qeverinë sepse ia kërkoi kushuëriri që punon në shtet, ta mbajnë se e kanë sërish hak.
Nëse ata në Greqi, kanë votuar masivisht qeverinë sepse ua kërkoi këtë nder kushëriri në Shqipëri, që ia dha emrat dhe numrat e telefonit patronazhistit, të vazhdojnë të mbledhin duhan e pjeshkë nëpër ferma dhe të mos harrojnë, të sjellin para për prindërit këtu, se pensioni 5 ditë u zgjat, për bukë dhe kafe.
A ka pasur efekt makineria shtetërore dhe krimi në disa zona ku disa deputetë që “shkëlqyen” me vota? Po, jam i bindur. Por rezultati nuk justifikohet dot me këto. PD të ulet e të nisë remontin politik. Nëse nuk do, të rrijë se ka alternativa të tjera.
Demokracia jonë ka probleme, por nuk do të vijë të na i zgjidhë askush nga jashtë, dhe s’kemi pse shajmë Makronin e Melonin që uruan Ramën pa mbaruar ende zgjedhjet. Në Francë e në Itali, nuk i plas askujt se kush e uron e kush nuk e uron kryeminstrin apo presidentin.
Në 1991, kur shqiptarët u çliruan nga skllavëria komuniste dhe iu dha mundësia të zgjidhnin për herë të parë lirisht, votuan sërish skllavopronarin, Ramiz Alinë dhe partinë e tij mbushur me kriminelë (rast unik në botë). Atëherë SHBA ndërhyri dhe e mbështeti PD-në në opozitë në përmbysjen gati me dhunë të qeverisë së fundit komuniste. Më vonë e pamë sërish Amerikën, të “përvishte mëngët” e të numëronte votat në Tiranë, për të mbështetur zgjedhjen e Lulzim Bashës kryebashkiak. E kemi parë të marrë edhe rolin e kujdestarit, duke i zënë prej veshi politikanët tanë që të arrijnë marrëveshje.
Çfarë presim sot, që sekretari Marco Rubio të caktojë një vartës që të vijë të rinumërojë votat në kutitë e kontestuara nga opozita?
Kujtoni, politika e jashtme amerikane ka pak kohë që quhet “America First”.
Të mësuar me babysitter politik, ne presim të na certifikojnë të tjerët edhe zgjedhjet për kryeplak.
Ndaj, përtej çdo leximi që mund t'i bëjmë, ai mesazh mund të jetë edhe më thjesht, një “këpusni qafën dhe zgjidhni vetë problemet tuaja”.
Kushdo sot mund të konstatojë se në Shqipëri kemi një pjes...
Lajmi më i keq i ditës nuk është që Sali Berisha nuk jep d...
Kryeministri Edi Rama në takimin festiv me 83 deputetët e ...
Është goditur, LIVE, me shpulle Presidenti i Francës, në s...
Dy qëndrime: Absurdi kolektiv dhe nihilizmi naiv Në nevoj...
Nga Ulsi Manja Nuk shkrova dje, me shpresën se mos Zoti d...
Përmasat e një njeriu nuk dallohen nga fjalët e mira që i ...
Raporti paraprak i misionit të OSBE/ODIHR thekson se “KQZ ...
Firmat Ligjore shqiptare po fitojnë gradualisht njohje dhe...
Përpara 12 vitesh, në mars te 2013-ës, në Venezuelë, Hugo ...
Pa dalë rezultati përfundimtar i Zgjedhjeve, Erjon Braçja ...
1-Edi Rama fitoi mandatin e katërt. Në fakt, fitorja në 1...
Edi Rama e mori mandatin e katërt...PD për të katërtën her...
Analizë faktuese me shifra konkrete nga Andrea Bregu Përp...
Sfida më e rëndësishme e këtij viti në politikën e vendit ...
Pasi deshtuan me “non grata”, me SPAK e Gjykatë Speciale q...
Një incident me votat e Partisë Mundësia mjaftoi që të kup...
Në sistemet proporcionale legjitimiteti dhe mbështetja e f...
Sali Berisha sot është kryetari i vërtetë i Opozitës. Usht...
nga Artan Hoxha Regjimi hibrid i Edi Ramës-shumë më shumë...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Evropa sot është e larmishme nga ana fetare. Dialogu ndërf...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...