Kufijtë e Demokracisë
Në dhjetor 2011, ish-Presidenti i Republikës Franceze, Jac...

Përgjigja është e thjesht, në Serbi ka popull, ka qytetarë, në Shqioëri ka vetëm patronazhistë, administratë, pensionistë, shtyp të blerë, gjykata të blera, po ashtu edhe me institucionet e tjera. Do thuash ti, po serbët nuk emigrojnë?
Sigurisht që emigrojnë, por në raport me Shqipërinë, asesi njësoj. Serbët edhe kur ishin nën Jugosllavi, emigrimin e kishin të hapur, kurse ne, menjëherë mbas viteve 90-të e deri sot vazhdojmë të emigrojmë në përmasa të frikshme, gjithnjë në raport me Serbinë.
Nëse nga Serbia ikin ta zëmë, 01% në vit, në raport me popullsinë, nga Shqipëria ikin 1.3% në vit, sipas OKB dhe 1% sipas qeverisë së Tiranës dhe shtypit të cilin e zotëron në masën 99% po qeveria. Fakti që nuk ka popull verifikohet shumë kollaj, ata që protestojnë në Serbi janë studentët të cilëve u janë bashkuar edhe qytetarët, nuk është opozita.
Tek studentët janë tkurrur në mënyrë të frikshme për faktin jo se po mbyllen shkolla me shumicë, por edhe fakultete në Universetet me emër në vendin tonë.
Por edhe kur ngrihen ata pak që janë, siç ishte vitin e kalur, ata nuk u përkrahën nga qytetarët.
Studentët serbë kanë plot 8 muaj, kaluan dimër të acartë në rrugët e Beogradit edhe pse pushteti aktual ka bërë dhe po bën të pamundurën për ta kanalizuar këtë protestë të tejzgjatur si punë a dorë e shërbimeve të huaja të cilat duan të destabilizojnë Serbinë.
Madje sipas pamjeve të fundit nga televizone të europës apo blogerëve private në internet, policia a milicia nuk po i kursejnë shkopinjtë apo dhunën. Po kryhen arrestime ekspontesh me influencë sociale, si e si të shmangin verdiktin a forcën plebishitare.
Në raport me situatën në Serbi, njerëzit nuk gjykojnë njesoj, gjithmonë për ata që janë aty, raporti i administratës patronazhiste është shumë ndikues, më efiçent për shkak se marrin paga, ryshfete dhe u pëlqen kjo gjëndje.
Ata punojnë fort dhe me të gjitha format e indimidimit ndikojnë deri në drejtësi, shtyp, polici, gjithkund... madje manipulojnë pa gajle me të drejtën se janë alternativë. Patronazhisti sot ka një statut politik të konsoliduar dhunshëm, megjithëse duhej të kishte statut të nëpunsit civil të tip perëndimor, pra parti dhe në shërbim të qytetarit.
Kjo vertetohet kollaj, mjaft të kërkosh se sa është administrata publike sot në Shqipëri, dhe se sa ka qënë para 10 vjetësh, çfarë bindjesh politike kanë apo a janë anëtarë të partisë në pushtet.
Nga ana tjetër një fakt kokëfort që rrëzon qytetari shqiptare në raport me atë në Serbi, është ai se qytetari shqiptar nuk ngrihet kurrë vet, gjithmonë e pret nga dikush tjetër në rastin konkret opozita.
Megjithëse e paragjykon përditë opozitën, nuk i jep asaj besim apo suport, e masakron me emra, me gjithëfarësoj argumentash shterp, aq sa edhe studiove jo rastësisht tema e debatit është opozita dhe jo asnjëherë pyetja, pavarisht opozitës, çfarë do bëj unë për vendin tim.
Shqipëria nuk ka sot aspak qytetarë të dobishëm, gjithnjë në raport me Serbine, pasi lodhet gjithë ditën kafeneve me shije kërkesash absurde për forca të reja politike, por edhe zgjedhjet e majit i rrëzuan poshtë këto shije provinciale mbi emrat apo partitë e reja, u futn në zgjedhje 3 parti të reja, 3 emra të rinj, as atyre nuk ua dhanë votën.
Dhe këtij absurdi social me dominim patronazhist, pensionistë, pak studentë, pak qytetarë, i shtohet edhe absurdi tjetër që veçmas të thonë nuk e duam Ramën, nuk e duam as Berishën, as partitë e reja se ky t’i vjedh votat sy për sy. Ndërsa pamjet nga Beogradi, tregojnë lumin qytetar me flamuj, banderola kombëtare, shqiptarët ata që kanë mbetur nuk i besojnë më askujt, as vetes së tyre.
Ndryshimeve jo e jo./ CNA
Në dhjetor 2011, ish-Presidenti i Republikës Franceze, Jac...
Sot është një ditë e shënuar për shqiptarët e në veçanti p...
Shkas për të shkruar rreshtat e mëposhtëm u bë një grup në...
Kanë kaluar vetëm 11 vite nga ngjarja e 26 qershorit 2014,...
Në zgjedhjet që sapo kaluam në respekt të kontributit tim ...
Zgjedhjet mbaruan, ndryshimi u ndalua me forcë dhe normali...
Arti nuk përfaqësohet vetëm nga artistët që realizojnë vep...
Në dekadën e fundit, Vlora është shndërruar në një destina...
Kombi shqiptar ndodhet përballë një udhëkryqi të zymtë në ...
Kur e pyetën në një studio televizive se, syzet që mbante i...
Sytë/vëmendja e kancelarive, institucioneve, instituteve, ...
Në çdo qytet, veçanërisht në ato me rëndësi strategjike tu...
Mbasi u konsumuan të gjitha përpjekjet diplomatike, fuqia ...
Deputetët e rinj të PS-së do të zhvillojnë një trajnim, sh...
Si ka mundësi të rriten votat e PS-së pas katër vitesh të ...
Lexoj, dëgjoj, madje edhe vetë jam nga ata që shkruaj herë...
Nga Besim NDREGJONI, Autor i filmit dokumentar “Spaç 1973 ...
Nuk marrin dot një deputet, por japin mend si drejtohet nj...
Parlamentarizmi është një sistem qeverisës që haset me shu...
Që nga viti 2013, kur Shqipëria vendosi të pranojë në terr...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...