Azem, ti nuk je gjallë!
Në dhjetor të 1990, një grup studentësh që mendonin se kis...

Kurrkush nuk e ka menduar se vjen një ditë e Thethi, fshati i bukur i një krahine me shumë histori shqiptarie si Dukagjini, do të gjendej në rropamë.
Në rropamë e në hall.
Banorët e asaj ane, të njohur për trimëri e bujtësi, prej kohësh ishin mësuar me miq që vinin prej viseve të ndryshme nga vendi dhe bota.
Në gjuhën e “qytetit” u thonë turistë, ndërsa thethjanët si të gjithë malësorët, i quajnë bujtës.
Në atë vend, të cilin për herë të parë enciklopedisti françeskan Vincenzo Coronelli e përmend në hartën e vitit 1688, prej vitesh nuk dëgjohet të flitet vetëm shqip, por edhe shumë gjuhë të tjera, pasi të shumtë janë ata që shkojnë në Theth nga e gjithë bota. Thethjanët janë bërë emërmirë prej kohësh. Baroni Franc Nopça, albanolog i njohur, pati thënë për banorët e asaj treve se ”po t’u biesh në besë, në asnjë vend tjetër të botës nuk do të ndihesh më i sigurt”.
Iu gëzuan malësorët rrugës së re të Thethit. Dhe jo vetëm ata. Por, edhe të tjerët që shkojnë atje për t’ia shijuar bukuritë Thethit. Nuk e kanë thënë kot të parët se rruga sjell zhvillim.
Edhe pse në fakt ajo rrugë është ndërtuar nëntëdhjetë vjet më parë, banorët pëlqejnë ta quajnë rruga e re. Mbase edhe për ta lidhur rrugën me Kryeministrin Edi Rama, prej faktit se ai u bë nismëtari i rikonstruksionit të saj. Një shenjë mirënjohjeje.
Pra, si nderim.
Kryeministri ka shkuar disa herë në Theth. Po të ishte rruga e vjetër, me siguri nuk do të shkonte asnjëherë.
Ka shkuar dhe thethjanët e kanë pritur sipas kodit të tyre të nderit; me këngë majekrahi dhe me çerepore (bukë e pjekur në çerep). E kanë nderuar, por edhe janë nderuar prej Kryeministrit. Miku të nderon kur të vjen në derë. Andaj, shtëpia është e zotit dhe e mikut ndër ato treva.
Thethjanët ishin të qetë.
I gëzoheshin punës së tyre. Emri i tyre i mirë kishte grish shumë mysafirë. Ardhja e tyre shtoi edhe punët. Deri atë ditë kur kryeministri vetë dha kumtin: - Një kriminel e ka "plagosur" Thethin!
Sipas zakonit, kumtari duhej të takonte të parin e fshatit e ky të mblidhte parinë. Paria e të gjithë burrave të fshatit që t’i bënin ballë së keqes.
Krimineli duhej gjetur dhe plaga duhej shëruar. Me kuvend dhe me urti. Bashkërisht.
Mirëpo, duket sikur çdo gjë të bukur e ka marrë dreqi i mallkuar! E po dreqi, ka lëshuar ndër ato vise do katallana prej hekuri që bëjnë një zhurmë të çuditshme. Zhurmë katallanash!
Në oborrin e kishës, ndër livadhe dhe lugajave të bukura nuk dëgjohen më këngët e zogjve. As kumona nuk dëgjohet. As zilet e bagëtive, as blegërimat, pëllitjet, as hingëllimat.
Në Theth e përreth tij nuk ka ndodhur më parë të dëgjohen zhurma të tilla, zhurma katallanash.
Sepse edhe ata që kanë ndërtuar pa marrë më parë lejen e ndërtimit, pa zhurmë kanë ndërtuar. Pa zhurmë e pa leje. Tinëzash.
E kanë gjetur rrugën; pa leje, por edhe me “leje”!
Se dikush i ka lejuar, edhe pse i ka parë. Kryeplaku, inspektori, polici, administratori. Askush nuk i ndaloi. Edhe pse e kishte detyrë t’i ndalonte. Qytetarët duhen mbrojtur. Jo vetëm nga krimineli, por edhe nga paligjshmëria. Edhe nga mashtruesi i shtetit.
-Një kriminel e ka plagosur Thethin, - tha Kryeministri. Dhe Kryeministri e di. Se Kryeministri ka qeverinë. Dhe qeveria i di të gjitha. Se “qeveria ia ka ba Kajcës tetë me dy!”
Qeveria e ka shpallur Thethin zonë të mbrojtur. Por, nuk e mbrojti dot. E la kriminelin që ta "plagosë" Thethin. E la edhe të ikë! Mbase ka ikur në Bogë, mbase në Razëm. Ose në Velipojë. Mundet edhe në Shkodër, në Tiranë, në Vlorë… Apo atje, nuk ka plagosë kush, sepse atje nuk ka kriminelë siç ka në Theth?
Turravrapi për t’iu sulur Thethit e ka një shkak. Dikush e ka cyt e nuk e ka pengu. Nuk është faji i një prokuroreje për çfarë ka ndodhur në Theth. Të mos krijojmë përrallë kot së koti.
Mbrojtja e Thethit, parandalimi i ndërtimeve pa leje, qoftë edhe në tokën e gjyshit apo të katragjyshit, është detyrë dhe përgjegjësi e qeverisë dhe e agjencive apo institucioneve në varësi të saj. Më parë sesa ndërtimet e paligjshme të bëra në Theth e jo vetëm, por edhe në Tiranë, edhe në Vlorë dhe gjithkund tjetër nëpër Shqipëri, fadromat e shkatërrimit duheshin turrur ndaj atyre që e lejuan, e stimuluan dhe u paguan për "plagosjen" e Thethit./ CNA
Në dhjetor të 1990, një grup studentësh që mendonin se kis...
Na ishte njëherë një vend me bukuri natyrore që Zoti i...
Sot shënohet 30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës, një n...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e humbi edhe...
Shoqëria jonë përballet me sfida të thella politike dhe mo...
Bashkëjetesa e rrezikshme e gazetarisë dhe pushtetit Në n...
Gaz Bardhit nuk i del e keqja me Zegjine Çaushin. Ndaj nuk...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) raportoi një pjesëmar...
Këto ditë jemi ndeshur me një ngjarje shqetësuese, jo vetë...
Ndërsa Shqipëria po i “afrohet” me hapa gjigandë Bashkimit...
Pastori Akil Pano, përmes një opinioni, ka shigjetuar Blen...
Një miku im politolog, që jeton e punon jashtë Shqipërisë,...
Ore mirë që ende nuk kemi marrë vesh se kush i fitoi z...
Sapo hap rrjetet sociale si Facebook, Instagram apo TikTok...
Diku rreth një javë pas zgjedhjeve të 11 majit në CNA ...
Zgjedhjet e 2025-ës, ashtu siç e kishim parashikuar, nuk s...
Përgjigja është e thjesht, në Serbi ka popull, ka qytetarë...
Në dhjetor 2011, ish-Presidenti i Republikës Franceze, Jac...
Sot është një ditë e shënuar për shqiptarët e në veçanti p...
Shkas për të shkruar rreshtat e mëposhtëm u bë një grup në...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...