Autokratët e vegjël
Kur skllavëria politike maskohet si dashuri për demokracinë,...

1924-2025, 101 vjetori i shtetit, ende paformimit shqiptar. Janë pak për një popull, por shumë për një komb që ende nuk po arrin të mpiksi shtetin e vet të besueshëm, një shtet me institucione të stabilizuara, të qëndrueshëm e të konsoliduar, me administratë funksionale, me memorje e trashëgimi. Kalimet nga një sistem në tjetrin, për fat të keq nuk kanë sjellë ndryshime të dukshme, s’kanë mundur të instalojnë shtetin modern, me të gjithë treguesit e vet.
E thënë me plot gojë, pushteti ka prevaluar kurdoherë mbi interesat e shtetit, ( bile dhe kombëtare) për pasojë në raste të përsëritura janë shfaqur e vazhdojnë të mbijetojnë deformime, keq formime, përçudnime shtetërore për të cilat ja vlen të studiohet. Zogu pas një presidence të paidentifikuar u mundua të instalojë monarkinë por as kësaj nuk ia arriti. Në atë pak kohë të sundimit( vetëm 15-vjet) për hirë të pushtetit lejoj ‘shtete’ paralele dhe nuk e pati takatin të guxonte në shtrirjen e plotë të integritetit mbi territore, popullësi e krahina.
Në një farë kuptimi s’e mundi dot ‘të drejtën zakonore’ dhe stopoi aty derisa e përzunë prej fronit të pamerituar. Ky dy e tre pushtet vijoi në ato pak vite pushtimi, krahas administratës së pushtuesit, mbetën në sfond disa elementë pa vlerë e shpesh në shërbim të interesave të huaja.
Edhe pas Lufte, duhet pranuar se krahas instalimit të një shteti ligjor, me ngjyrime të theksuara u inplementuan forma të panjohura shtet rezistuese, administratës shtetërore iu bashkangjit ajo partiake ( shfaqej herë herë edhe si dypushtet), aq sa kjo e fundit arriti të dominojë mbi të. Shteti u njësua me pushtetin, kjo formë u kthye në përmbajtje derisa u saksionua edhe në Kushtetutë. Se sa reale ishte kjo etapë sërish gjysëm shtetërore e tregoi viti 90-të kur bashkë me pushtetin u gremis si karton i gjithë aparati shtetërorë, fenomen i panjohur teorik, që nuk u pa në asnjë vend ku ndodhën transformime të ngjashme.
Të afrohemi në ditët e sotme! Edhe pse kanë kaluar 35-vjet ende shoqëria shqiptare e konsideron veten ne tranzicion, bile kjo duket nganjëherë si e papërfundueshme deri në ‘lodhje kombëtare’, dhe në dukje larg së qeni reale. Edhe në këtë etapë të vijim shtetformimit po sundon gjysëm shteti, në shumë raste edhe dypushteti. Përvoja negative e paraperiudhës së tanishme parti-shtet, mori pamje tjetër, pësoi të tjera ndryshime, aspak pozitive që në të shumtën e kohën administrata ka punuar nën trysninë e sistemit të ri; ‘partitë- shtet’.
Prej së qeni sërish i tillë edhe në këto momente që shkruaj, shteti praqitet një ‘qenie’ e çuditshme, e klonuar, në përçudnim. Nuk është e rastit që gjatë këtyre etapave, kësaj kapërcyllje, shfaqet ‘administrata e vjetër’, pushteti zakonor, Kanuni, gjakmarrja, ligjet e tij që nuk kanë asgjë të përbashkët me kohën, por që gjallojnë si barishtet e egra mbi tokën e lënë djerrë. Përpara mosbesimit, shtetit pa administratë funksionale, lejimeve e veprimeve të panevojshme kur ka qenë e mundur të parandaloheshin, shfaqen mjaft butaforike forma të pushtetit zakonor, kuvende e njerëz me tituj mesjetar që ngjajnë me një Donkishot, jo të Mançes por të Shqipërisë.
Ja këto i sjell gjysëm shteti, mos formimi i shtetit të besueshëm, të ngritur mbi institucione të konsoliduara, nga poshtë deri në majë të piramidës, cilësore perendimore, që u sherben interesave qytetare e kombëtare dhe i mban këto fenomente të frikshme në ‘stenda muzeumesh’.
Kur skllavëria politike maskohet si dashuri për demokracinë,...
Nga Iris BEQIRI Ngjarjet e fundit në vend kanë rikthyer e...
Kurrkush nuk e ka menduar se vjen një ditë e Thethi, fshat...
Në dhjetor të 1990, një grup studentësh që mendonin se kis...
Na ishte njëherë një vend me bukuri natyrore që Zoti i...
Sot shënohet 30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës, një n...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e humbi edhe...
Shoqëria jonë përballet me sfida të thella politike dhe mo...
Bashkëjetesa e rrezikshme e gazetarisë dhe pushtetit Në n...
Gaz Bardhit nuk i del e keqja me Zegjine Çaushin. Ndaj nuk...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) raportoi një pjesëmar...
Këto ditë jemi ndeshur me një ngjarje shqetësuese, jo vetë...
Ndërsa Shqipëria po i “afrohet” me hapa gjigandë Bashkimit...
Pastori Akil Pano, përmes një opinioni, ka shigjetuar Blen...
Një miku im politolog, që jeton e punon jashtë Shqipërisë,...
Ore mirë që ende nuk kemi marrë vesh se kush i fitoi z...
Sapo hap rrjetet sociale si Facebook, Instagram apo TikTok...
Diku rreth një javë pas zgjedhjeve të 11 majit në CNA ...
Zgjedhjet e 2025-ës, ashtu siç e kishim parashikuar, nuk s...
Përgjigja është e thjesht, në Serbi ka popull, ka qytetarë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...