Redaksionale/ A është Erion Braçe autori i pikturës së "Njeriut me Top" në fletën e votimit?
Arti nuk përfaqësohet vetëm nga artistët që realizojnë vep...

Zgjedhjet mbaruan, ndryshimi u ndalua me forcë dhe normalisht, vijon realiteti i hidhur. Skandalet thellohen, zvarritjet rriten, përgjegjësit fshihen. Ndërkohë që qytetarët u thirrën në votime, institucionet e drejtësisë vijojnë të luajnë me çështje jetike për shëndetin publik dhe sigurinë mjedisore të vendit.
Një ndër denoncimet e mia të hershme si përfaqësues i opozitës, që tashmë është bërë edhe objekt hetimi, lidhet me eksportin e paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria drejt jashtë vendit. Një aferë e rëndë, ku përveç përfshirjes së kompanive private, po ekspozohet dhe dështimi i qëllimshëm i institucioneve për të vepruar me transparencë dhe përgjegjësi.
Prokuroria e Durrësit ka pranuar zyrtarisht se nuk ka arritur dakordësi me laboratorin e parë dhe se është në kërkim të një tjetër jashtë vendit. Por ndërkohë, laboratorë të certifikuar në Shqipëri i ofrojnë këto analiza brenda pak orësh me një kosto prej vetëm 306 euro për mostër. Çfarë e justifikon atëherë këtë zvarritje?
Aktivistët ndërkombëtarë si Jim Puckett nga organizata BAN e kanë quajtur këtë vonesë “të turpshme” dhe “me erë politike”. Ai vetë i ka sugjeruar Prokurorisë një laborator serioz europian për analizat, por më pas mësoi se po tentohej të bëhej gjithçka brenda vendit. Pse? Kush ka interes të kontrollojë rezultatet? Çfarë fshihet?
Sipas një investigimi të BIRN, Sasia e sekuestruar është vetëm maja e ajsbergut. Gjithçka nen bekimin qeveritar. S'ka asnjë shans të zhvendosen tonelata të tilla pa dijeninë e Ministrisë së Mjedisit apo drejtorit të Portit
Zvarritja e hetimeve nuk është më çështje teknike apo buxhetore. Është një strategji. Është një mënyrë për të mbuluar përgjegjësit dhe për të shtyrë pafundësisht çdo proces që mund të çojë te të vërtetat e hidhura të një sistemi të kalbur.
Dhe pikërisht për këtë arsye, kjo qeveri është e detyruar të deformojë vullnetin e qytetarëve në zgjedhje. Sepse një votim i lirë, i ndershëm, me institucione të pavarura, nuk do të lejonte as heshtjen, as zvarritjen, as mbulimin e skandaleve të kësaj natyre. Kjo është arsyeja pse opozita ka denoncuar me forcë farsën elektorale të 2025-s. Jo për karrige, por sepse në një shtet që funksionon, përgjegjësit do të kishin dhënë llogari dhe qytetarët do të kishin pasur të drejtën të zgjedhin me të vërtetë.
“Zgjedhjet” mbaruan, por problemet mbeten. Ne nuk duhet të ndalemi. Heshtja nuk është opsion kur përballë kemi krime mjedisore, neglizhencë shtetërore dhe një drejtësi që ngjan më shumë me një tifoz, sesa një arbitër./ CNA
Arti nuk përfaqësohet vetëm nga artistët që realizojnë vep...
Në dekadën e fundit, Vlora është shndërruar në një destina...
Kombi shqiptar ndodhet përballë një udhëkryqi të zymtë në ...
Kur e pyetën në një studio televizive se, syzet që mbante i...
Sytë/vëmendja e kancelarive, institucioneve, instituteve, ...
Në çdo qytet, veçanërisht në ato me rëndësi strategjike tu...
Mbasi u konsumuan të gjitha përpjekjet diplomatike, fuqia ...
Deputetët e rinj të PS-së do të zhvillojnë një trajnim, sh...
Si ka mundësi të rriten votat e PS-së pas katër vitesh të ...
Lexoj, dëgjoj, madje edhe vetë jam nga ata që shkruaj herë...
Nga Besim NDREGJONI, Autor i filmit dokumentar “Spaç 1973 ...
Nuk marrin dot një deputet, por japin mend si drejtohet nj...
Parlamentarizmi është një sistem qeverisës që haset me shu...
Që nga viti 2013, kur Shqipëria vendosi të pranojë në terr...
Pas vitesh të tëra përpjekjeje e pune për të kuptuar të ar...
Në kapacitetin e angazhimeve në çështjet e Sigurisë Kombët...
Pothuaj dy javë më parë Presidenti i USA, Donald Trump, u ...
Ditën e nesërme në 9 Qershor, në Apelin e GJKKO do të zhvi...
12 vjet më parë, një nga ngjarjet që u mbajt për javë me r...
Ka vende që janë plagë, jo vetëm mbi trupin e atdheut, por...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...