Edmond Spaho: Edi Rama nuk duhet të japë dorëheqjen
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...

Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seancë për dosjen “Plumbi i artë”.
E parashikuar për ditën e sotme ishte dhënia e dëshmisë së Erion Alibejt, i njohur ndryshe si “Krymi”.
Alibej në dëshminë e tij ka zbardhur lidhjet mes trafikantëve shqiptarë si Suel Çela, Arjan Spahiu, Hajdar Çopa dhe Sokol Sanxhaktari. Në dëshminë e dhënë tregohen konfliktet mes tyre, borxhet për drogë dhe garancitë e dhëna mes grupeve kriminale
Dëshmia e Alibejt
Endriti kishte bazë edhe në Angli. Unë kisha shumë kohë pa folur dhe pa u takuar me Suel Çelën, për shkak të një hatërmbetjeje në lidhje me Arjan Spahiun dhe trafikun e drogës. Një ditë, Endriti më tha: “Po vjen te shtëpia Sueli me Sokol Sanxhaktarin”. Unë nuk doja t’i takoja. Sueli e kishte filluar herët trafikun në Itali, ku edhe u arrestua. Në Itali, Sueli i vodhi Hajdar Çopjas 2 kilogramë kokainë. Sueli shoqërohej me Klodian Çopjan, që Hajdari e kishte kushëri të dytë.
E ndihmova Suelin pas arrestimit, kur ishte në arrest shtëpie. Arjan Spahiu shkoi dhe e mori, hyri nga Franca dhe e nxori. Sueli i kishte borxh Arjanit për gjysmë kile kokainë. Unë hyra garant për këtë gjë, që të mos i zinte ndonjë problem.
Kur erdhi Sueli te shtëpia me Sokol Sanxhaktarin, Endriti më tha: “Do t’i takojmë, se janë për një cilësi droge”. E takova Suelin, por e përshëndeta ftohtë.
Këmbëngula të ikja në Angli për të punuar, sepse Endriti kishte borxhe dhe doja ta ndihmoja t’i shlyente. Shkova me kamion. Në fillim qëndrova te xhaxhai, Arben Dylgjeri, sepse nuk e kisha idenë se çfarë pune do të bëja. Kisha mundësi të furnizohesha dhe të shisja kokainë, por hasa vështirësi për të gjetur shtëpi. Hajdar Çopja bënte transport me kuaj, një rrugë shumë e sigurt. Nisjet bëheshin nga Gjermania deri në Belgjikë dhe Holandë.
Në Angli shkova edhe te shtëpia e Franc Çopjas, që rrinte në Tottenham. Ai e kontrollonte punën përmes telefonit. Shkova te një agjenci për shtëpi, mora një banesë dhe fillova të punoja shumë mirë. Arrita të shlyej një borxh shumë të madh që kishte Endriti në atë kohë. Punën e ngrita në nivel të mirë dhe të madh, aq sa rashë në sy dhe nisi të përmendej emri im. Ishte kohë krize, sepse nuk kishte shumë mall, ndërkohë që kapeshin shumë dërgesa.
Punoja me shumë shqiptarë atje. I pari me të cilin bashkëpunova ishte një Ylli nga Rrogozhina dhe Klodi nga Durrësi. Pas disa kohësh në Angli erdhi një Ilir Lloshi, që merrej me organizimin e punës për Hajdar dhe Franc Çopjan. Më tha që Franc Çopjas i kishte ndodhur një problem me transportin e kuajve të drogës – i ishte kapur një ngarkesë.
Bëra dokumente të falsifikuara greke me emrin Kristadhio. Më ndihmuan Çopjat.
Vazhdoja punën fuqishëm me shitjen e kokainës në Angli. Dua të sqaroj se nuk është e vërtetë që lufta ka nisur për një ngarkesë prej 50 kg droge. Ilir Lloshi është shok fëmijërie i Hajdar Çopjas. Më çoi një mesazh dhe më tha: “Dua të të takoj, jam shumë keq”. Më tha që ishte te shtëpia e një djali që quhej Foksi, edhe ky shok fëmijërie i Hajdarit. Ilir Lloshi më çoi një foto, ku ishte me sy të nxirë, e kishin goditur.
Shkova te shtëpia e Foksit dhe më tha: “Desh më vranë, i shpëtova duarve të anglezëve”. I thashë: “Të paskan masakruar”. Më tregoi që kishte ardhur një ngarkesë prej mbi 50 kg kokainë për Franc Çopjen. Në atë kohë unë nuk flisja më me Çopjat. Më tha që kjo ngarkesë ishte grabitur, kishte shkuar policia në shtëpinë ku mbahej droga.
E mbajta Ilirin në shtëpi për dy javë. Më shpjegoi se Franc Çopja kishte një ortak anglez. Më vonë morëm vesh që në shtëpinë ku mbahej droga kishin lidhur një djalë nga Elbasani dhe kishin marrë gjithçka që kishin gjetur.
Ditën e sotme në emisionin “Kafe shqeto” në "Syri TV" ka q...
Raportohet se janë ushtruar kontrolle në qelitë e burgut t...
Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seancë për dosjen “P...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Nis monitorimi me kamera inteligjente në autostradat kryes...
Ditën e sotme, SPAK ka zhvilluar një operacion të gjerë ku...
Sot në Këshillin e Ministrave janë marrë disa vendime që l...
Qeveria shqiptare miratoi së fundmi në Fletoren Zyrtare pë...
Sot Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për të shkarku...
SPAK ka zbardhur skemën se si funksiononte grupi kriminal ...
Prokuroria Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organ...
Ish-kryetari i Forumit Rinor të PD-së në Durrës, Artion Ba...
SPAK ka zhvilluar një operacion të gjerë, ku ka lëshuar 15...
Pak ditë më parë u raportua se 17 fëmijë të një kopshti në...
Sot, më 28 maj 2025, ipeshkvi i Dioqezës sonë të Rrëshenit...
Administrata Tatimore ka përfunduar nënshkrimin e marrëves...
Këtë të mërkurë është zhvilluar seanca e radhës për çështj...
Një përplasje e radhës ka nisur mes Gjykatës së Lartë dhe ...
Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për të pandehurit e do...
Drejtoria e Kontrollit të Specializuar pranë Administratës...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...