
Në mes të vapës kur halli i të gjithëve është mungesa e oreksit u shfaq sërish ai, Erioni. Kësaj radhe kishte mbështetur celularin në ekranin e kompjuterit, kishte sistemuar 2 copa buke dhe... aksion.
Megjithëse dukej sikur sulmi i radhës drejtohej kundra administratës tatimore, nëse e analizon temën me të cilin mbajti referatin e radhës Erioni, e kupton që tema nuk ka lidhje me tatim-taksat.
Erioni kërkoi që tatimet të verifikojnë cilësinë e bukës? Dmth të blinin bukë dhe pasi ta linin të zbuluar në ballkon për 24 orë, të verifikonim nëse do ishte bërë dru apo rërë.

Administrata tatimore nuk teston cilësinë e ushqimeve. Nuk e bën dot megjithëse të gjithë ata që punojnë në tatime hanë bukë.
Administrata tatimore, kontrollon pagesën e detyrimeve tatimore dhe për këtë qëllim sigurisht verifikon çdo faturë deri tek blerja e lëndës së parë.
Mbase kjo protesta më e fundit e Erionit për cilësinë e bukës, erdhi rastësisht pak ditë pasi kryeministri Rama ka njoftuar riorganizimin e inspektoriateve dhe si pjesë e këtij riorganizimi edhe të Autoritetit të Kontrollit Ushqimor.
Por fakti që Erioni ngatërron inspektorët e tatimeve me inspektorët e ushqimit nuk ngatërron njeri.
Ekspozeja dhe testimi live i dy lloje buke, nëse nuk është vetëofrim i Erionit për poste ministrore që lidhen me sigurinë ushqimore, nëse nuk është kërkesë e një grupi brenda mazhorancës për thelën e pushtetit që kalon nga agjencia e pritshme e sigurisë ushqimore, nëse nuk është gjobë për tregtarët e miellit, është populizëm i rëndomtë me bukën e gojës së njerzve pa pushtet.
Nëse kjo beteja e Erionit do ishte serioze, atëherë ajo nuk mund të kalonte nga faqja e tij e Facebook, por nga zyrat e shtetit ku pushtetin e gëzon partia e Erionit.
Deputet Erioni, mininalisht në emër të kauzës për mbrojtjen e konsumatorit, (që ai e reklamoi si tallje me taksat e rigonit), duhet të na kishte treguar edhe se tek cili dyqan e kishte blerë bukën që konsumoi live dhe i patrazuar.
Më pas duhet edhe mos të kishte bërë sikur ngatërrohej duke u kërkuar llogari tatimorëve të rigonit.
Lënda e parë për prodhimin e bukës quhet miell i nderuar deputet, nuk quhet akcizë.
Ndaj duhet të tregosh se cili është dyqani që të shiti atë bukë që konsumove live. Nëse di edhe se cilët janë furnitorët e atij dyqani, bën mirë ta thuash edhe këtë.
E nëse nuk e bën, mbetet shumë e dyshimtë buka që ha shpesh live./ CNA
Një polic godet me shpullë një kamarier 18-vjeçar. Fadroma...
Plutarku rrëfen në “Jetët paralele” se Cezari vendosi ...
Situata në Theth është një shembull tipik i zhvillimit të ...
“Po qe se kanibalët do të përdornin pirunj, a do të mund...
Ky shkrim i Erion Veliajt për gazetën "Tema" dhe Mero Baze...
Dje, Bashkimi Europian vendosi përfshirjen e Ukrainës dhe ...
Një nga shprehjet më të njohura të Sun Tzu në “Arti i luft...
Lufta në Kosovë kishte përfunduar, duhet të ketë qenë pran...
Ish-kryeministri Albin Kurti nuk është i vetmi që u mashtr...
Ngjarjet e fundit në bashkinë e Tiranës, pas atyre që nisë...
Askush më shumë se qytetarët, ata që në gjuhën specifike e...
Politika shpesh përçan dhe vendimmarrja publike perceptohe...
Pak ditë më parë, Këshilli i Europës përcaktoi qartë se gj...
Paraprakisht, më duhet të konfirmoj se nuk kam kurrsesi pa...
Nga Iris BEQIRI 9 shkurti i këtij viti nuk ishte vetëm di...
Në një klimë politike shpeshherë të mbingarkuar me përplas...
Ka ardhur koha, madje jemi të vonuar, që mediat apo gazeta...
Dje ‘Kapitali’ publikoi një investigim për rimbursimet fik...
1924-2025, 101 vjetori i shtetit, ende paformimit shqiptar...
Kur skllavëria politike maskohet si dashuri për demokracinë,...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...