Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Që nga viti 2013, kur Shqipëria vendosi të pranojë në territorin e saj muxhahedinët Khalk (patjetër një kërkesë që erdhi nga SHBA), kam ndarë bindjen se vendi ynë nuk duhet të bëhet pjesë e përplasjeve që nuk i përkasin. Shqipëria është një vend i vogël për nga madhësia gjografike dhe ekonomike, por zotëron zërin e arsyes për të mbajtur një qëndrim të ekuilibruar, në përputhje me vizionin e Bashkimit Evropian.
Megjithatë, përfshirja e tepruar në konfliktet e mëdha ideologjike të Lindjes së Mesme nuk sjell asnjë dobi. Sepse ne nuk jemi pjesë e asaj historie, prandaj çdo vendimmarrje duhet të jetë e thelluar.
Duke parë luftën e re midis Iranit dhe Izraelit mendoj se nuk është vetëm një përplasje politike apo ushtarake. Ajo është, në thelb, përveçse një politikë urrejtjeje mbi 50-vjeçare edhe pasojë e një instrumentalizimi të besimit fetar nga anëtarë të kabinetit të të dy qeverive që kanë ndikim në vendimmarrje. Këto grupe përdorin besimin për të legjitimuar kontrollin e pushtetit dhe për të justifikuar qëndrimet e tyre politike.
Kjo nuk do të thotë se në keto dy vende me civilizim të lashtë, Irani dhe Izraeli mungojnë zërat e arsyes. Përkundrazi – si në politikë, në shoqërinë civile, në mediat e pavarura dhe në qarqet akademike, ekzistojnë zëra konstruktivë që refuzojnë këtë lloj politike, zëra që kërkojnë bashkëjetesë dhe zgjidhje afatgjatë për konfliktet. Ata janë zëra që meritojnë mbështetje, sepse përfaqësojnë frymën e përgjegjshme të popujve të tyre.
Të marrim qeverinë në Izrael: kushdo e di se partitë ultra-fetare mbajnë në këmbë qeverinë e djathtë aktuale. Ato kanë projektuar opinionin e tyre politik mbi një doktrinë që kërkon zhvendosjen me çdo kusht të palestinezëve, me kufij që shtrihen nga Eufrati deri në Nil. Ideja se toka e shenjtë izraelite është një dhuratë e pakthyeshme nga Zoti dhe se ligji fetar hebre është mbi ligjin civil, e bën çdo përpjekje për paqe të perceptohet si dobësi.
Në Iran, autoriteti fetar shiit është vendosur si themel i shtetit që nga viti 1979, duke pretenduar se mbron myslimanët nëpër botë, por duke përhapur luftë dhe duke mbështetur grupe fanatike në Lindjen e Mesme në emër të “rezistencës”, ku miliona të vrarë në dy dekadat e fundit janë një përgjegjësi e drejtpërdrejtë e kësaj mendësie.
Në këtë logjikë, feja nuk është më burim mëshire dhe paqeje, por pjesë e strategjisë së pushtetit dhe konfrontimit.
Kjo qasje në anëtarë të dy qeverive është ngushtësisht e lidhur me një interpretim të reptë fetar që ka të bëjë me fundin e botës. Eskatologjia është dija që trajton ngjarjet e fundit të historisë së njerëzimit: fundi i botës, ardhja e një Shpëtimtari dhe rivendosja e drejtësisë hyjnore në tokë. Ky besim ekziston në shumë fe, dhe unë personalisht besoj në të. Besoj në eskatologjinë hyjnore dhe në ardhjen e së vërtetës ashtu si miliarda besimtarë kudo anembanë globit. Por gjithashtu besoj se kjo është një çështje që i përket vetëm Zotit dhe është diçka e fshehtë (ghayb), ndaj nuk mund të ndërmerren qasje politike mbi të.
Dihet botërisht se rrymat e sionizmit fetar dhe të shiizmit dymbëdhjetësh ndajnë bindjen se ardhja e Shpëtimtarit mund të përshpejtohet përmes trazirave dhe luftës. Hebrenjtë ortodoksë presin Mesia ben Davidin, që do të çlirojë Izraelin dhe do të rindërtojë Tempullin. Shiitët dymbëdhjetësh presin kthimin e Imam Mahdiut, i cili do të rivendosë drejtësinë hyjnore pas një periudhe trazirash. Këto interpretime janë kthyer në justifikim për përshkallëzimin e konflikteve.
Dhe kështu, popujt në Lindjen e Mesme janë viktima të këtyre interpretimeve të devijuara dhe me ta, e gjithë bota, që sheh dhe pret me frikë se çfarë do të ndodhë më tej.
Pikërisht këtë realitet tragjik e mishëron Gaza. Gaza nuk është vetëm një lëvizje fanatike fetare, aty jetojnë 2.3 milionë qytetarë. Në emër të një të ardhmeje të shpallur hyjnore, u mohohet e tashmja njerëzore. Pengjet e mbetura civile izraelite akoma nuk kanë përqafuar familjarët e tyre dhe mijëra civilë, fëmijë e gra palestineze, tashmë iu dha fund ëndrrës së tyre për të jetuar, pasi janë bërë viktima të bombardimeve të pakontrolluara nga ajri. Gaza nuk digjet vetëm nga dhuna e pajustifikuar e qeverisë aktuale izraelite, por digjet edhe si rrjedhojë e një shtyrje të heshtur dhe të pranueshme nga rendi aktual botëror. Ata qytetarë, nën qiellin e hapur dhe pa mbrojtje, kanë vetëm Zotin dhe lutjet e besimtarëve të sinqertë të të gjitha feve.
Por ku qëndron vendi ynë në këtë konflikt të tmerrshëm njerëzor? Politika jonë e jashtme ka ndjekur një orientim të qartë në këto 35 vitet e fundit në raport me Lindjen e Mesme. Por opinionistët, politikanët dhe të gjithë ata që flasin në emër të publikut shqiptar duhet të marrin parasysh që të qëndrojnë pranë njeriut të thjeshtë, pranë jetës, ashtu siç bëjnë miliona qytetarë në Europë dhe më gjerë, në botën e qytetëruar.
Në këtë aspekt, Shqipëria duhet të jetë një vend që ndërton ura, jo mure. Një vend që zgjedh njeriun, më shumë se çdo doktrinë kalimtare politike. Ajo duhet të angazhohet më qartë përmes diplomacisë paqësore dhe të aktivizohet më fuqishëm në organizatat ndërkombëtare ku fjalët e arsyes dhe drejtësisë kanë ende vlerë.
Ky është shërbimi më i lartë ndaj së shenjtës: të jesh në shërbim të njeriut dhe ne mund të përpiqemi të artikulojmë pikërisht këtë.
Pas vitesh të tëra përpjekjeje e pune për të kuptuar të ar...
Në kapacitetin e angazhimeve në çështjet e Sigurisë Kombët...
Pothuaj dy javë më parë Presidenti i USA, Donald Trump, u ...
Ditën e nesërme në 9 Qershor, në Apelin e GJKKO do të zhvi...
12 vjet më parë, një nga ngjarjet që u mbajt për javë me r...
Ka vende që janë plagë, jo vetëm mbi trupin e atdheut, por...
Më 11 Maj u mbajtën zgjedhjet e 11-ta parlamentare të Shqi...
Nga viti 1945 deri në 1990 e kishim tabu ta mendonim Europ...
KQZ-ja do t’i rinumërojë votat e Qarkut Tiranë nën vëzhgim...
Në një vend ku shteti është parti, ku drejtësia është prop...
“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare d...
Kushdo sot mund të konstatojë se në Shqipëri kemi një pjes...
Lajmi më i keq i ditës nuk është që Sali Berisha nuk jep d...
Kryeministri Edi Rama në takimin festiv me 83 deputetët e ...
Është goditur, LIVE, me shpulle Presidenti i Francës, në s...
Dy qëndrime: Absurdi kolektiv dhe nihilizmi naiv Në nevoj...
Nga Ulsi Manja Nuk shkrova dje, me shpresën se mos Zoti d...
Përmasat e një njeriu nuk dallohen nga fjalët e mira që i ...
Raporti paraprak i misionit të OSBE/ODIHR thekson se “KQZ ...
Firmat Ligjore shqiptare po fitojnë gradualisht njohje dhe...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...