web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ulsi Manja shpallet 'Armik i Partisë' nga Mero Baze

17 Korrik 2025, 20:45, Aktualitet CNA

Ulsi Manja shpallet 'Armik i Partisë' nga Mero Baze

Mero Baze ka bërë sot një editorial, pasi shkoi deri në Durrës të takonte Erion Veliajn dhe nuk mundi, pasi Policia nuk e lejoi .

CNA raportoi se mund të jetë një skemë dhe Mero po na e tregon se për shkak se ka pasur probleme me zorrën gjyshi dhe babai i Erion Veliajt, ka një protokoll mjekësor për këtë të fundit dhe prandaj po bëhet ky kontroll mjekësor.

Tani do bëjë edhe ndonjë shpikje që do thotë ndonjë doktor i çmendur, do t’i bëjë ndonjë ekzaminim dhe pastaj të thotë se duhet të ndiqet i lirë.

Gjithsesi, ky editorial i Meros sot është nga më fantastikët e shkruar ndonjëherë. Ai flet ashpër për problemet e brendshme të Partisë Socialiste, sulmon Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, për arsye se e ka shoqëruar Veliajn me forca policie.

Por me çfarë duhet ta shoqëronte?! Sipas Meros, duhet ta linte Erionin të dilte vetë, të shkonte të bënte kolonoskopinë, të takonte disa njerëz atje, të bënte edhe muhabet me Meron, të sqaronte ndonjë nga ato historitë me ‘2 milionë euro për prokurorët’ apo ‘Shko, takoni Ulsiun!’, që i kërkoheshin një biznesmeni nga përgjimet e nxjerra nga CNA dhe ky është fakt.

Por, mesa duket, Mero ka dashur që pushteti socialist dhe burgjet t’i vihen në shërbim Erion Veliajt dhe siç e kanë shoqëruar Salianjin kur ka mbjellë flokët, ashtu kanë shoqëruar edhe Veliajn kur ka futur një tub nga pas. Kjo nuk ka ndonjë gjë të keqe.
Por, më e bukura nga të gjitha është se për Meron, tashmë Olsi Dado është i sintonizuar me Ulsi Manjën.

Lajthitjet e pafundme të Bazes, i cili në fakt, harron se nuk është prokuror vetëm Ols Dado, por është edhe Altin Dumani. Dhe më tej shkruan se kjo është një çështje e një grupi dibranësh që janë në politikë dhe drejtojnë SPAK-un, kur në fakt Ols Dado nuk ka asnjë lidhje me Dibrën, meqenëse Mero merret gjatë të gjithë kohës me Ols Dadon, të cilin në fakt e ka bërë agjent të KGB-së, të UFO-ve, kinezëve, amerikanëve, francezëve, grekëve dhe tani doli përfundimisht edhe agjent i Ulsi Manjës. Ky qe agjenti më i rëndësishëm që kishte munguar që t’i zbulohej Ulsit.

Është kaq i neveritshëm, kaq i pështirë, kaq i paaftë, kaq i pabesueshëm Mero Baze në këto editorialet e tij të fundit, të cilat i bën me mllef, urrejtje, inat, shpik lloj-lloj budallallëqesh, që ndoshta edhe moshën nuk e ka shumë të madhe, por duke u marrë me shumë me Doktorin, në vend që të lajthisë Doktori, i cili po shkon 80 e kusur vjeç, po na lajthit Mero.

E gjynah i shkreti, se është edhe i ri në moshë!

Lexoni shënimin e Meros për të kuptuar se çfarë budallallëqesh shkruan dikush që e mban veten si analisti më i madh në Shqipëri. Në fakt, është servili më i madh i pushteteve, njeriu që ka 20 vite që ha bukë dhe bëhet milioner duke sharë Saliun.

Tani, mesa duket, ngaqë nuk i lexon mirë shkrimet me Berishën, ka filluar t’i bëjë ca të shara edhe Ulsiut, që të duket sikur bën intriga brenda PS-së dhe me këtë rast nxjerr edhe ndonjë lek rrugës, siç e ka zakon. Gjithsesi, mjafton të lexoni këtë shkrim për të kuptuar se Mero nuk është mirë./CNA





Lajmet e fundit nga