Pse Erion Veliaj duhet ta firmosë dorëheqjen
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e humbi edhe...

Sot shënohet 30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës, një nga kapitujt më të errët të historisë së Europës pas Luftës së Dytë Botërore, për nga brutaliteti dhe dimensioni. Srebrenica është edhe sot e kësaj dite një thirrje kumbuese për të shëruar plagët që janë ende të hapura, për të dënuar rishikimin e historisë dhe për të ndihmuar procesin e pajtimit rajonal drejt një të ardhmeje më të mirë dhe të begatë.
Qëndrimi i Serbisë nën pushtetin e Aleksandar Vucic për këtë masakër ka qenë i dyzuar, në funksion të interesave të çastit. Në vitin 2015, Vucic nën petkun e europianistit të devotshëm vizitoi Srebrenicën dhe shprehu zemërimin e tij ndaj të gjithë atyre që kishin kryer këtë krim.
Më vonë, kur kuptoi se perspektiva e anëtarësimit në BE ishte gjithnjë e më e largët, iu rikthye qëndrimeve nacionaliste dhe politikës së pamëshirshme të pushtetit duke u vënë në ballë të fushatës për bllokimin e një rezolute në Kombet e Bashkuara, që e cilësonte Srebrenicën si gjenocid. Përpjekja dhe aleancat e tij dështuan.
Në maj të vitit 2024, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, në një rezolutë të sponsorizuar nga Gjermania dhe Ruanda, përcaktoi 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë. Një akt që politikisht ratifikoi jurisprudencën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë, të cilat e kanë cilësuar masakrën ndaj myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë nga ushtria e Republikës Srpska si një akt gjenocidi.
Për ne shqiptarët, që kemi përjetuar krime të ngjashme të Serbisë, rezoluta dhe jurisprudenca e mësipërme janë të një rëndësie historike dhe duhet të shërbejnë jo vetëm si momente përkujtimi, por edhe si busull orientimi për pajtimin në një mjedis gjeopolitik asgjësues.
Gjithashtu, si një komb me histori të dhimbshme është e domosdoshme që të ndërtojmë një balancë të drejtë mes vuajtjeve të popullsisë së pafajshme në Ukrainë e Gaza, aleancave ndërkombëtare dhe të drejtës ndërkombëtare.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e humbi edhe...
Shoqëria jonë përballet me sfida të thella politike dhe mo...
Bashkëjetesa e rrezikshme e gazetarisë dhe pushtetit Në n...
Gaz Bardhit nuk i del e keqja me Zegjine Çaushin. Ndaj nuk...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) raportoi një pjesëmar...
Këto ditë jemi ndeshur me një ngjarje shqetësuese, jo vetë...
Ndërsa Shqipëria po i “afrohet” me hapa gjigandë Bashkimit...
Pastori Akil Pano, përmes një opinioni, ka shigjetuar Blen...
Një miku im politolog, që jeton e punon jashtë Shqipërisë,...
Ore mirë që ende nuk kemi marrë vesh se kush i fitoi z...
Sapo hap rrjetet sociale si Facebook, Instagram apo TikTok...
Diku rreth një javë pas zgjedhjeve të 11 majit në CNA ...
Zgjedhjet e 2025-ës, ashtu siç e kishim parashikuar, nuk s...
Përgjigja është e thjesht, në Serbi ka popull, ka qytetarë...
Në dhjetor 2011, ish-Presidenti i Republikës Franceze, Jac...
Sot është një ditë e shënuar për shqiptarët e në veçanti p...
Shkas për të shkruar rreshtat e mëposhtëm u bë një grup në...
Kanë kaluar vetëm 11 vite nga ngjarja e 26 qershorit 2014,...
Në zgjedhjet që sapo kaluam në respekt të kontributit tim ...
Zgjedhjet mbaruan, ndryshimi u ndalua me forcë dhe normali...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...