Srebrenica, një kapitull i errët i historisë së Europës
Sot shënohet 30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës, një n...

Na ishte njëherë një vend me bukuri natyrore që Zoti ia kishte falur me bujari të pashoqe: dete, male, lumenj të rrëmbyer, histori, dhe një popull që tipar dallues ka padurimin.
Një ditë, në këtë vend, u shfaq një rosë e artë, jo si tek Ezopi, por në formën e turistit. Ajo erdhi pa zhurmë, shpenzoi, bëri foto për "Instagram", video për "TikTok", la komente pozitive në Google dhe iku e kënaqur, duke lënë pas vezën e artë: një ekonomi që rritej ngadalë, por me këmbë të sigurta.
Pronarët e lokaleve, bujtinave, shezlongëve dhe shtëpive me qira u kënaqen me vezën e artë, por s’mund të prisnin të mblidhnin vezët një e nga një.
I donin të gjitha brenda ditës. Në çast, në moment, menjëherë, sa hap e mbyll sytë.
Çmimet u rritën me shpejtësinë e rrenës.
Kafeja 5 euro;
Shezlongu, më i shtrenjtë se bileta e udhëtimit;
Peshku "i egër", shitet si pikturë e Rembrandit;
Birra? 5 euro në Qafë të Pazarit;
8 euro coca-cola në kalanë e Lëkursit;
Dhoma e hotelit sikur të jesh në Maldive...
"Kanë këta"
"Po një muaj punë kemi ne".
Dhe ashtu si fshatari i paduruar i Ezopit që i çau barkun rosës për t'i marrë të gjitha vezët menjëherë, edhe këta tanët po i çajnë zemrën turizmit.
Sikur të mos mjaftojë padurimi, në mes të sezonit shfaqen fadromat si dinozaure, zjarrmohen plehrat si të jetë dita pagane e pranverës, mungon uji sikur të jesh në mes të shkretëtirës dhe...
"Sivjet shumë dobët",
"Turistë të lodhur",
"Vijnë me bukë me vete",
"Nuk po vijnë më si dikur".
Po, sepse turistët ikin, anulojnë prenotimet, tmerrohen kur gjejnë një gërmadhë për biletën që kishin paguar dhe paralajmërojnë njëri-tjetrin.
Sepse edhe rosat dinë të fluturojnë, dinë edhe të zemërohen, sidomos kur ndihen të mashtruara.
Dhe të mos çuditemi kur nesër nuk do të shohim as rosa, as vezë, as turistë, veç gjelin që do të vazhdojë të kakarisë majë plehut!/ CNA
Sot shënohet 30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës, një n...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e humbi edhe...
Shoqëria jonë përballet me sfida të thella politike dhe mo...
Bashkëjetesa e rrezikshme e gazetarisë dhe pushtetit Në n...
Gaz Bardhit nuk i del e keqja me Zegjine Çaushin. Ndaj nuk...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) raportoi një pjesëmar...
Këto ditë jemi ndeshur me një ngjarje shqetësuese, jo vetë...
Ndërsa Shqipëria po i “afrohet” me hapa gjigandë Bashkimit...
Pastori Akil Pano, përmes një opinioni, ka shigjetuar Blen...
Një miku im politolog, që jeton e punon jashtë Shqipërisë,...
Ore mirë që ende nuk kemi marrë vesh se kush i fitoi z...
Sapo hap rrjetet sociale si Facebook, Instagram apo TikTok...
Diku rreth një javë pas zgjedhjeve të 11 majit në CNA ...
Zgjedhjet e 2025-ës, ashtu siç e kishim parashikuar, nuk s...
Përgjigja është e thjesht, në Serbi ka popull, ka qytetarë...
Në dhjetor 2011, ish-Presidenti i Republikës Franceze, Jac...
Sot është një ditë e shënuar për shqiptarët e në veçanti p...
Shkas për të shkruar rreshtat e mëposhtëm u bë një grup në...
Kanë kaluar vetëm 11 vite nga ngjarja e 26 qershorit 2014,...
Në zgjedhjet që sapo kaluam në respekt të kontributit tim ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...