Gjeneralë pa ushtarë
Nuk marrin dot një deputet, por japin mend si drejtohet nj...

Nga Besim NDREGJONI, Autor i filmit dokumentar “Spaç 1973 Martirët e Lirisë.
Mbas një pune 12-mujore së bashku me ekipin tim të mrekullueshëm përfunduam filmin dokumentar “Spaç 1973,Martirët e Lirisë” kam 35 vite që merrem me dokumentimin, ngjarjet dhe gjenocidin komunist që kaloi Shqipëria nën sundimin e një regjimi që emrin e mbante komunist, por ishte i barbartë me nazizmin, dhe nga përmasat e genocidit ia kaloi stalinizmit bolshevik. Si pinjoll i një familje që përballoi tre diktatura fashiste, naziste, dhe gjenocidin komunist 50-vjeçar ku u përdorën të gjitha llojet e krimeve, në familjen, dhe fisin tim, si pushkatimet pa gjygj, vrasjet në mal, mbytjet e tmerrshme në hetusi nga torturat e xhelatëve enveristë, burgosjet politike, dhe deri në çmendinë nga hetuesit e sigurimit të shtetit mohimi i të gjitha të drejtave për ne brezin e dytë, falë Zotit sot kam marrë përsipër misionin tim të lartë dokumentimin e krimeve të komunizmit, mision që po e krye pa ndihmën e të ashtuquajturit shtet demokratik, por fal dëshmive rënqethse të bashkëvuatjesve të mi, të cilët nuk ka nguruar dhe pse kan qënë të trishtuar nga sjellja e klasës politike e ashtuquajtur demokratike por që ka demonstruar vetëm pushtet dhe ideologji të diktaturës për tre dekada rrjesht!
Bazuar në dokumentacjoni e arkivës së Ministrisë mbrendshme dhe arkivës së shtetit po ju transmetojmë këtë film dokumentar kujtese se demokracia nuk ndërtohet mbi harresën, dhe se pa mbrojt kujtesën ne nuk mbrojmë lirinë tonë!
Po mundohem të paraqes në mënyrë të shkurtuar krimet e Enver Hoxhës që fatkeqësisht ishte Shqiptar si ne, por përdorte pushtetin e tije për të vrarë e prerë bashkombasit e tije të cilët nuk e pranonin ideologjinë e tij shtazarake e kriminale. Nazizmi zhduki 6.000.000 miljon çifut gjatë luftës së dytë botërore një popullsi prej 10.000.000 banorë. Enver Hoxha pushkatoi dhe u zhduki kufomat gjatë regjimit të tije mbi 6000 shqiptarë që Shqipëria nuk i kalonte mbi 1.500.000 banorë. Sot mbas 35 vitesh demokraci familjarët e 6000 shqiptarve, lotojnë se nuk kan një varr, për gjyshin, babën, burrin, nënën motrën, dajën. Vetëm politikanët shqiptarë aktual, nuk shohin, as nuk ndigjojnë, lotët, e bashkombasve të tyre. Çifutët i vrau një gjerman, shqiptarët i vrau një shqiptar. Sot demokracia shqiptare hesht, ban politikë mbi gjakun e pafajshëm të shqiptarve të mirë, të atyre që i dhanë këtij kombi pamvarsinë, shtetin, elitën, që luftuan fashizmi, që mbrojtën hebrejtë gjatë nazizmit, dhe që u masakruan në komunizëm për moral, vlera, fisnikëri, bujari, dhe që mbronin me jetën e tyre çdo dok e zakon që lartsonin shqiptarin. Sot u drejtohem, mediave dhe moderatorët që promovojnë vetëm politikë për pushtet dhe heshtin si në kohë të diktaturës që vrasjet dhe vuatjet i fshinin.
Sot demokracinë e kan monopolizuar trashgimtarët e xhelatëve të djeshëm dhe e kan kthyer sistemin demokratik pa vlerë, pa votë të lirë, pa rrotacion politikë. Politikanët dhe mediat janë kthyer në një sistem pa vlera vetëm helmatiset rinia me propogandë bajate për pushtet dhe aspak për të ndërtuar shtet të së drejtës siç luftuan antikomunistët për 50 vite kundër diktatorit dhe diktaturës hoxhiste. Të burgosurit politikë shqiptarë janë të parë në Europë për rezistencën antidiktoriale që si askush komb tjetër, luftuan e mbrojtën disidencën, mendimin ndryshe, qëndresën stoike, ndaj torturave çnjerzore të paparë në europën e pasluftës së dytë botërore, që mbrojtën në mes plumbave iteditetin kombëtar flamurin kuq e zi.
“Spaçi 1973 Martirët e Lirisë” ka hyrë në historinë shqiptare si kampi i Aushvicit një kamp që përdorte të burgosurit politik si skllevër, për të mbajtur pushtetin e tij apsolut.
Shqipëria doli në 90 me plagë që akoma rrjedhin gjak, Spaçi është plaga e pambyllur. Ky kamp famëkeq në mes të maleve të Mirditës, një skenë e fshehur në komunizëm një vend torturash, vuajtjesh, një vend që zhbënte njeriun. Por dhe një vend historik ku shqiponjat që i kishin hekurat e xhelatëve në duar, guxuan u ngritën dhe ngjyrosën me gjakun e tyre flamurin kombëtar pa yllin e bolshevizmit enveristë,
por siç ishte në kohën e Skënderbeut, ashtu siç është tani që e kemi në zyra, në rrugë në manifestime. Spaçi sot ka mbetur rrenojë.
Dhe kështu si rrënojë flet si Aushvici. Spaçi është një referendum i heshtur me historinë.
Një filozof francez shkruan “Kujtesa, historia, harresa na kujton se “Kujtesa e drejtë është ajo që nuk fshe, as krimin, as viktimën ajo kërkon drejtsi përmes të vërtetës.” Spaçi në historinë e tij është vendi ku krimi shtetëror, viktima, disidenti, heroi kan qënë përball çdo ditë por dhe sot janë përballë këto tregon filmi dokumentar “Spaç 1973 Martirët e Lirisë.” Spaçi ka lëshuar piskamën –kur do të më lejoni të them të vertetën siç ka qënë !
Shteti ka detyrë dhe përgjegjësi kombëtare për kujtesën historike dhe informimin mbi qytetarët këtë mesazh jep filmi dokumentar “Spaç 1973 Martirët e Lirisë.” Spaçi na mëson: Mos të lejojmë ndërhyrjet burokratike që ta shëndrrojmë në projekt propogandistike Spaçin, për ta xhveshur nga e vërteta. Dhe më keq Spaçin nuk do ta lejojmë një zbukurim të diktaturës si Bunkerarti ,1, dhe 2, apo shtëpia me gjethe.
Spaçi është e do të jetë Muzeu i qëndresës heroike i kundërshtarve dhe martirve, Ai përballet me mungesë dhe indiferencën e politikës dhe pushtetit. Kjo klasë politike ka 35 vite që manipulon kujtesën. Ky film dokumentar tregon sesi Spaçi është kthyer në simbol të heshtjes zyrtare.
Ky film apelon: Shpallni Spaçin muze, dëshmitë e të mbijetuarve, dosjet e deklasifikuara, dokumentat e arkivave digjitale, shteti duhet ti financoi dhe ta shpalli Spaçin siç e kemi shpallur ne të përndjekurit politik: Spaçi –Muri i fjalës së lirë!
Spaçi është vendi ku njeriu shqiptar mëson të mos dorzohet.
Le të jetë ky film mesazhi, ku ne të mësojmë, të mos harrojmë!
Sot në përurimin e premierës së filmit dokumentar “Spaç 1973 Martirët e Lirisë". Si autor i këtij filmi kisha ftuar të gjithë drejtuesit e shteti shqiptar, të gjith drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, të gjithë deputetët e parlamentit shqiptar, të njiheshin me heroizmin dhe me vuatjet e të burgosurve politikë të Spaçit, ata nuk erdhën, ata nuk i nderuan heronjtë e mbrotjes së flamurit të cilën e mbajnë në zyrat lluksoze, do ti quaja mjeranë, të vegjël, aspak pushtetarë, apo administratorë që i shërbejnë shtetit të së drejtës.Vetëm i mëshirojmë këta dallkaukë të pacipë të pushtetit.
Por dua të falënderoj me zemër ata qindra të rinj, studiues, të cilët u lotuan kur panë tmerret e Spaçit në kinema Millenium me 17 qershor 2025. Të falënderoj ata ambasadorë të cilët erdhën dhe nderuan Spaçin.
Heronjtë e Spaçit, Pal Zefi, Dervish Bejko, Hajri Pashaj, heroi i riu 20-vjeçar Skender Daja, sot nuk kanë një varr, siç nuk kanë një varr mbi 6000 shqiptarë që i zhduku Enver Hoxha, por historia e kombit këta heronj të fjalës së lirë, i nderon dhe do t'i nderojë gjithë jetën, dhe kombi i ka në gjoksin e tij, si martirë lirie, kurse këta politikanët aktualë, dhe drejtues të institucioneve të ashtuquajtur demokratike do t'i përçmojë historia, si antikombëtar, siç përçmon diktatorin më të egër të shqiptarëve Enver Hoxhën.
Lavdi shqiponjave të lirisë që përballuan Spaçin, por që banë revoltën antikomuniste në mbrotje të flamurit.
Spaçi na mëson mos të lejojmë asnjë lloj pushteti që me metoda demokratike don të na burgosi lirinë.
Spaçi i përçmon ata politikan që dhunojnë lirinë, votën, demokracinë. Jo ma! Të ruajm lirinë!
Mesazhin tim po e mbyll me thirrjen që bëri 52 vite maparë heroi Pal Zefi kur filloi revolta e Spaçit: A ka mbet ndonjë Shqiptar,që të shpëtojë nderin e shqiptarve!
Nuk marrin dot një deputet, por japin mend si drejtohet nj...
Parlamentarizmi është një sistem qeverisës që haset me shu...
Që nga viti 2013, kur Shqipëria vendosi të pranojë në terr...
Pas vitesh të tëra përpjekjeje e pune për të kuptuar të ar...
Në kapacitetin e angazhimeve në çështjet e Sigurisë Kombët...
Pothuaj dy javë më parë Presidenti i USA, Donald Trump, u ...
Ditën e nesërme në 9 Qershor, në Apelin e GJKKO do të zhvi...
12 vjet më parë, një nga ngjarjet që u mbajt për javë me r...
Ka vende që janë plagë, jo vetëm mbi trupin e atdheut, por...
Më 11 Maj u mbajtën zgjedhjet e 11-ta parlamentare të Shqi...
Nga viti 1945 deri në 1990 e kishim tabu ta mendonim Europ...
KQZ-ja do t’i rinumërojë votat e Qarkut Tiranë nën vëzhgim...
Në një vend ku shteti është parti, ku drejtësia është prop...
“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare d...
Kushdo sot mund të konstatojë se në Shqipëri kemi një pjes...
Lajmi më i keq i ditës nuk është që Sali Berisha nuk jep d...
Kryeministri Edi Rama në takimin festiv me 83 deputetët e ...
Është goditur, LIVE, me shpulle Presidenti i Francës, në s...
Dy qëndrime: Absurdi kolektiv dhe nihilizmi naiv Në nevoj...
Nga Ulsi Manja Nuk shkrova dje, me shpresën se mos Zoti d...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...