Ky shkrim i Erion Veliajt për gazetën "Tema" dhe Mero Bazen është botuar në gazetën "Koha Jonë", më 26 tetor të vitit 2005. Në këtë opinion të shkruar nga Erion Veliaj gati dy dekada më parë në gazetën “Koha Jonë”, e quan Mero Bazen njeri me personalitet të vogël. Erion Veliaj përmes opinionit të tij të shkruar në Tetor të 2005 e akuzon se ka marrë shuma marramendëse për të mbështetur projektin e kazinove. Ky është mendimi i Erion Veliajt dikur për Mero Bazen, i cili sot është kthyer në një lëtyrë mediatike për të mbrojtur të pandehurin Erion Veliaj me 13 akuza për vepra të rënda penale si korrupsion, pastrim të produkteve të veprës penale, fshehje të pasurisë dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Lexoni opinionin e Erion Veliajt për Mero Bazen dhe gazetën “Tema”

Ky shkrim i Erion Veliajt për gazetën "Tema" dhe Mero Bazen është botuar në gazetën "Koha Jonë", më 26 tetor të vitit 2005. Ky është mendimi dhe gjykimi i tij për Mero Bazen…
Nga Erion Veliaj
Në shkrimin e djeshëm tek “Tema”, Mero Baze, ish-pronar i gazetës, tashmë e shitur pronarëve të Tajvanit, del në mbrojtje të projektit të kazinosë. Në fakt s’e di saktësisht shumën që kanë paguar pronarët e Tajvanit, disa thonë marramendëse, dhe e tillë duhet të jetë gjersa i ka marrë mendjen Meros, kësisoj duke i shkaktuar sklerozë profesionale, e për më tepër deficit të integritetit. Pse e them këtë? Po ja për shembull, lexoni ç’shkruan zoti Baze në 15 shkurt të këtij viti:
…oferta për kazino është bërë në shtypin ndërkombëtar nga qeveria shqiptare, ndërsa godina në qendër të Tiranës rezulton të jetë e një grupi biznesmenësh shqiptarë. Ky burim serioz dhe faktet që ka opozita (PD-ja) për aplikime të punonjësve të rrjetit të kazinove “Hyatt Regency Perth” në Tiranë, janë argumente të mjaftueshme që të nisë një hetim serioz… ka plot dyshime se pas grupit partner fshihet vetë kompania e gruas së kryeministrit ose biznesmenë të afërt me të, dhe kjo është shumë më e rëndë se sa fakti që Fatos Nano ka humbur para në kazinonë e Selanikut. Dihet se kur hyn në kazino, për të humbur hyn, dhe nuk ka rëndësi nëse të filmojnë duke paguar para apo jo. Teatralizimi (nga Berisha) i këtij fakti të hidhur që ka shumë gjasa të shndërrohet në një skandal financiar në Shqipëri… Ky emër, kjo fytyrë dhe këto para, (pronarët e godinës pra) janë shumë herë më tronditëse se skena e pagesës së rëndomtë të Fatos Nanos në kazinotë e botës, nga Selaniku në Atlantic City. (shtojcat në kllapa janë të miat).
Shefi i kuadrit de facto i qeverisë së re s’është aspak profesional kur krahason pastërtinë e biznesit që tashmë pronëson gazetën “Tema” me projektet e MJAFT-it.
A mos po aludon se ata të cilët me pështirësi i përmend më lart qenkëshin më të pastër se një duzinë përfaqësish perëndimore që kontribuojnë për MJAFT-in?
Apo mos po thotë, se ashtu si ne të MJAFT-it dhe ai biznes kontrollohet nga kompani të njohura të auditimit?
Më mirë akoma, ku janë kontratat e punës për gazetarët e “Tema”-s, të cilët terrorizohen për të shkruar mashtrime siç i vjen për mbarë Meros? A do dalë Mero Baze t’i mbrojë dhe ata?
Po ky Mero, që kthen fjalën e paradomuajve e u shet gazetën po atyre që e rrahën dhe e bënë peshk në jug, aludon se MJAFT-i po shitka dinjitetin për prona?
Si mund të jesh kaq i paturp, kur teksa ke pyetur gjithë Tiranën se ku mund të ketë ndonjë banesë Erion Veliaj, e s’ke gjetur asgjë pasi ende s’po kualifikohem për kredi, të mbetet të përdorësh një bllof të rëndomtë e të konspirosh për çdo gjë që qejfi do ta kishte të ishte e vërtetë, por që realiteti ta mohon.
Në fakt, harrova, ne kemi pasur oferta për prona, dhe për shuma marramendëse me 6 shifra dollarësh, por emrat e ofruesve zoti Mero i ka në aktin e shitjes së gazetës së tij, dhe emrat e sekserëve të paturp i ka përreth tavolinës, që si ai, kanë ndërtuar një karrierë të rreme si gazetarë “të pavarur”.
Po le të kthehemi në temë.
Mero Bazes, realisht nuk ia ndien për kazinotë e vogla. Ky është thjesht një shfajësim për ta zhvendosur vëmendjen nga Kazinoja e Madhe e personalitetit të tij të vogël. E them këtë sepse ka pasur gjithë kohën në dispozicion për ta bërë këtë punë, e për të protestuar fillimisht tek ish-bar Fiesta ku çdo kalimtar i rëndomtë ta bën lidhjen me familjen e pushtetit të sotëm.
Po ky do ishte një konspiracion si i Meros kur thotë se MJAFT-i lë rrogën në kazino, ndaj e lëmë mënjanë këtë argument banal. Po ajo që s’mund të lëmë mënjanë është hipokrizia e deklarimit se misioni i MJAFT-it paskësh ‘dëshira për të futur në konflikt qeverinë me diplomatët amerikanë.
Cilët diplomatë? Ç’është ky mit urban dhe mashtrim ordiner se Ambasada Amerikane paskësh qenë mbrojtëse e këtij projekti? Tregomani këtë prononcim ju lutem. Sepse të vetmit amerikanë të deklaruar publikisht dhe kundër kazinosë, kanë qenë Senatori Brownback që kryeson Komisionin e Helsinkit dhe Kongresmeni Eolf që drejton Komisionin e Buxhetit.
Këto trillime që tallen me kompleksin që ne kemi ndaj të huajve i kanë hije Bar Westit, por përtej saj ngjajnë qesharake. Po pra po, qesharake, sepse është po ky Mero që në datën 19 Shkurt, në ballinë të gazetës TEMA shkruan:
“Kazinotë, fitojnë dy grekë, humb shqiptari dhe USA”, e si me magji rezulton se njëri nga dy grekët është bërë amerikan gjatë kësaj vere. Kështu duhet të jetë, sepse po në atë datë Mero deklaron se
… “Modeli grek për kazinotë në Shqipëri mund të krijojë krizë në tregun e lojërave të fatit dhe kontrollin mbi ‘cash’-in në vend” dhe përkarshi komenton: “Pothuajse gjithë vendet perëndimore kanë adaptuar një legjislacion, i cili nuk lejon kompani të huaja që të ushtrojnë veprimtari në fushën e kazinove.
Shumicën e fitimeve nga kazinotë i merr shteti dhe ato janë tërësisht kompani vendase. I vetmi model problematik në fushën e kazinove, është modeli grek, i cili është dhe më i kritikuari në botë. Në Greqi, kazinotë u hapën si stimulim i korrupsionit politik dhe fshinë nga tregu lojërat e vogla të fatit duke krijuar monopole. E njëjta situatë duket se do të përsëritet në Shqipëri.
… Pas kësaj ne do të kemi një përqendrim të lojërave të fatit tek një kompani greke, me rrezikun e përhershëm që përveç pastrimit të parave, të kemi dhe riskun e transportit drejt Greqisë të ‘cash’-it shqiptar”.
A duhet të shtoj më apo mjaftojnë fjalët e vetë Meros për investimin “amerikan”? Apo të rrëmojmë prapë në arkivat e botimeve të Meros pas 97-s ku publicistika e tij ngjan më shumë me “Rrezikun Anglo-Amerikan për Shqipërinë”?
Patjetër që Mero nuk e di, sepse pasi folëm në shkurt në disa televizione dhe kur u takuam me banorët e Shallvareve dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Financave për të prezantuar shqetësimet e argument et (Gazeta TEMA, 4 Mars), ky zotëri vegjetonte në Rogner dhe e luftonte korrupsionin e qeverisë Nano me filxhan në dorë.
Më në fund akuzohemi se duam t’i shtojmë lajm negativ në bursën ndërkombëtare qeverisë së Shqipërisë. Po s’besoj se kryeministri të jetë aq i mefshtë sa të mos kuptojë se lajmi kryesor negativ në këtë bursë është nami se Mero, dora vetë, shërben si shef kuadri për të gjithë lëvizjet e personelit në administratë. Ja ku mund të ndërhyjë kryeministri për të ndryshuar kuotat negative në perceptimin e qeverisë së tij.
E për ta mbyllur, MJAFT ka evokuar në çdo rast për kontrollin e rreptë të të gjithë kioskave të lojërave të fatit, pa përjashtuar askënd.
Pretendimet e Meros të ngjajnë me atë të Blend Klosit kur drejtonte njësinë antitrafik, sipas të cilit shoqëria civile duhej të bënte më shumë në kapjen e trafikantëve. Posi, patjetër, sapo të marrim nën kontroll policinë dhe burgjet do t’u biem nga pas, i thoshim Klosit atëherë.
E me të njëjtën përgjigje ja presim dhe Meros sot. Po zotëri, kontrollojini rreptë kazinotë e çdo madhësie. Sepse sot policinë e shtetërore, financiare e ndërtimore e kanë në dorë ata me të cilët Mero eglendiset tërë ditën.
E sikletshme kjo situatë për Meron, sepse në këtë lojë bixhozi ku ka hyrë me pozicionin e tij si botues e opinionist krejtësisht i VARUR dhe me përballjen me deklaratat e tij të pamohueshme jo vetëm që i ka rënë një dorë shumë e keqe kupash -kupa të cilat po i skuqin faqen gjithë qeverisë së re, por më keq akoma, në lojë i ka ngelur vetëm ai, i ziu, tersi vetë, Derri Maç.
S. Ah se mos harroj. Mero, karikaturën në mes të shkrimit të djeshëm kundër MJAFT-it tek TEMA, e ke me dritëhijen e logos “Corbis” në sfond, të cilën kompania e njohur e imazheve e vendos për të treguar se imazhi nuk është blerë ligjërisht. Tani që ke gjysmë milionë euro, sikur s’e bën veten burri të vjedhë një karikaturë që vlen vetëm më pak se 10 dollarë./ CNA
Dje, Bashkimi Europian vendosi përfshirjen e Ukrainës dhe ...
Një nga shprehjet më të njohura të Sun Tzu në “Arti i luft...
Lufta në Kosovë kishte përfunduar, duhet të ketë qenë pran...
Ish-kryeministri Albin Kurti nuk është i vetmi që u mashtr...
Ngjarjet e fundit në bashkinë e Tiranës, pas atyre që nisë...
Askush më shumë se qytetarët, ata që në gjuhën specifike e...
Politika shpesh përçan dhe vendimmarrja publike perceptohe...
Pak ditë më parë, Këshilli i Europës përcaktoi qartë se gj...
Paraprakisht, më duhet të konfirmoj se nuk kam kurrsesi pa...
Nga Iris BEQIRI 9 shkurti i këtij viti nuk ishte vetëm di...
Në një klimë politike shpeshherë të mbingarkuar me përplas...
Ka ardhur koha, madje jemi të vonuar, që mediat apo gazeta...
Dje ‘Kapitali’ publikoi një investigim për rimbursimet fik...
1924-2025, 101 vjetori i shtetit, ende paformimit shqiptar...
Kur skllavëria politike maskohet si dashuri për demokracinë,...
Nga Iris BEQIRI Ngjarjet e fundit në vend kanë rikthyer e...
Kurrkush nuk e ka menduar se vjen një ditë e Thethi, fshat...
Në dhjetor të 1990, një grup studentësh që mendonin se kis...
Na ishte njëherë një vend me bukuri natyrore që Zoti i...
Sot shënohet 30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës, një n...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...