Fshatari, rosa dhe turisti
Na ishte njëherë një vend me bukuri natyrore që Zoti i...

Në dhjetor të 1990, një grup studentësh që mendonin se kishte ardhur koha që edhe Shqipëria të hidhte tej me përbuzje diktaturën komuniste, morën guximin të nisnin një protestë që do të përfundonte në përballjen e drejtëpërdrejtë me kupolën e regjimit. Disa prej tyre kishin origjinë të deklasuar, por shumica vinin nga familje burokratësh të qeverisjes së asaj kohe. Biles mund të kishte edhe ndonjë student që kishte prindërit anëtarë partie. Por megjithë diferencat familjare, i bashkonte një gjë: nevoja urgjente për liri! Liri individuale në kuptimin politik dhe ekonomik të fjalës. Lirinë për të zgjedhur. Mes tyre “bubrronin” edhe disa disidentë artistikë në miniaturë që pjesërisht iu bashkuan grevës së Qytetit Studenti. Ndonjë tjetër si Rama, jo. Por kjo është një çështje tjetër.
Kjo lëvizje e vonuar në raport me pjesën tjetër të ish-bllokut komunist, gjithsesi arriti të kthehej në një lëvizje që çoi në përmbysjen e diktaturës dhe monopolit totalitarist të Partisë së Punës. Mbi 70% e shqiptarëve votuan Partinë Demokratike në zgjedhjet e 22 marsit 1992, si përfaqësuesja kryesore e revolucionit demokratik.
Por për ironi tradicionalisht shqiptare të fatit, 5 vite më pas, 70% e shqiptarëve votuan kundër “partisë udhëheqëse të revolucionit demokratik” në Shqipërinë gjysmë të djegur, pikërisht për të rikthyer lirinë poilitike dhe ekonomike që u shpërdorua kryesisht në 26 dhe 28 maj të 1996 dhe rënies së piramidave që kanë lidhje me iniciativën e lirë, aq sa ka lidhje një falsifikator pasaportash me një konsullatë ambasade!
Dhe në gjithë këtë zallamahi 5-vjeçare spikati kryesisht një personazh politik që ishte i rreshtuar në dy “revolucionet demokratike” kundër qeverisë, Azem Hajdari. Sa i përket rolit të tij në vitet 1990-1992 nuk ka nevojë për ritregim. Por për fatin e keq të tijin dhe Shqipërisë, Azem Hajdari ishte kundërshtari më i fortë i qeverisë brenda mazhorancës edhe gjatë viteve 1992-1997. Dhe këtë trajektore të detyruar nga rrethanat, Azemi e përcaktoi prej rebelizmit dhe vokacionit të tij për liri. Asnjë personazh nuk është i rastësishëm, aq më pak Azem Hajdari. Por nuk ishte e rastësishme as balta që është hedhur mbi të duke gjetur lloj-lloj arsyesh nga më banalet deri tek ato politike. Të dyja partitë e mëdha e sulmuan sa ishte gjallë, ndërsa pjesa me radikale ish-komuniste e PS vazhdon ta sulmojë edhe pas vdekjes në komentet e portaleve apo rrjete sociale, sa herë u vjen rasti. Si çdo njeri edhe ai kishte dobësitë e veta, por një gjë mbetet: mbetet njeriu që u përplas me këdo për liri!
Sot nuk është as përvjetori i tij i lindjes, por as i vdekjes fatkeqe. Por sot më shumë se kurrë përpjekja e tij për liri është përdhosur më shumë se kurdoherë! Si nga PD që është shndërruar në një bunker personal të kryetarit që nga viti 2017, ashtu dhe PS e Ramës që i ka dedikuar vërtetë buste postmoderne, por që po sillet si një qeveri e një despoti butaforik.
Të dyja partitë e mëdha që zotërojnë 90% të elektoratit, që prej vitit 2008 kanë nisur një vrull centralizues antiliri të pashembullt në Europë. Pasi e kthyen Kryeministrin të parrëzueshëm në parlament me ndryshimet kushtetuese, mbyllën dhe listat e kandidatëve për deputetë duke e kthyer parlamentin në zgjatim të kryetarëve. E më pas, në 2014 i hoqën themelet vetëqeverisjes lokale, e tashmë po sulmojnë çdo prokuror a gjyqtar që u cenon pushtetin politik e ekonomik abuziv. Prokurorja Gjeli është e fundit, por Duman ziut nuk i kanë lënë epitet e mbiemër denigrues pa i vënë. Por kulmi ishte sulmi thuaj fizik ndaj gjyqtarëve të GJKKO-së ditën që u caktua masa e arrestit për Veliajn. Për pak na nxorën mallin e ca komsomolasve me uniformë ushtrie në oborrin e Shkollës së Bashkuar në shkurtin e largët të vitit 1990.
Me pak fjalë sot shoqëria drejtohet paradoksalisht nga dy njerëz që urrejnë lirinë në mënyrë të pakthyeshme. Sepse urrejnë pronën private të trashëguar apo të fituar, urrejnë iniciativën e lirë, urrejnë ndarjen e pushteteve dhe urrejnë qeverisjen lokale si niveli i parë demokratik i përfaqësimit politik. Shkurt urrejnë lirinë individuale, të grupeve të interesit dhe komuniteteve. Parlamentin po e po.
E në këtë kontekst Azem Hajdari si simbol i antikonformizmit politik është shndërruar në një kujtim të keqkuptuar dhe të nëpërkëmbur. Ajo që ai ka simbolizuar është transformuar në një gënjeshtër të madhe nga Rama dhe Berisha, por më keq akoma e atyre që thërrasin “Azem ti je gjallë” por që e rivrasin politikisht sa herë që adhurojnë kryetarin, por jo lirinë për të cilën u krijua ajo parti nga Azem Hajdari dhe miqtë e tij studentë e pedagogë. E po kaq hipokritë janë dhe ata qindra e mijëra socialistë që mburren se rrëzuan “regjimin e Berishës” në 1997, e tani votojnë pa pikë ndërgjegjeje politike sozinë e Berishës 28 vite më vonë. I vetmi ndryshim është se në atë kohë mund të rriheshe në qendrën e votimit, ndërsa sot “këshillohesh” si të votosh nga drejtori apo ndonjë gangster i qytetit.
Autokratët, despotët dhe demagogët përveç lirisë urrejnë edhe të vërtetën. Por këtë 11 shtator kanë një mundësi: mos të kujtojnë Azem Hajdarin si simbol i kërkesës për liri, por ta lënë rehat në kujtimet e keqkuptuara të atyre që siç përshkruante pak a shumë Preç Zogaj para disa vitesh, “mesa duket shumica e atyre që u derdhën shesheve për liri në 1990, donin batanije të reja”.
Dhe në fakt, Preçi ka thënë një të vërtetë të madhe që Azem Hajdari nuk e pranoi kurrë, por me shumë mundësi e kuptoi herët. Në 1992, në konferencën e jashtëzakonshme të PD-së ku e përjashtuan veç 5 minuta, por e sulmuan edhe 5 vite të tjera vetëm për një arsye: për liri! Liri që sot e kemi nëpërkëmbur si shoqeri dhe si elita. Kemi dështuar demokratikisht në mënyrë spektakolare duke riprodhuar cikle autokratizmi në 34 vite. Por ketë herë ndyshe nga më parë PS dhe PD janë bashkuar qartazi në këtë kundërrevolucion. Ndaj “Azem, ti nuk je gjallë as për së vdekuri”!
Na ishte njëherë një vend me bukuri natyrore që Zoti i...
Sot shënohet 30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës, një n...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e humbi edhe...
Shoqëria jonë përballet me sfida të thella politike dhe mo...
Bashkëjetesa e rrezikshme e gazetarisë dhe pushtetit Në n...
Gaz Bardhit nuk i del e keqja me Zegjine Çaushin. Ndaj nuk...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) raportoi një pjesëmar...
Këto ditë jemi ndeshur me një ngjarje shqetësuese, jo vetë...
Ndërsa Shqipëria po i “afrohet” me hapa gjigandë Bashkimit...
Pastori Akil Pano, përmes një opinioni, ka shigjetuar Blen...
Një miku im politolog, që jeton e punon jashtë Shqipërisë,...
Ore mirë që ende nuk kemi marrë vesh se kush i fitoi z...
Sapo hap rrjetet sociale si Facebook, Instagram apo TikTok...
Diku rreth një javë pas zgjedhjeve të 11 majit në CNA ...
Zgjedhjet e 2025-ës, ashtu siç e kishim parashikuar, nuk s...
Përgjigja është e thjesht, në Serbi ka popull, ka qytetarë...
Në dhjetor 2011, ish-Presidenti i Republikës Franceze, Jac...
Sot është një ditë e shënuar për shqiptarët e në veçanti p...
Shkas për të shkruar rreshtat e mëposhtëm u bë një grup në...
Kanë kaluar vetëm 11 vite nga ngjarja e 26 qershorit 2014,...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...