
Sokol Sadushi është kryetar i Gjykatës së Lartë. Njeriu që në fakt nuk duhet të ishte pjesë e sistemit të drejtësisë. Kolegët e tij kanë kaluar vettingun, prokurorë, gjyqtarë. Ndërsa Sokol Sadushi “doli nga dritarja dhe hyri nga dera”. Pa kaluar në vetting, si një dhuratë për drejtësinë e re nga Rilindja, por dhe te media.
Pikërisht te Mero Baze. Ky i fundit është një nga isntrumentat mediatike të pushtetit, që është miliarder, pronar hotelesh, apartamentesh etj. Është pasuruar thjesht dhe vetëm duke mos bërë asnjëherë gazetari, por duke sharë Sali Berishën. Gjithsesi ka gjetur formën e tij për t’u pasuruar.
Ai është shembulli se duke ngrënë m... ditë e natë mund të bëhesh i pasur. Le të dalë dikush dhe të na thotë se çfarë ka bërë Mero Baze të paktën 10-15 vitet e fundit në gazetari, kur ka folur për korrupsionin, për aferat, për skandalet. Thjesht dhe vetëm ka bërë avokatin e kryeministrit, hajdutërive të Ilir Beqajt, Erion Veliajt etj.
Sokol Sadushi është një nga miqtë e ngushtë të Mero Bazes. CNA disponon materiale konkrete dhe ndërhyrje që Mero Baze bënte në media për Sokol Sadushin. Ai kërkonte që mos të shkruhej, mos të sulmohej gjatë kohës që Sadushi po shkonte në Gjykatën e Lartë dhe skemat po zbardheshin.
Sokol Sadushi është një borxhli te Mero Baze për mbështetjen mediatike që i ka dhënë dhe tashmë është kryetari i gjykatës ku do të kalojë hapi i tentativës për të çuar në shtëpi Erion Veliajn. Kryebashkiaku i Tiranës me një mal akuza, i cili jo vetëm u kap me fakte dhe prova, por ai është në situata dhe rrethana të rënduara për shkak se ka dashur të prishë provat.
Gjithashtu në përgjime doli se çfarë mund të bënte nga burgu, çfarë mund të shpikte, si mund të sulmonte dhe të anatemonte prokurorët dhe gjyqtarët, kolegët e Sokol Sadushit të cilët kanë kaluar vetingun ndërsa Sokol Sadushi jo.
Gjithsesi duke e lënë pak mënjanë Sadushin edhe me shall të kuq, partizan; duke lënë mënjanë Sadushin dhe me “betejën” mediatike të Mero Bazes për ta shpëtuar nga hallet e mëdha në rast se do të përballej me një veting. Të lëmë mënjanë dhe vendimet e Gjykatës së Lartë që kanë mbajtur në burg Berishën dhe Metën.
Tashmë pyetja është e thjeshtë: A do ushtrojë ndikim të paligjshëm Sokol Sadushi për llogari të Mero Bazes që të lirohet Erion Veliaj dhe nga burgu i Durrësit të shkojë në shtëpi?
A do ta godasë Sokol Sadushi drejtësinë, kolegët e tij, bashkëpunëtorët e tij, njerëzit që kanë punuar dhe luftuar për të vënë drejtësi? Gjyqtarët që kanë zbardhur vendime, prokurorët që kanë gjetur fakte dhe prova dhe tashmë dosja pritet të gjykohet në gjykatën e drejtuar nga Sokol Sadushi, miku i Mero Bazes, i pushtetit të Rilindjes dhe disa të tjerëve, ish-ministra, zyrtarë apo njerëz me lidhje të forta me Partinë Socialiste, me Fatmir Xhafajn, me Arben Rakipin, që bën mbrojtjen ligjore të Erion Veliajt, pavarësisht se në hije dhe nuk del vetë përballë.
Janë këta dhe Gjykata e Lartë, Sokol Sadushi, që në fakt shpesh herë ka në dorë të “hedhë në erë” gjithë sistemin e drejtësisë, duke mos vënë drejtësi, por duke iu bindur urdhrave si ushtar politik.
A do ushtrojë ndikim të paligjshëm, kjo është për t’u parë dhe për t’u provuar. A do të vendoset drejtësi njëherë e mirë mbi faktet dhe provat? “Ushtrimi” është përpara, është Erion Veliaj, ashtu siç ishte dje Meta apo Berisha. Asgjë më shumë se sa kaq.
Por në këtë rast, ndryshe nga armiqtë politikë të opozitës kemi një nga njerëzit kryesorë të pushtetit, që mbështetet nga Mero Baze, që mbështetet nga Carlo Bollino, që mbështetet nga Top Channel. Ky i fundit me probleme me vendimet e Gjykatës së Lartë. Carlo Bollino dhe Mero Baze të dalë në përgjimet e SPAK.
Tani gjithçka ngelet te Sokol Sadushi. Ndikimi i paligjshëm që mund të ushtrojë ky individ apo dhe vendimet e paligjshme që mund të marrin kolegë të tij./ CNA
Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seancë për dosjen “P...
Ditën e sotme në emisionin “Kafe shqeto” në "Syri TV" ka q...
Raportohet se janë ushtruar kontrolle në qelitë e burgut t...
Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seancë për dosjen “P...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Nis monitorimi me kamera inteligjente në autostradat kryes...
Ditën e sotme, SPAK ka zhvilluar një operacion të gjerë ku...
Sot në Këshillin e Ministrave janë marrë disa vendime që l...
Qeveria shqiptare miratoi së fundmi në Fletoren Zyrtare pë...
Sot Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për të shkarku...
SPAK ka zbardhur skemën se si funksiononte grupi kriminal ...
Prokuroria Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organ...
Ish-kryetari i Forumit Rinor të PD-së në Durrës, Artion Ba...
SPAK ka zhvilluar një operacion të gjerë, ku ka lëshuar 15...
Pak ditë më parë u raportua se 17 fëmijë të një kopshti në...
Sot, më 28 maj 2025, ipeshkvi i Dioqezës sonë të Rrëshenit...
Administrata Tatimore ka përfunduar nënshkrimin e marrëves...
Këtë të mërkurë është zhvilluar seanca e radhës për çështj...
Një përplasje e radhës ka nisur mes Gjykatës së Lartë dhe ...
Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për të pandehurit e do...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...