Në mirëbesim... është problem truri!
Lexoj, dëgjoj, madje edhe vetë jam nga ata që shkruaj herë...

Si ka mundësi të rriten votat e PS-së pas katër vitesh të mbushur me skandale ministrash, kryebashkiakësh dhe zyrtarësh të lartë të saj, pyesin gjoja të habitur politikanë dhe analistë opozitarë. Dhe japin edhe shifra krahasuese: PS-ja sivjet mori 856 mijë vota ndaj 768 mijë votave që mori më 2021, thonë ata.
Dhe pasi kanë bërë këtë pyetje “dërrmuese”, kritizerët e PS-së japin shpjegimet e tyre rreth “regjimit” të Ramës që e ka ngritur strategjinë e manipulimit të votës në gradën më të lartë (duke renditur lloj-lloj argumentesh me të cilat nuk po e lodh lexuesin, sepse dua të mbetem te shifrat kokëforta).
Këtë pyetjen e kritizerëve të PS-së ia bëra një nxënësi të klasës së pestë, duke i dhënë tre numra faktikë për votat e PS-së: 768 mijë brenda vendit më 2021, 734 mijë brenda vendit në 2025, dhe 122 mijë nga jashtë vendit më 2025 (duke e sqaruar se para katër vjetësh emigrantët nuk mund të votonin).
Përgjigjja e tij ishte se votat e PS-së janë pakësuar me 34 mijë brenda vendit në katër vjet, kurse votat e emigrantëve nuk mund të krahasohen, ngaqë para katër vjetësh ata nuk mund të votonin. Dhe kjo përgjigje e nxënësit të klasës së pestë e dërrmon argumentin e mësipërm të kritizerëve të PS-së.
Në fakt, këta kritizerë kanë shumë më tepër shkollë sesa nxënësi i klasës së pestë, por mundohen të fshihen pas një truku aritmetik për të mos folur për gropën madhështore 250-mijëshe të Berishës dhe Metës.
Duke u ngritur mbi nivelin e klasës së pestë, bëra një analizë të firos së votave të këtushme në secilin qark të aleancës Berisha-Meta dhe të PS-së. Të parët pësuan firo të rënda në çdo qark, ndërsa e dyta vetëm në ndonjë qark.
Në rang vendi, aleanca Berisha-Meta humbi 1/3 e votave të 2021-shit, ndërsa PS-ja vetëm 4.5% (shihni tabelën e mëposhtme). Dhe pikërisht ky disnivel gjigant i firos së votave të këtushme ishte dhe arsyeja e disnivelit gjigant të mandateve, sepse votat e disaporës ndikuan vetëm për 1 mandat në Vlorë (madje para se të fillonte numërimi i votave nga Greqia)./ CNA
Lexoj, dëgjoj, madje edhe vetë jam nga ata që shkruaj herë...
Nga Besim NDREGJONI, Autor i filmit dokumentar “Spaç 1973 ...
Nuk marrin dot një deputet, por japin mend si drejtohet nj...
Parlamentarizmi është një sistem qeverisës që haset me shu...
Që nga viti 2013, kur Shqipëria vendosi të pranojë në terr...
Pas vitesh të tëra përpjekjeje e pune për të kuptuar të ar...
Në kapacitetin e angazhimeve në çështjet e Sigurisë Kombët...
Pothuaj dy javë më parë Presidenti i USA, Donald Trump, u ...
Ditën e nesërme në 9 Qershor, në Apelin e GJKKO do të zhvi...
12 vjet më parë, një nga ngjarjet që u mbajt për javë me r...
Ka vende që janë plagë, jo vetëm mbi trupin e atdheut, por...
Më 11 Maj u mbajtën zgjedhjet e 11-ta parlamentare të Shqi...
Nga viti 1945 deri në 1990 e kishim tabu ta mendonim Europ...
KQZ-ja do t’i rinumërojë votat e Qarkut Tiranë nën vëzhgim...
Në një vend ku shteti është parti, ku drejtësia është prop...
“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare d...
Kushdo sot mund të konstatojë se në Shqipëri kemi një pjes...
Lajmi më i keq i ditës nuk është që Sali Berisha nuk jep d...
Kryeministri Edi Rama në takimin festiv me 83 deputetët e ...
Është goditur, LIVE, me shpulle Presidenti i Francës, në s...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...