Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
?Lufta? që Top Channel i ka hapur Gjykatës së Lartë është dëshmi e qartë se si një televizion kombëtar drejton prozhektorët ndaj një institucioni të rëndësishëm të drejtësisë për realizimin e interesave që nuk kanë lidhje me opinionin publik.
Top Channel ka qenë një prej televizioneve që ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme Reformën në Drejtësi. Shpesh është konsideruar edhe zgjatim i qeverisë lidhur me këtë çështje, por gjithësesi ka dhënë një kontribut në përcjelljen e mesazheve të aktorëve kryesorë që po shqyrtonin Reformën.
Sot, kur kuadri ligjor është miratuar, ?misioni? i Top Channel u zbeh dhe ka marrë një drejtim tjetër. Prej pak javësh, në qendër të kronikave problemore të televizionit kryesor në vend është ngërçi në Gjykatën e Lartë. Në një situatë normale, shqetësimi i ngritur nga Top Channel do të ishte i mirëpritur. Por, televizioni kryesor në Shqipëri duket se në tjetër vend e ka shqetësimin lidhur me aktivitetin e Gjykatës së Lartë.
?Boldnews.al? ka raportuar më parë për procesin ligjor ndërmjet pronares së Top Channel, Vjollca Hoxha, të ndjerës së themeluesit të saj, Artan Hoxha dhe dy bashkëpronarëve të tjerë, Albert Sino dhe Aurel Baçi.
Ndërmjet pasuesve të Tanit të Topit në biznesin e tij mediatik prej kohësh po zhvillohet një proces gjyqësor për pronësinë e televizionit, i cili aktualisht pret shqyrtimin në Gjykatën e Lartë.
Çështja ligjore ndaj Vjollca Hoxhës nga njëra anë dhe Sinos e Baçit nga ana tjetër ka nisur në 26 janar 2016. Në atë kohë, bashkëshortja e themeluesit dhe fëmijët e saj, të cilët të gjithë bashkë zotërojnë 40 përqind të aksioneve, iu drejtuan me një kërkesë padi Gjykatës së Tiranës, ku kërkonte njohjen e pronësisë edhe mbi 60 përqind të aksioneve që zotërohen nga Albert Sino e Aurel Baçi.
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e rrëzoi kërkesë-padinë e Vjollca Hoxhës, duke u dhënë të drejtën aksionerëve të shumicës që të ruanin kuotat e tyre dominuese në kompaninë Top Channel.
Vjollca Hoxha nuk u dorëzua dhe iu drejtua Gjykatës së Apelit. Në fashën kohore nga vendimi i shkallës së parë deri në shqyrtimin në Apel, përflitej në ambjente të ndryshme se Vjollca Hoxha po angazhohej për të kthyer situatën në favor të saj. Dhe, në fakt, disa zhvillime që në krye të procesit në Apel, krijuan dyshimet tek bashkëpronarët Sino e Baçi se vendimmarrja ishte e paracaktuar në disfavor të tyre.
Në muajin shkurt 2017, një trupë gjyqësore e përbërë nga gjyqtarët Gjin Gjoni, Ridvan Hado dhe Zegjine Sollaku morën në dorë dosjen Top Channel, për shqyrtimin e ankimit të Vjollca Hoxhës kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës që rrëzoi padinë e saj. Që në prezantimin e trupit gjykues, pala paditëse kërkoi menjëherë përjashtimin e gjyqtares Sollaku, pasi edhe më parë ajo ishte përjashtuar nga ky gjykim.
Pa u marrë ende vendimi për përjashtimin e saj, në korridoret e Top Channel qarkullonin zëra se ajo do të zëvendësohej nga kryetari i Gjykatës së Apelit, Hysni Demiraj. Gjithçka u konfirmua një muaj më pas, kur ?me short? gjyqtari Demiraj caktoi veten si pjesë të trupës gjyqësore. Pas këtij vendimi të pritshëm, të diktuar nga interesa të errëta, pala e paditur kërkoi menjëherë përjashtimin e Demirajt, por ky i fundit nuk nguroi të « vinte bast » në sallën e gjyqit se nuk do të largohej nga kjo çështje.
Dhe në fakt ashtu ndodhi, trupi gjykues që mori në shqyrtim kërkesën për përjashtimin e Demirajt vendosi ta rrëzojë atë, duke lënë pjesë të gjykimit kryetarin e Gjykatës së Apelit. Ndodhur në këto kushte, pala e paditur depozitoi një kallëzim penal në prokurori ndaj Hysni Demirajt, të cilin e akuzon për shpërdorim detyre dhe abuzime me hedhjen e shortit.
Prokuroria pasi kreu verifikimet e para vendosi të regjistroi procedimin penal për akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me procedurat e hedhjes së shortit në Gjykatën e Apelit për çështjen civile me paditës Vjollca Hoxhën dhe të paditur Albert Sino e Aurel Baçi.
Në përfundim, Gjykata e Apelit vendosi të pranojë kërkesën e Vjollca Hoxhës, duke zhveshur Sinon e Baçin nga aksionet e tyre në Top Channel.
Dy bashkëpronarët i janë drejtuar me një rekurs Gjykatës së Lartë, ku kërkojnë rikthimin e të drejtave të tyre pronësore mbi kompaninë Top Channel.
Dhe pikërisht, këtu duket se qëndron edhe thelbi i ?luftës? së Top Channel kundër Gjykatës së Lartë. Më së shumti duket si një sipërmarrje për të ?detyruar? Gjykatën e Lartë që të mos ndërmarrë asnjë veprim mbi vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila vendosi që Vjollca Hoxha dhe fëmijët e saj të jenë pronarët e vetëm të Top Channel./ BoldNews
Një reagim thuajse në histeri dhe tepër pa kuptim ka plasur ...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri me dije se ka hyrë...
Dita e sotme pritet të karakterizohet nga një mot me kthjell...
DASHI 21. mars – 20. prill Nëse nuk doni të bëni një ndrysh...
Analisti Fatos Lubonja shprehet se ministri i Brendshëm, Fat...
Jetmir Olldashi i shndërruar në personazhin më të rëndësishë...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në studion e emis...
Fiks Fare denoncoi me zë dhe figurë një nëpunës të Hipotekës...
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka pranuar mbrëmjen e sot...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, është i ftuar në studion...
Gazetari Jetmir olldashi, në një intervistë në emisionin “Op...
Gazetari investigativ, Jetmir Olldashi, personi që ka pohuar...
Çështja e audiopërgjimit të publikuar nga PD ku vëllai i min...
Gazetari investigativ, Jetmir Olldashi, është i ftuar në stu...
Kryeministri Edi Rama, ka hedhur poshtë mundësinë e një qeve...
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me gazetaren Mirela...
Gazmend Bardhi, ish ministri i Drejtësisë në Qeverinë Teknik...
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka dalë kundër deklar...
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për ABC News, ka fol...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...