Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 vatra zjarri, nga të cilat 5 janë ende aktive dhe 1 është nën monitorim.
Këto vatra janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Bulqizë, Rrogozhinë, Kavajë, Vlorë, Himarë, Selenicë, Librazhd, Malësi e Madhe, Mallakastër dhe Mirditë.
Aktualisht mbeten aktive këto vatra:
Qarku Dibër
- Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, ka vijuar puna për shuarjen e një zjarri në sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh.
Është riaktivizuar vatra në “Mali i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, që po përhapet drejt “Majës së Vlashës”. Zjarri, i favorizuar nga temperaturat e larta dhe era, është zhvilluar në dy vatra. Në terren ndodhet Shërbimi Vendor i MZSH i bashkisë Bulqizë me 8 efektivë, por pavarësisht përpjekjeve, situata ende nuk është vënë nën kontroll. Nuk ka rrezik për banesa.
Në fshatin Sinë e Sipërme, njësia administrative Arras, bashkia Dibër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll dushku. Në vendngjarje ndodhen 5 efektivë të MZSH Dibër dhe 6 forca bashkiake, të cilët po punojnë me pompa shpine dhe mjete rrethanore në një terren të vështirë. Deri tani janë djegur rreth 4 ha pyll dhe puna për shuarjen e zjarrit po vazhdon edhe sot.
Qarku Tiranë
Vazhdon puna për shuarjen e zjarrit të rënë më 10.07.2025 në fshatin Zambishë, i cili u përhap në fshatrat Okshtun, Levonje, Himenrajë, Memollaj, Thertor, Koçaj, Sheshaj, Brendaj (njësia administrative Lekaj dhe Sinaballaj, bashkia Rrogozhinë).
Mbrëmë, zjarri mori përmasa të mëdha, veçanërisht në fshatrat Thartor, Sheshaj, Prendaj dhe Dakaj, duke kërkuar ndërhyrje nga ajri me dy helikopterë të Forcave të Armatosura, të cilët ndihmuan në fikjen e disa vatrave që rrezikonin banesa, ullishte dhe pyje me pisha.
Në terren punuan forcat zjarrfikëse të bashkisë Rrogozhinë me 6 automjete, 30 efektivë, 20 punonjës të shërbimeve bashkiake, 20 banorë të zonës dhe dy helikopterë të FA-së. Deri tani janë djegur rreth 80-90 ha shkurre dhe ferra si dhe mbi 70 rrënjë ullinj të rinj dhe shekullorë.
Qarku Fier
Në fshatin Drenovë, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Si pasojë janë djegur rreth 2.5 ha dhe rreth 250 rrënjë ullinj. Sot është riaktivizuar një vatër, ku po operojnë me pompa shpine dhe mjete rrethanore forcat e MZSH dhe strukturat bashkiake.
Në monitorim:
Qarku Elbasan
Në “Mal Plak”, njësia administrative Polis, bashkia Librazhd, zjarri në një sipërfaqe pyjore ka intensitet të ulët dhe është nën monitorimin e strukturave vendore.
Zjarret janë regjistruar kryesisht në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, duke shkaktuar djegien e mbi 107 hektarëve dhe rreth 100 rrënjë ullinj. Në fshatin Dragovoje, bashkia Malësi e Madhe, janë djegur edhe 3 objekte që shërbenin për mbajtjen e bagëtive të imta.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 25 automjete zjarrfikëse dhe 305 forca operacionale. Gjithashtu, Forcat e Armatosura kontribuan me 30 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë.
Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje të lokalizuara në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër.
Për zjarret në pyje, sot pritet rrezik “I LARTË” në qarqet Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë dhe Gjirokastër, dhe rrezik “I MODERUAR” në qarqet e tjera.
Në disa qarqe pritet rrezik i lartë vetëm në zona të lokalizuara: Shkodër (jug), Durrës (verilindje) dhe Vlorë (veri). Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.
Strukturat e mbrojtjes civile mbeten të angazhuara pa ndërprerje për koordinimin dhe ndërhyrjen në kohë për shuarjen e çdo vatre zjarri. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të njoftojnë menjëherë autoritetet në rast se konstatojnë zjarre në terren./ CNA
Në fshatin Drenovë të Mallakastrës është regjistruar një v...
Erinda Ballanca, e cila qëndron në krye të institucionit t...
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato në fjalën e...
Sot është prezantuar vëllimi i dytë i udhërrëfyesit për Ju...
Gjykata e Posaçme ka liruar nga paraburgimi ish-shefin...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj, në fjalën e tij gj...
Si dikur, të ulur këmbëkryq para Kishës simbol të Thethit,...
Një lëkundje tërmeti është regjistruar paraditen e sotme n...
Në janar të këtij viti, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Ka...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me anë të një njoftimi...
Një ditë më parë Policia e Shkodrës mohoi të jetë hedhur m...
Policia ka dalë me njoftimin zyrtar në lidhje me ndarjen n...
Ish-ambasadori gjerman, Werner Daum, është ndarë nga jeta ...
Gjykata ka lënë në burg 7 personat e arrestuar pas një ope...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se një tjetër sipërf...
IKMT edhe këtë të shtunë ka vijuar me prishjet e ndërtimev...
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, në nj...
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri, n...
Të tjera emërime janë bërë në Komisiariatet e vendit. Kom...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...