web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KPA pezullon nga detyra prokuroren e Tiranës, e rikthen në Shkollën e Magjistraturës

16 Korrik 2025, 16:33, Aktualitet CNA

KPA pezullon nga detyra prokuroren e Tiranës, e rikthen në

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot të pezullojë nga detyra prokuroren e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Elona Alvora.

KPA vendosi që prokurorja të pezullohet nga detyra për 1 vit.

Gjithashtu, ndaj saj është vendosur si detyrim që të rikthehet në Shkollën e Magjistraturës për të ndjekur programin e trajnimit sipas kurrikulave.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 39/2022, datë 07.09.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 538, datë 07.06.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elona Alvora.

“Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenet 44, germa “b” dhe 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 538, datë 07.06.2022, që i përket subjektit të rivlerësimit Elona Alvora.

Pezullimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Elona Alvora për një periudhë njëvjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.

Ky vendim ka efekt të menjëhershëm”,-thuhet në vendim./CNA

 

 

 

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga