Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Lexoj, dëgjoj, madje edhe vetë jam nga ata që shkruaj herë pas here për “vakuumin politik”; “krizën e sistemit politik”, “mungesën e opozitës”, “regjimin autokratik”, “qeverinë jolegjitime të narkoshtetit”, etj., etj.
Budallallëqe. Asgjë nga këto nuk vlen.
Thjesht kemi një qeveri që e ka zgjedhur me votë populli sipas procedurave legjitime që parashikon Kushtetuta. Normalisht kjo quhet Demokraci.
Se si tjetërsohet Demokracia dhe vota e lirë është tjetër gjë.
Nuk e ka fajin demokracia e as politika nëse qeveria konsumohet në gjykata apo ministra të saj burgosen për korrupsion aktiv apo pasiv. Nuk e ka fajin demokracia e as politika nëse në PD gjysma nuk e pëlqen gjysmën tjetër, nëse PD u nda në shtatë apo tetë parti të tjera brenda një viti. Nuk e ka fajin demokracia nëse nëpër studio televizive analistët këpusin kumbulla dhe shumë politikanë na neverisin faktin që kemi votuar dhe pendohemi që s’e marrim dot votën mbrapsht. Nuk e ka fajin as demokracia nëse disa e kanë ngatërruar politikën me çmendinën.
Sigurisht që ka shumë njerëz që kërkojnë dhe pretendojnë diçka më të mirë për veten e tyre. Kjo nuk është as problem e as përbën ndonjë problem.
Të gjithë qytetarët shqiptarë kanë të drejtën që të krijojnë parti, shoqata, orkestra, ansambël, trupa teatrore dhe të kërkojnë publik që t’i duartrokasë. Edhe Berisha, edhe Rama, edhe Basha, edhe Agroni, edhe Lapaj me Shabanin, edhe Shehi me Alibeajn, edhe Noizi me Stresin, edhe Çiljeta me Fevziun e fevzinjtë...
Nëse do të gjejnë spektatorë, duartrokitës e ndjekës është çështje tjetër.
Sikundër nuk është serioze të pretendosh që “nuk ekziston opozita”. Natyrisht që ekziston. Thjesht aq është në gjendje të bëjë. Është ashtu siç e donin vetë liderët e opozitës, siç u investua nga Rama, i cili mund të mburret se këtë opozitë e ka investimin më të suksesshëm.
Opozita shqiptare kaq është në gjendje të bëjë. Ky është problemi i saj. Nuk ua ka askush fajin që janë refraktarë, të mykur, pa ide e të pareformuar edhe në burime njerëzore. Fajin nuk ua ka “sistemi” apo kundërshtarët.
Nuk është as Berisha, as Shehaj, as Basha, as Alibeaj, Qorri apo Lapaj.
Është polifonia, e cila shumë kollaj shndërrohet në kakofoni, apo përçartje analogjikisht me atë që flet, i cili shkon në një stad saqë askush nuk dëgjon se çfarë thotë tjetri. Është edhe iluzioni se qytetarët shqiptarë zgjohen çdo mëngjes me merakun se mos ikën Rama e nuk vjen Berisha.
Nuk është kështu. Qytetarët shqiptarë kanë meraqe dhe probleme të tjera në jetë më serioze se hallet e Ramës apo Berishës.
Problemi i vërtetë nuk është “inekzistenca e opozitës”, por boshllëku që kanë në mendje të gjithë ata që ulërasin dhe bëjnë yhurmë në boshllëk. Një trazirë e shëmtuar. Kjo ndoshta nuk është problem individual politikani, partie apo demokracie. Nuk është as problem i ndonjë ansambli, orkestre apo trupe teatrore.
Është problem truri dhe fatkeqësisht atje askush nuk mundet të ndërhyjë!.../ CNA
Nga Besim NDREGJONI, Autor i filmit dokumentar “Spaç 1973 ...
Nuk marrin dot një deputet, por japin mend si drejtohet nj...
Parlamentarizmi është një sistem qeverisës që haset me shu...
Që nga viti 2013, kur Shqipëria vendosi të pranojë në terr...
Pas vitesh të tëra përpjekjeje e pune për të kuptuar të ar...
Në kapacitetin e angazhimeve në çështjet e Sigurisë Kombët...
Pothuaj dy javë më parë Presidenti i USA, Donald Trump, u ...
Ditën e nesërme në 9 Qershor, në Apelin e GJKKO do të zhvi...
12 vjet më parë, një nga ngjarjet që u mbajt për javë me r...
Ka vende që janë plagë, jo vetëm mbi trupin e atdheut, por...
Më 11 Maj u mbajtën zgjedhjet e 11-ta parlamentare të Shqi...
Nga viti 1945 deri në 1990 e kishim tabu ta mendonim Europ...
KQZ-ja do t’i rinumërojë votat e Qarkut Tiranë nën vëzhgim...
Në një vend ku shteti është parti, ku drejtësia është prop...
“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare d...
Kushdo sot mund të konstatojë se në Shqipëri kemi një pjes...
Lajmi më i keq i ditës nuk është që Sali Berisha nuk jep d...
Kryeministri Edi Rama në takimin festiv me 83 deputetët e ...
Është goditur, LIVE, me shpulle Presidenti i Francës, në s...
Dy qëndrime: Absurdi kolektiv dhe nihilizmi naiv Në nevoj...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...