Nga një nismë e refuzuar në Tiranë në një Standart të Ri Europian
Pak ditë më parë, Këshilli i Europës përcaktoi qartë se gj...

Politika shpesh përçan dhe vendimmarrja publike perceptohet si monopol i pak duarve.
Për këtë arsye iniciativa e kryebashkiakut Dredha për krijimin e Këshillit Konsultativ “Miqtë e Vlorës” është një lajm i mirë dhe një risi që meriton vëmendje dhe mbështetje të gjerë. I konceptuar si një tryezë mendjesh, përfaqësuesish nga bota publike, kulturore, akademike, ekonomike e shoqërore, brenda dhe jashtë Shqipërisë, ky forum synon të krijojë ura mes qytetit dhe atyre që kanë një lidhje emocionale, profesionale apo historike me Vlorën.
Emërtimi “Miqtë e Vlorës” nuk është vetëm simbolik. Ai mishëron një frymë bashkëpunimi që i tejkalon dallimet partiake dhe interesat personale. Bëhet fjalë për një strukturë joformale, por me peshë publike, që do të ushqejë qeverisjen vendore me ide, këshilla dhe propozime konkrete për zhvillimin urban, turizmin, kulturën, trashëgiminë, arsimin, infrastrukturën dhe sipërmarrjen. Më shumë se një organ formal, ky këshill është një hapësirë për ata që duan të japin, pa kërkuar gjë në këmbim, përveç mundësisë për të parë Vlorën të lulëzojë.
Pikërisht për këtë arsye duhet përshëndetur edhe qëndrimi i opozitës në Këshillin Bashkiak, e cila votoi pro kësaj nisme të Ermal Dredhës.
Në një kohë kur përplasjet në Këshillin Bashkiak dhe më gjerësisht në Vlorë kanë qenë permanente dhe më të zakonshme se konsensusi, ky gjest është një sinjal i shëndetshëm politik që duhet vlerësuar: kur ka ide të mira për qytetin, duhet të jemi të gjithë bashkë.
Mbështetja e opozitës nuk është vetëm një shprehje vullneti të mirë, por një shembull për t’u ndjekur: politika duhet të dijë të heqë dorë nga protagonizmi kur në qendër është interesi i përbashkët.
Në vend të rrëfimeve të zakonshme për ndarje, personalisht shpresoj që “Miqtë e Vlorës” të ofrojnë një narrativë të re: bashkim.
Në vend të përjashtimit, përfshirje.
Në vend të heshtjes së atyre që kanë ç’të thonë, një ftesë për të folur.
Kam besimin e shpresën se është një ftesë e sinqertë, e hapur dhe pa paragjykime, e cila u drejtohet të gjithëve: akademikëve, artistëve, mjekëve, sipërmarrësve, të rinjve dhe të moshuarve që duan të kontribuojnë.
Vlora nuk ndërtohet vetëm nga bashkia. Ajo ndërtohet në radhë të parë nga vlonjatët, nga ata që e duan dhe nga secili që ka zemrën, mendjen dhe kohën për ta bërë më të mirë.
Në këtë frymë, mbështetja ndaj kësaj nisme nuk është luks politik, por detyrim qytetar.
Dhe nëse ka një mesazh që duhet përsëritur, është ky: Vlora nuk ka nevojë për më shumë përçarje, por për më shumë miq.
Dhe miq që dinë të bëhen bashkë.
Pak ditë më parë, Këshilli i Europës përcaktoi qartë se gj...
Paraprakisht, më duhet të konfirmoj se nuk kam kurrsesi pa...
Nga Iris BEQIRI 9 shkurti i këtij viti nuk ishte vetëm di...
Në një klimë politike shpeshherë të mbingarkuar me përplas...
Ka ardhur koha, madje jemi të vonuar, që mediat apo gazeta...
Dje ‘Kapitali’ publikoi një investigim për rimbursimet fik...
1924-2025, 101 vjetori i shtetit, ende paformimit shqiptar...
Kur skllavëria politike maskohet si dashuri për demokracinë,...
Nga Iris BEQIRI Ngjarjet e fundit në vend kanë rikthyer e...
Kurrkush nuk e ka menduar se vjen një ditë e Thethi, fshat...
Në dhjetor të 1990, një grup studentësh që mendonin se kis...
Na ishte njëherë një vend me bukuri natyrore që Zoti i...
Sot shënohet 30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës, një n...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e humbi edhe...
Shoqëria jonë përballet me sfida të thella politike dhe mo...
Bashkëjetesa e rrezikshme e gazetarisë dhe pushtetit Në n...
Gaz Bardhit nuk i del e keqja me Zegjine Çaushin. Ndaj nuk...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) raportoi një pjesëmar...
Këto ditë jemi ndeshur me një ngjarje shqetësuese, jo vetë...
Ndërsa Shqipëria po i “afrohet” me hapa gjigandë Bashkimit...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...