Vijon aksioni/ Objektet e fundit pa leje në Theth drejt shembjes
Sot vijon puna për shembjen e objekteve të fundit pa leje ...

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive.
Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Bulqizë, Mat, Rrogozhinë, Vorë, Tiranë, Vlorë, Kuçovë, Krujë, Librazhd, Prrenjas, Malësi e Madhe dhe Korçë.
Aktualisht mbeten aktive vatrat:
Qarku Dibër
Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh.
Me gjithë punën e bërë nga forcat operacionale në terren, nuk është arritur të vihet nën kontroll zjarri, pasi ka pasur shtrirje të madhe të vatrës. Territori i thepisur dhe era kanë ndihmuar zhvillimin e zjarrit. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 150 ha. Sot forcave u janë bashkuar edhe 100 forca nga FA.
Është riaktivizuar vatra e zjarrit në vendin e quajtur “Mali i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, Bashkia Bulqizë, i zhvilluar në drejtim të “Majës së Vlashes". Zjarri është zhvilluar në dy vatra ndihmuar nga temperaturat e larta dhe era.
Vijon operacioni për izolimin e vatrës në fshatin Arras, njësia administrative Arras, Bashkia Dibër. Forcat po punojnë për të shmangur rrezikun për banesat, pasi era ndihmon përhapjen e flakëve drejt fshatit Shumbat të njësisë administrative Sllovë.
Qarku Fier
Në fshatin Drenovë, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër, pati një riaktivizim të vatrës së zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Gjatë natës, vatra e zjarrit ka përparuar në thellësi të masivit pyjor, duke marrë një shtrirje edhe më të gjerë. Sot ka filluar operacioni me 13 forca nga MZSH Mallakastër, 15 forca bashkiake dhe 30 forca nga FA.
Kryesisht zjarret janë regjistruar në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, ku si pasojë janë djegur më shumë se 292 hektarë sipërfaqe, mbi 1000 rrënjë kumbulla, qershi e ullinj.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 36 automjete zjarrfikëse dhe 394 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 130 efektivë dhe 1 helikopter.
Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje t? dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të lokalizuara.
Sa u përket zjarreve në pyje sot pritet nivel rreziku “I LARTË” në qarqet Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat dhe Gjirokastër, nivel rrezik “I MODERUAR” në të gjitha qarqet e tjera.
I gjithë sistemi i mbrojtjes civile vijon të jetë në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri të plotë për ndërhyrje të shpejtë./ CNA
Sot vijon puna për shembjen e objekteve të fundit pa leje ...
Ish-ministri Ilir Beqaj është shtruar në QSUT pasi ka pasu...
Një grup banorësh nga Mirdita u nisën drejt Thethit, në sh...
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për ish-kryebashki...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Analisti Fatos Lubonja rrëfeu sot mbi fillimet e tranzicio...
Mes debatesh dhe përplasjeve me pronarët për shkak të një ...
Pickimet te fëmijet nga kafshët helmuese këtë vit kane qën...
Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj ka reaguar këtë të h...
Eksperti i ekonomisë, Arben Malaj, ka ndarë sot një reagim...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj komentoi sot mbi sig...
Në rrugën 'Sami Frashëri', pranë sheshit 'Wilson' në kryeq...
Gjykata e Posaçme ka shpallur sot fajtor dhe ka dënuar me ...
Drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici, ka folur pas konf...
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 vatra zjarri, n...
Në fshatin Drenovë të Mallakastrës është regjistruar një v...
Erinda Ballanca, e cila qëndron në krye të institucionit t...
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato në fjalën e...
Sot është prezantuar vëllimi i dytë i udhërrëfyesit për Ju...
Gjykata e Posaçme ka liruar nga paraburgimi ish-shefin...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...