Një qytet, një përgjegjësi: Politika në shërbim të qytetarisë
Në një klimë politike shpeshherë të mbingarkuar me përplas...

Nga Iris BEQIRI
9 shkurti i këtij viti nuk ishte vetëm dita e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, por edhe pikënisja e një vazhde të gjatë përpjekjesh pa sukses për të përmbushur detyrimin e parë pas shpalljes së rezultateve. Dështimi i 50 tentativave për konstituimin e Kuvendit në Kosovë nuk është gjë tjetër veçse një zvarritje e një vote sa procedurale, aq edhe me rëndësi për të ardhmen e vendit.
Gjithçka që ka ndodhur në këto 5 muajt e fundit është zhvillimi i një sërë seancash të dështuara me pjesëmarrjen e deputetëve, që çdo dy ditë, që nga 15 prilli, votojnë e rivotojnë për të njëjtën arsye. Mosdakordësia për mënyrën e votimit dhe një kandidati alternativ janë dy arsyet kryesore të gjendjes aktuale.
Problemi i mungesës së konstituimit të Kuvendit të Kosovës nuk është vetëm një çështje emri apo votimi, por në thelb të një këmbënguljeje që tejzgjat pasigurinë dhe destabilitetin politik të vendit.
Ndërkohë që palët dhe drejtuesit më të lartë në vend zhvillojnë pjesëmarrje nëpër ceremoni e aktivitete të ndryshme brenda e jashtë vendit, do të kishte qenë më e vlefshme që fokusi të shkonte në një diskutim konstruktiv për këtë problematikë, për të arritur në një rezultat të frytshëm për Kosovën.
Kostoja politike e mungesës së konstituimit të një parlamenti është e pamatshme, pasi krijon një ngërç, i cili pamundëson që vendi të ketë institucione, çon në shpërbërje të parlamentit dhe derisa të rimbahen zgjedhje e të rinisë sërish i njëjti proces, kalon një kohë e gjatë, brenda së cilës mund të merren vendime të rëndësishme për nisma të reja ligjore apo ndryshime të nevojshme në fusha të caktuara.
Mbetet të shihen zhvillimet e ditëve në vijim, teksa Gjykata më e Lartë e vendit ka kushtëzuar procesin duke vendosur datën 26 korrik si përpjekjen e fundit për konstituimin. E nëse edhe kjo datë tejkalohet, nuk do të jetë një përmbyllje e dëshiruar e së gjithës.
Politikëbërja në Kosovë nuk duhet të jetë peng i një emri apo i një shumice, që mund të pretendojë se përmes një vote të dhënë ose të munguar ka në dorë të ardhmen e vendit.
Në politikën e Kosovës nevojitet një qasje që tejkalon vështirësitë politike të momentit dhe mbi të gjitha ngjarjet e së kaluarës.
Qytetarët e Kosovës meritojnë një institucion përfaqësues, të përgjegjshëm dhe efektiv, që u shërben interesave më të larta të tyre, me të zgjedhur nga populli që angazhohen ndaj çdo problematike të vendit përtej ndasive politike, kundërshtrimeve të çastit apo betejave të brendshme mes tyre.
Në një klimë politike shpeshherë të mbingarkuar me përplas...
Ka ardhur koha, madje jemi të vonuar, që mediat apo gazeta...
Dje ‘Kapitali’ publikoi një investigim për rimbursimet fik...
1924-2025, 101 vjetori i shtetit, ende paformimit shqiptar...
Kur skllavëria politike maskohet si dashuri për demokracinë,...
Nga Iris BEQIRI Ngjarjet e fundit në vend kanë rikthyer e...
Kurrkush nuk e ka menduar se vjen një ditë e Thethi, fshat...
Në dhjetor të 1990, një grup studentësh që mendonin se kis...
Na ishte njëherë një vend me bukuri natyrore që Zoti i...
Sot shënohet 30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës, një n...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e humbi edhe...
Shoqëria jonë përballet me sfida të thella politike dhe mo...
Bashkëjetesa e rrezikshme e gazetarisë dhe pushtetit Në n...
Gaz Bardhit nuk i del e keqja me Zegjine Çaushin. Ndaj nuk...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) raportoi një pjesëmar...
Këto ditë jemi ndeshur me një ngjarje shqetësuese, jo vetë...
Ndërsa Shqipëria po i “afrohet” me hapa gjigandë Bashkimit...
Pastori Akil Pano, përmes një opinioni, ka shigjetuar Blen...
Një miku im politolog, që jeton e punon jashtë Shqipërisë,...
Ore mirë që ende nuk kemi marrë vesh se kush i fitoi z...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...