Nga Erion Veliaj/ Kur Meros i mbetet Derri Maç në dorë
Ky shkrim i Erion Veliajt për gazetën "Tema" dhe Mero Baze...

“Po qe se kanibalët do të përdornin pirunj, a do të mund të thoshim se ata kanë shënuar një lloj përparimi, janë evoluuar?”
Përgjigjia në lidhje me këtë pyetje të një poeti të shquar polak, në mënyrë spontane mund të ishte: “Varet se nga çfarë këndvështrimi, apo nga ana e kujt e sheh!”
Nga ana e kanibalit, natyrisht që përbën përparim. Pasi përmirëson mënyrën e të shijuarit të ushqimit dhe shmang kontaktin dramatik të duarve e gojës me mishin e njeriut teksa e shqyen.
Por nga ana e viktimës, kam shumë dyshim se do të ekzistonte një vlerësim pozitiv në lidhje me këtë fakt.
Dhembja e padurueshme e therrjes, së bashku me mundësinë e fundit të tmerrshëm do të peshonte shumë më tepër në vlerësimin e situatës, sesa mënyra moderne e trajtimit të këtij akti kriminal e po aq barbar.
E njëjta gjë edhe me mediat dhe rolin e tyre gjatë kësaj periudhe. Në kulmin e sezonit turistik mbizotërojnë lajmet e disa faqeve apo portaleve, që çdo ditë shfaqin me zell të tepruar çmime skandaloze, postime anonime për fatura të kripura, sjellje të padenja, por edhe të njëjtat pamje: një qese plastike në trotuar, një gropë në rrugë, pak ose shumë pluhur në ajër apo trafik të rënduar në mes të korrikut.
Dhe me një frymë e shesin si “gjendje alarmi” dhe “emergjencë civile”!
Nuk shohin më tej se hunda e tyre, ose më saktë, më tej se klikimet që ndotin po aq ose edhe më shumë se plehrat që denoncojnë.
A ka probleme Vlora? Patjetër që po, madje probleme të mprehta, të cilat duan zgjidhje dhe punë të vazhdueshme.
Po a janë ndalur ndonjëherë të shohin sa tonë mbetje pastrohen çdo ditë nga punonjës që nisin ditën para agimit?
Sa rrugë mbahen funksionale përkundër fluksit të jashtëzakonshëm të turistëve?
A i ka interesuar ndonjëherë që ky qytet, në pak javë, ka katërfishuar popullsinë dhe sërish funksionon pa u përkulur?
A e kanë ngritur ndonjëherë zërin të ndërgjegjësojnë qytetarët që ambientin ta mbajnë pastër e plehrat t'i hedhin në vendet e duhura, oraret e caktuara dhe brenda koshave?
Apo vetëm denoncimi dhe negativiteti ka vlerë?
Në një shoqëri ku komunikimi është bërë më i shpejtë se mendimi dhe opinioni shpesh zë vendin e fakteve, manipulimi, shpifja dhe urrejtja po fitojnë gjithnjë e më shumë terren duke u kthyer në një "argëtim" publik, që kalon pa pasoja.
Shpejtësia e informacionit nuk ndihmon përpunimin e tij, por reagimin. Mendimi shndërrohet në përgjigje, një lëvizje kompulsive nga një stimul në tjetrin, pa asnjë hapësirë të ndërmjetme për sintezë.
Sensacioni vlerësohet më shumë se sinqeriteti. Një lajm i rremë, një akuzë e pabazë, apo një koment ofendues, marrin më shumë vëmendje sesa një e vërtetë e thjeshtë dhe e ndershme. Kjo krijon një precedent të rrezikshëm ku urrejtja përhapet, ngaqë shoqëria e shpërblen atë me klikime, komente dhe vëmendje.
Nga ana tjetër anonimiteti i portaleve dhe rrjeteve sociale krijon një ndjesi false lirie. Kur dikush nuk duhet të mbajë përgjegjësi për fjalët apo veprimet e veta, ndjesia e kontrollit moral fillon të zbehet.
Njerëzit ndihen më të fuqishëm kur nuk shihen, nuk gjykohen, dhe nuk përballen me pasojat e asaj që thonë. Ata ndihen "të sigurt" për të nxjerrë jashtë inatet, komplekset dhe xhelozitë e tyre me një mesazh, një koment, një insinuatë, një postim “të revoltuar”!
Në vend që të ngrenë zërin për të mbështetur përmirësimin, preferojnë të gërmojnë vetëm aty ku duken shenjat e lodhjes, si të ishin të uritur për dështime!
Kjo nuk është gazetari. Është keqdashje e maskuar si vëmendje qytetare.
A janë ndalur ndonjëherë këto portale apo faqe online të ndërgjegjësojnë qytetarët që të mos ndotin; të jenë të përgjegjshëm; të respektojnë ligjin, komunitetin? Të duan qytetin?
Shumë rrallë ose aspak! Sepse qyteti nuk u dhemb. U interesojnë vetëm gjobat, fama, klikimet, manipulimi i opinionit publik!
Dhe sulmi ndaj institucioneve dhe drejtuesve të tyre.
Të duash qytetin do të thotë edhe të shohësh përpjekjen, të pranosh sfidat e një realiteti dinamik, të kritikosh kur duhet dhe të nderosh kur punohet.
Sepse qyteti nuk ka nevojë për gjyqtarë virtualë që zbresin vetëm për të bërë zhurmë. Ka nevojë për qytetarë që shohin, kuptojnë dhe kontribuojnë.
Vlora nuk ndërtohet me rënkime virtuale, por me duar që punojnë!
Bëhu pjesë e zërit që ndërton dhe shëron, ose t’i nënshtrohemi përfundimisht heshtjes që lejon urrejtjen të zërë vendin e së vërtetës.
Nëse do ta duash, thuaje të vërtetën! Të plotë!/ CNA
Ky shkrim i Erion Veliajt për gazetën "Tema" dhe Mero Baze...
Dje, Bashkimi Europian vendosi përfshirjen e Ukrainës dhe ...
Një nga shprehjet më të njohura të Sun Tzu në “Arti i luft...
Lufta në Kosovë kishte përfunduar, duhet të ketë qenë pran...
Ish-kryeministri Albin Kurti nuk është i vetmi që u mashtr...
Ngjarjet e fundit në bashkinë e Tiranës, pas atyre që nisë...
Askush më shumë se qytetarët, ata që në gjuhën specifike e...
Politika shpesh përçan dhe vendimmarrja publike perceptohe...
Pak ditë më parë, Këshilli i Europës përcaktoi qartë se gj...
Paraprakisht, më duhet të konfirmoj se nuk kam kurrsesi pa...
Nga Iris BEQIRI 9 shkurti i këtij viti nuk ishte vetëm di...
Në një klimë politike shpeshherë të mbingarkuar me përplas...
Ka ardhur koha, madje jemi të vonuar, që mediat apo gazeta...
Dje ‘Kapitali’ publikoi një investigim për rimbursimet fik...
1924-2025, 101 vjetori i shtetit, ende paformimit shqiptar...
Kur skllavëria politike maskohet si dashuri për demokracinë,...
Nga Iris BEQIRI Ngjarjet e fundit në vend kanë rikthyer e...
Kurrkush nuk e ka menduar se vjen një ditë e Thethi, fshat...
Në dhjetor të 1990, një grup studentësh që mendonin se kis...
Na ishte njëherë një vend me bukuri natyrore që Zoti i...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...