Në emër të së shenjtës, por në shërbim të njeriut
Që nga viti 2013, kur Shqipëria vendosi të pranojë në terr...

Parlamentarizmi është një sistem qeverisës që haset me shumë sfida. Të gjitha sillen rreth ruajtjes së një sistemi të drejtë dhe funksional, pavarësisht se zhvillimet politike janë të paparashikueshme. Ekzistojnë një sërë pengesash e vështirësish, të shtyrë nga faktorë të ndryshëm dhe të gjitha më ndikimin e tyre në veprimtarinë dhe proceset që kanë në thelb përfaqësimin, ligjbërjen dhe mbikëqyrjen. Mes shumë sfidave të parlamentarizmit, duhen veçuar tri prej tyre:
Është bërë thuajse e zakontë që debate të ndryshme që kanë në qendër vetëm sulmet personale mes deputetëve të marrin shumë kohë, madje shpeshherë të vijojnë në mënyrë episodike nga një seancë në tjetrën, ndërsa kur bëhet fjalë për çështje me rëndësi, koha parlamentare të jetë tejet e kufizuar. Ky është një problem mjaft i përhapur kudo në Ballkan, por ajo që duhet kuptuar është që pakësimi i kohës së përcaktuar për një problematikë, nismë të re ligjore apo teme me interes për qytetarët, çon në shqyrtime sipërfaqësore, në analiza që nuk arrijnë në detaje dhe skepticizëm. Diskutimet e vakta janë të vetmet që ofrohen nga koha e kufizuar e debatit parlamentar. Dhe pavarësisht se në ditët e sotme krijohet komunikim i përfaqësuesve drejt të përfaqësuarve edhe përmes mediave sociale, kjo gjë nuk mjafton.
Në ditët e sotme, kur dinamikat politike e jo vetëm sjellin ndryshime të papritura, lind domosdoshmëria për adresimin e menjëhershëm të çështjeve të caktuara dhe përshtatje të shpejtë në realitetin e ri që ofrojnë këto të papritura. Si rrjedhojë, kërkohen politika e strategji që ofrojnë zgjidhjen më të mirë të mundshme, brenda një kohë të shkurtër e që kërkojnë më pak burime shtetërore. Një institucion si parlamenti ka detyrën e rëndësishme të formësimit të politikave kombëtare dhe kur u jepet përparësi politikave të duhura, krijohet më shumë mbrojtje ndaj qytetarëve, pakësohen rrisqet dhe krijohen mundësi të reja.
Besimi pubik ka një trend rënës kudo në botë dhe kjo nuk as gjetje e as një e dhënë shokuese. E gjitha ka të bëjë me mënyrën sesi praktikohet politikëbërja. Ndoshta politika në shekullin e XXI-të nuk është aq frymëzuese sa dikur. E sigurt është që besimi publik është pjesë shumë e rëndësishme në politikë dhe ndërton një marrëdhënie të ndërsjellë me qytetarët. Nëse qytetarët paguajnë taksat më rregullisht, u binden ligjeve më lehtësisht dhe ndjekin rregullat në mënyrë më të përpiktë, kjo vjen edhe nga besimi i krijuar, që i bën të veprojnë pa frikë e dyshime. Besimi publik ka një ndikim të madh në shoqëri, pasi krijon më shumë ura bashkëpunimi, shton stabilitetin, përmirëson ekonominë dhe demokracinë.
Ndoshta sfida më e madhe është të jepet një përcaktim mbi kuptimin e ‘parlamentarizmit’, kur jetojmë në kohë sfiduese në të gjitha dimensionet e fjalës dhe kur vetë sistemet politike pësojnë ndryshime për shkak të shumë faktorëve të brendshëm e të jashtëm. Mes shumë sfidash politike, të vjetra e të reja, parlamentarizmi ofron të gjitha nuancat e përfaqësimit dhe interesave që bën bashkë njerëzit dhe vendin.
Që nga viti 2013, kur Shqipëria vendosi të pranojë në terr...
Pas vitesh të tëra përpjekjeje e pune për të kuptuar të ar...
Në kapacitetin e angazhimeve në çështjet e Sigurisë Kombët...
Pothuaj dy javë më parë Presidenti i USA, Donald Trump, u ...
Ditën e nesërme në 9 Qershor, në Apelin e GJKKO do të zhvi...
12 vjet më parë, një nga ngjarjet që u mbajt për javë me r...
Ka vende që janë plagë, jo vetëm mbi trupin e atdheut, por...
Më 11 Maj u mbajtën zgjedhjet e 11-ta parlamentare të Shqi...
Nga viti 1945 deri në 1990 e kishim tabu ta mendonim Europ...
KQZ-ja do t’i rinumërojë votat e Qarkut Tiranë nën vëzhgim...
Në një vend ku shteti është parti, ku drejtësia është prop...
“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare d...
Kushdo sot mund të konstatojë se në Shqipëri kemi një pjes...
Lajmi më i keq i ditës nuk është që Sali Berisha nuk jep d...
Kryeministri Edi Rama në takimin festiv me 83 deputetët e ...
Është goditur, LIVE, me shpulle Presidenti i Francës, në s...
Dy qëndrime: Absurdi kolektiv dhe nihilizmi naiv Në nevoj...
Nga Ulsi Manja Nuk shkrova dje, me shpresën se mos Zoti d...
Përmasat e një njeriu nuk dallohen nga fjalët e mira që i ...
Raporti paraprak i misionit të OSBE/ODIHR thekson se “KQZ ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...