Bamka
Kur e pyetën në një studio televizive se, syzet që mbante i...

Kombi shqiptar ndodhet përballë një udhëkryqi të zymtë në pikëpamje politike dhe me rrjedhime serioze ndaj interesave kombëtare.
Në Shqipëri zgjedhjet politike janë zhvilluar me 11 maj të këtij viti, ndërkohë që Kuvendi po kryen funksione me deputetët e legjislaturës së kaluar, gjë që do të vazhdojë deri në shtator.
Nxjerrja e rezultatit përfundimtar duket e largët sepse KQZ po vazhdon rinumërimin e votave në rreth 50 % të kutive të votimit. Gjetjet e vëzhguesve ndërkombëtarë për këto zgjedhje janë prezantuar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku, ndër të tjera, referohet “politizimi i thellë i administratës zgjedhore”, “blerja e votave” dhe “përdorimi i burimeve shtetërore nga pushteti partiak”. Konstatime të tilla nuk janë pak për të mbërritur në konkluzionin se legjitimiteti i tyre është në pikëpyetje të madhe.
Në Kosovë, edhe pse zgjedhjet politike kanë mbaruar që prej afo 5 muajsh, akoma nuk është konstituuar Kuvendi i ri. Për të 36-tën herë, Kuvendi nuk po zgjedh dot kryetarin e vet! Një vakuum politik i paprecedent, të cilin Kosova nuk e ka lejuar as në kohë më të vështira të saj. Sa do të vazhdojë kjo aventurë politike?
Dhe kjo ndodh pikërisht kur retë e sigurisë rajonale e më gjerë po bëhen gjithnjë e më të errëta. Situata e sigurisë në rajon është e kërcënuar nga shumë faktorë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi këto ditë se ushtria e Serbisë është “më e fuqishme se kurrë” dhe shtoi se “vetëm një numër i vogël njerëzish e dinë” çfarë është blerë gjatë viteve të fundit, pasi “gjithçka është bërë në fshehtësi”. “Qëllimi ynë” - u shpreh ai, “është ta mbrojmë vendin tonë”!
Askush nuk e kërcënon Serbinë ushtarakisht. Madje, edhe ata që e ndëshkuan kohë më parë për gjenocidin masiv që ushtroi makineria ushtarake e policore serbe kundër popullit shqiptar të Kosovës, sot, hapur apo nën zë, po i njohin statusin e të viktimizuarit! Sigurisht duke i lënë rrugë të hapur për hakmarrje. Këtë status hakmarrës, dashur pa dashur, e dekonspiroi vetë Presidenti serb kur tha se ushtria serbe “po bëhet tmerrësisht goditëse”. Nuk është vështirë të kuptohet se planet ushtarake i ka, siç e ka edhe modelin që aplikoi Putini në Ukrainë, ku bëri ç’deshi, ndërsa Perëndimi ishte i pafuqishëm për ta ndalur.
Ndërkohë, raportet e Kosovës me aleatët e mëdhenj natyralë janë lënduar, ku e ku edhe përkeqësuar. Duhet ta konsiderojmë fat dhe privilegj që Presidenti Trump e përmendi edhe konfliktin Serbi-Kosovë si ndër konfliktet e rrezikshme të kohës, duke u shprehur se konflikti është dëmtuar në perspektivën afatgjatë dhe duke premtuar se “do ta rregulloj përsëri”. Por a e ndihmojnë këtë proces politikat konfliktuale dhe, sidomos, vakuumi institucional i krijuar në Kosovë? Duhet ta themi me plot gojën se çfarëdo vakuumi institucional është vetëm në dobi të armiqve të Kosovës dhe një dorë më pak në përkrahjen nga miqtë e saj.
E kam ngritur edhe në një shkrim të mëparshëm: me ose pa qëllim, por fakt është që, në hapësirën kombëtare shqiptare është krijuar vakuum sigurie kombëtare, ndërkohë që balancat gjeopolitike po ndryshojnë me shpejtësi. Pritet një ridimensionim i angazhimit gjeostrategjik të SHBA-së, një rol gjithnjë më ndryshe i Europës dhe një rritje e agresivitetit të Rusisë. Natyrisht që këto zhvillime do të sjellin një ridimensionim të pranisë, ndihmës dhe mbështetjes nga aleatët dhe partnerët për sigurinë në rajon dhe kështu, në hapësirën kombëtare shqiptare.
Pikërisht në këtë situatë të ndërlikuar, aktorët kryesorë politikë dhe institucionalë në Shqipëri gjejnë “arsye” për çfarëdo humbje kohe, për të shtyrë sa më gjatë farsën elektorale që u zhvillua, por nuk gjejnë kohë për t’u ulur dhe unifikuar qëndrimin për sigurinë kombëtare në këtë realitet të trazuar rajonal e global. Nuk gjendet kohë për të shkuar, biseduar e ndikuar vëllazërisht në Kosovë. Deri tani nuk kemi parë komunikim. Kollaj me ia lënë vëllait fajin e moskomunikimit, por në çdo rast faji është i të gjithë vëllezërve.
Është koha më shumë se kurrë që shtetarët dhe politikanët shqiptarë të zgjojnë frymën kombëtare, të tregojnë kulturë politike dhe të gjejnë fuqi karakteri për t’iu ndodhur pranë njëri-tjetrit dhe jo t’i kthejnë kurrizin njëri-tjetrit, sikurse po shohim fatkeqësisht.
Kur e pyetën në një studio televizive se, syzet që mbante i...
Sytë/vëmendja e kancelarive, institucioneve, instituteve, ...
Në çdo qytet, veçanërisht në ato me rëndësi strategjike tu...
Mbasi u konsumuan të gjitha përpjekjet diplomatike, fuqia ...
Deputetët e rinj të PS-së do të zhvillojnë një trajnim, sh...
Si ka mundësi të rriten votat e PS-së pas katër vitesh të ...
Lexoj, dëgjoj, madje edhe vetë jam nga ata që shkruaj herë...
Nga Besim NDREGJONI, Autor i filmit dokumentar “Spaç 1973 ...
Nuk marrin dot një deputet, por japin mend si drejtohet nj...
Parlamentarizmi është një sistem qeverisës që haset me shu...
Që nga viti 2013, kur Shqipëria vendosi të pranojë në terr...
Pas vitesh të tëra përpjekjeje e pune për të kuptuar të ar...
Në kapacitetin e angazhimeve në çështjet e Sigurisë Kombët...
Pothuaj dy javë më parë Presidenti i USA, Donald Trump, u ...
Ditën e nesërme në 9 Qershor, në Apelin e GJKKO do të zhvi...
12 vjet më parë, një nga ngjarjet që u mbajt për javë me r...
Ka vende që janë plagë, jo vetëm mbi trupin e atdheut, por...
Më 11 Maj u mbajtën zgjedhjet e 11-ta parlamentare të Shqi...
Nga viti 1945 deri në 1990 e kishim tabu ta mendonim Europ...
KQZ-ja do t’i rinumërojë votat e Qarkut Tiranë nën vëzhgim...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...