Gazetari- “spiun” i Kryeministrit dhe i interesit
Bashkëjetesa e rrezikshme e gazetarisë dhe pushtetit Në n...

Shoqëria jonë përballet me sfida të thella politike dhe morale dhe është shumë e vështirë të bësh diferencimin midis përfaqësimit të interesit publik dhe mbrojtjes së interesave të ngushta. Ndaj pyetja thelbësore që ngrihet gjithnjë e më shpesh është: A udhëhiqemi nga parimet, apo nga “perimet”? Ku “perimet” janë simbol i interesave personale, të vogla në qëllim, por të mëdha në pasojë. Ato janë përfitimet që i bëjnë individët të heshtin për të drejtën, të zgjedhin heshtjen në vend të përgjegjësisë.
Parimet: Rrënja e një demokracie të qëndrueshme
Parimet janë ato vlera mbi të cilat ngrihet një shoqëri e drejtë dhe funksionale. Ato përfaqësojnë rregullin, drejtësinë, barazinë, meritokracinë, lirinë dhe përgjegjësinë. Politikanët që udhëhiqen nga parimet nuk e përdorin pushtetin si instrument për të pasuruar veten, por si mjet për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Ata vendosin standarde që qëndrojnë të pandryshueshme, edhe kur përballen me tundimin për të bërë përjashtime “të vogla” në emër të rrethanave.
Por për fat të keq, këto parime shpesh lihen mënjanë, kur në skenë dalin "perimet", interesat e ngushta që helmatisin politikën.
“Perimet” janë ato përfitime personale, klanore apo afatshkurtra që shpesh mbizotërojnë në vendimmarrjen politike. Kur politikanët e sakrifikojnë të mirën publike për të mbrojtur interesat e një grushti njerëzish, kur ligjet shkruhen për të mbrojtur klientët dhe jo qytetarët, kur emërimet bëhen jo mbi bazën e meritës, por mbi bazën e lidhjeve, atëherë është e qartë: perimet kanë zëvendësuar parimet.
E përbashkëta e të gjitha krizave tona është pikërisht kjo: një politikë që vuan nga mungesa e busullës morale, e zhveshur nga çdo sens përgjegjësie publike, e mbyllur në rrethin e ngushtë të interesave vetjake.
Parimet e ndërtojnë shtetin, “perimet” e shkatërrojnë!
E shkatërrojnë kur vendimet merren jo për të mirën e përbashkët, por për të ruajtur pushtetin...
Kur emërimet bëhen për miq, jo për merita...
Kur heshtja blihet me favore...
Aty nuk kemi më politikë, kemi treg. Dhe në këtë treg, shiten gjithçka: dinjiteti, drejtësia, e ardhmja.
Për këtë duhet të flasim. Sepse ky nuk është më problem politik. Është problem moral.
Dikur, parimet ishin themeli mbi të cilin ndërtohej një shoqëri. Sot, për shumë, ato janë bërë pengesë. Sepse parimet nuk të lënë të vjedhësh, nuk të lejojnë të manipulosh, nuk të japin rehat në padrejtësi. Ndaj “perimet” duken më të lehta. Janë të shpejta. Të sjellin pushtet. Të japin përfitim.
Por a e dini çfarë nuk të japin? Nuk të japin të ardhme.
A është ky fati i pashmangshëm?
Jo! Historia ka treguar se edhe në momente të errëta, shoqëritë kanë ditur të zgjedhin drejt. Ka pasur individë që, përballë tundimeve të “perimeve”, kanë zgjedhur të mbrojnë parimet, me kosto personale, por me përfitim afatgjatë për shoqërinë. Ata janë ndoshta më të paktë, më të përbuzur nga sistemi, por janë të domosdoshëm. Pa ta, shoqëria rrëshqet drejt një bataku ku gjithçka është e shitshme dhe gjithkush është i përdorshëm.
Secili ka mundësinë të bëjë një zgjedhje: të mbështesë ata që ndjekin parimet, apo ata që u shërbejnë vetëm “perimeve” të tyre. Nuk ka justifikim për indiferencën. Heshtja përballë abuzimit është bashkëpunim me abuzimin!
Parimet nuk janë luks, janë themeli i çdo shteti që dëshiron të jetë më shumë se një skemë përfitimi personal.
Bashkëjetesa e rrezikshme e gazetarisë dhe pushtetit Në n...
Gaz Bardhit nuk i del e keqja me Zegjine Çaushin. Ndaj nuk...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) raportoi një pjesëmar...
Këto ditë jemi ndeshur me një ngjarje shqetësuese, jo vetë...
Ndërsa Shqipëria po i “afrohet” me hapa gjigandë Bashkimit...
Pastori Akil Pano, përmes një opinioni, ka shigjetuar Blen...
Një miku im politolog, që jeton e punon jashtë Shqipërisë,...
Ore mirë që ende nuk kemi marrë vesh se kush i fitoi z...
Sapo hap rrjetet sociale si Facebook, Instagram apo TikTok...
Diku rreth një javë pas zgjedhjeve të 11 majit në CNA ...
Zgjedhjet e 2025-ës, ashtu siç e kishim parashikuar, nuk s...
Përgjigja është e thjesht, në Serbi ka popull, ka qytetarë...
Në dhjetor 2011, ish-Presidenti i Republikës Franceze, Jac...
Sot është një ditë e shënuar për shqiptarët e në veçanti p...
Shkas për të shkruar rreshtat e mëposhtëm u bë një grup në...
Kanë kaluar vetëm 11 vite nga ngjarja e 26 qershorit 2014,...
Në zgjedhjet që sapo kaluam në respekt të kontributit tim ...
Zgjedhjet mbaruan, ndryshimi u ndalua me forcë dhe normali...
Arti nuk përfaqësohet vetëm nga artistët që realizojnë vep...
Në dekadën e fundit, Vlora është shndërruar në një destina...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...