Parimet apo perimet?
Shoqëria jonë përballet me sfida të thella politike dhe mo...

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e humbi edhe betejën në kërkim të lirisë në Gjykatën e Lartë dhe do t’i duhet të presë në arrest në burg vijimin e hetimeve që Prokuroria e Posaçme po kryen ndaj tij. I konfirmuar në të tria shkallët e Gjyqësorit, arrestimi i Erion Veliajt, krahas anës ligjore dhe personale, tashmë risjell në qendër të diskutimit politik edhe fatin e mëtejshëm të Bashkisë së Tiranës, njësia më e madhe vendore e Shqipërisë.
Prej 10 shkurtit 2025, pra për pesë muaj, Kryeministri Rama ka refuzuar të ndërmarrë hapa që do të zgjidhnin çështjen e drejtimit të bashkisë së kryeqytetit. Në krye të saj vijon të jetë një nënkryetare e komanduar, ndërsa Erion Veliaj ishte në pritje të konsumimit të hapave ligjorë për masën e sigurisë të kërkuar nga SPAK-u dhe të konfirmuar nga gjykata. Tashmë hapat ligjorë për të fituar lirinë apo të paktën qëndrimin në shtëpi në pritje të gjykimit janë konsumuar për momentin dhe duket se topi ka kaluar te zgjidhjet politike.
Po cilat janë ato:
1 – Mundësia e parë është që kryebashkiaku Veliaj të japë dorëheqjen, duke “kuptuar” rëndësinë e situatës dhe nevojën që Tirana të ketë një drejtim normal dhe të përditshëm. Kjo do ta dërgonte Tiranën drejt zgjedhjeve të parakohshme për pjesën e mbetur të mandatit të kryebashkiakut, pra për më pak se 2 vjet, derisa në pranverën e vitit 2027 të rivotohet.
2 – Këshilli i Ministrave mund ta shkarkojë kryetarin e Bashkisë së Tiranës për të mundësuar dërgimin e njësisë vendore drejt zgjedhjeve. Një hap që duket vështirë të ndodhë në kushtet aktuale, pasi qeverisë i mungojnë arsyet e detajuara që përcakton Kushtetuta dhe kuadri ligjor. Gjithashtu, një hap i tillë do të dëshmonte divergjencat mes Ramës dhe Veliajt, i cili do të refuzonte "hapjen e krahut", duke e detyruar Kryeministrin ta shkarkojë.
3 – Këshilli Bashkiak do të investohet për shkarkimin e kryebashkiakut Veliaj për mungesën në detyrë, siç kërkon tashmë edhe opozita. Një hap i tillë duket i vështirë të ndodhë, pasi përtej debatit ligjor mbi mundësinë që ka ose jo Këshilli Bashkiak të bëjë ose jo shkarkimin, largimi i Veliajt nga parlamenti i qytetit, duke plotësuar kërkesën e opozitës, do të shihej si një fitore e saj. Një dhuratë që askush në mazhorancë nuk do të donte t'ia bënte pakicës.
4 – Situata do të mbetet e njëjtë, me kompetenca të deleguara dhe një nga nënkryetarët që ushtron detyrën. Ky skenar ka funksionuar prej 5 muajsh, por ka vështirësitë e tij praktike të administrimit të qytetit dhe vëllimit të punës, jo të vogël. Tirana është një qytet i madh, ndërthyrje e shumë interesave ekonomike dhe jo vetëm, ndaj kërkon një ekip maksimalisht të angazhuar në krye.
Mes këtyre opsioneve, dorëheqja e Erion Veliajt duket se mbetet rruga më e mirë për të gjithë, me përjashtim të vetë kryebashkiakut të arrestuar, të cilit do t’i duhet të gjejë fjalë për të njoftuar largimin, por edhe të ndërtojë një strategji për të mbetur “në lojë” edhe pa post.
Sado të padrejta t'i duken vendimet e gjykatave apo më shumë akoma hetimet e SPAK-ut, Veliaj duhet të ngrihet në lartësinë e detyrave që ka mbajtur prej një dekade si ministër dhe kryebashkiak i metropolit. Bashkia e Tiranës nuk është një bashkim vullnetar njerëzish, por një institucion i rëndësishëm dhe posti i kreut të saj duhet trajtuar si një detyrë shtetërore.
Tirana meriton një kryebashkiak, meriton punë e vëmendje, angazhim e lodhje, shërbim e përulje ndaj qytetarëve. Që kjo të ndodhë, duhet që Veliaj ta firmosë dorëheqjen. Si një akt politik të mirëfilltë, nga ato që shenjojnë karrierat e politikanëve.
Shoqëria jonë përballet me sfida të thella politike dhe mo...
Bashkëjetesa e rrezikshme e gazetarisë dhe pushtetit Në n...
Gaz Bardhit nuk i del e keqja me Zegjine Çaushin. Ndaj nuk...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) raportoi një pjesëmar...
Këto ditë jemi ndeshur me një ngjarje shqetësuese, jo vetë...
Ndërsa Shqipëria po i “afrohet” me hapa gjigandë Bashkimit...
Pastori Akil Pano, përmes një opinioni, ka shigjetuar Blen...
Një miku im politolog, që jeton e punon jashtë Shqipërisë,...
Ore mirë që ende nuk kemi marrë vesh se kush i fitoi z...
Sapo hap rrjetet sociale si Facebook, Instagram apo TikTok...
Diku rreth një javë pas zgjedhjeve të 11 majit në CNA ...
Zgjedhjet e 2025-ës, ashtu siç e kishim parashikuar, nuk s...
Përgjigja është e thjesht, në Serbi ka popull, ka qytetarë...
Në dhjetor 2011, ish-Presidenti i Republikës Franceze, Jac...
Sot është një ditë e shënuar për shqiptarët e në veçanti p...
Shkas për të shkruar rreshtat e mëposhtëm u bë një grup në...
Kanë kaluar vetëm 11 vite nga ngjarja e 26 qershorit 2014,...
Në zgjedhjet që sapo kaluam në respekt të kontributit tim ...
Zgjedhjet mbaruan, ndryshimi u ndalua me forcë dhe normali...
Arti nuk përfaqësohet vetëm nga artistët që realizojnë vep...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...