Thethi dhe Modeli si duhej zhvilluar!
Situata në Theth është një shembull tipik i zhvillimit të ...

Plutarku rrëfen në “Jetët paralele” se Cezari vendosi të divorcohej nga gruaja e tij Pompeia, jo sepse ishte provuar se ajo kishte bërë diçka të pahijshme, por sepse u përfshi në një skandal që cenonte perceptimin mbi pastërtinë e saj morale. Cezari tha: “Gruaja ime nuk duhet vetëm të duket e pastër, duhet të jetë e tillë.”
Dhe kjo është një thënie që Historia e ka ruajtur jo pa arsye!
Në thelb, kjo thënie e lashtë nuk flet për martesën apo për gratë, por mbart një mesazh të fuqishëm për integritetin dhe standardet morale që duhet të ketë dikush, veçanërisht kur është pjesë e jetës publike që ndodhet në pozita publike. Ajo është një thirrje e qartë për integritet të brendshëm, jo vetëm për fasadën morale që shpesh shfaqet para publikut.
Nëse e vendosim këtë thënie në kontekstin e sotëm shqiptar, ajo rezonon thellë me gjendjen e politikës, drejtësisë dhe etikës publike.
Shqipëria është një vend në tranzicion të gjatë dhe të lodhshëm, ku reforma të rëndësishme janë ndërmarrë, por ku hijet e korrupsionit, klientelizmit dhe mungesës së transparencës vazhdojnë të ndjekin institucionet.
Në Shqipëri, sot më shumë se kurrë, kjo thënie tingëllon si një apel i fortë ndaj atyre që mbajnë përgjegjësi publike: politikanëve, gjyqtarëve, prokurorëve, zyrtarëve të lartë, por edhe figurave të tjera me ndikim në jetën publike.
Në një vend ku perceptimi për korrupsionin mbetet i lartë, ku reforma në drejtësi ende lufton me hijet e së kaluarës, dhe ku shpeshherë forma ka më shumë peshë se përmbajtja, duket se jemi më të shqetësuar për mënyrën se si duken gjërat, sesa për atë se si janë në të vërtetë.
Shqipëria është vendi ku fasadat mbulojnë realitetin, është vendi ku “të dukesh i ndershëm” shpesh është më e rëndësishme sesa “të jesh i tillë”.
Njerëz që paraqiten si mbrojtës të ligjit, si zëra të pastërtisë morale apo si kampionë të reformave, që flasin për transparencë, betohen për ndershmëri e shfaqen në media me qëndrime morale të rrepta, ndërsa pas kamerave përfshihen në skandale, në lidhje me struktura korruptive e interesa oligarkike, konflikte interesi dhe vendime të diktuara nga interesa të ngushta personale apo klienteliste në kundërshtim me interesin publik.
Vetëm në aparencë gjithçka duket e rregullt: konferenca për media, mesazhe në rrjete sociale, etiketa morale. Por nëse i heqim shtresën e sipërme, zbulojmë një realitet shpeshherë shumë të ndryshëm.
Figura publike që shfaqen si "reformatorë", por që janë të lidhur pazgjidhshmërisht me oligarkinë apo me struktura të errëta të pushtetit.
Kjo vlen veçanërisht për politikën shqiptare, e cila ka krijuar një kulturë të të “dukurit ndryshe”, ku njerëzit flasin për transparencë, ndërsa punojnë në errësirë; flasin për drejtësi, ndërsa mbyllin pazare; flasin për interes publik, ndërsa mbrojnë interesat e një grushti të pasurish e të pushtetshmish.
Reforma në drejtësi u prezantua si një nga ndryshimet më të mëdha në historinë e shtetit shqiptar. Dhe me të drejtë.
Kjo reformë ishte dhe mbetet e nevojshme. Por, ajo që mbetet për t’u parë është nëse kjo reformë do të akrobatojë midis shpresës dhe cinizmit; personat që po udhëheqin këto ndryshime janë realisht të pastër, apo thjesht duken të tillë, realisht me integritet apo të shitshëm.
Edhe vetingu nuk është i pamposhtur, se janë përzgjedhur gjyqtarë e prokurorë që në letër i përmbushin kriteret, por që në jetën reale jetojnë me standarde të pajustifikueshme për rrogat që marrin.
Atëherë çfarë është: reformë apo riciklim?
Në Shqipëri, klasa politike është e kapur nga perceptimi, i cili është kthyer në mjetin më të fuqishëm për të mbijetuar politikisht.
Mjafton të kontrollosh mediat, të financosh propagandën dhe të ndërtosh një imazh. Por ajo që ndodh në prapaskenë është krejt tjetër: kontrata publike të dhëna në mënyrë selektive, investime të dyshimta, ligje të shkruara me dorën e oligarkëve, pasuri të paluajtshme që rriten në mënyrë të pashpjegueshme, kompani offshore dhe tenderë pa garë. Këto janë simptomat e një sistemi që është mësuar të duket i drejtë, por që rrallë është i tillë.
Ndërkohë integriteti i vërtetë ka rëndësi, sepse mungesa e tij e vërtetë po gërryen themelet e shoqërisë. Qytetarët kanë humbur besimin tek institucionet. Të rinjtë nuk besojnë se suksesi mund të vijë nga puna e ndershme.
Emigrimi nuk është vetëm ekonomik, është shpesh moral dhe psikologjik. Një vend ku nuk mund të besosh te drejtësia, politika apo shoqëria civile është një vend që e ka humbur shpresën për ndryshim.
Në këtë klimë mosbesimi, ka ardhur koha të ndalojmë së dhëni përparësi imazhit. Nuk na duhen më liderë që shfaqen si të pastër; na duhen njerëz që janë të tillë. Që kanë një jetë personale dhe profesionale që i qëndron nën mikroskop pa frikë.
Që nuk kanë nevojë për makineri propagandistike për të mbuluar gjurmët, që jetojnë me ndershmëri, që veprojnë me transparencë, që marrin vendime pa u ndikuar nga interesa të jashtme dhe që moralin e kanë busull, jo maskë.
Në fund të fundit, “gruaja e Cezarit” është një metaforë për të gjithë ata që kërkojnë të jenë në pozita publike. Nëse duan të udhëheqin, duhet të kuptojnë se nuk mjafton të luajnë rolin e të ndershmit, duhet ta jetojnë atë ndershmëri.
Në një vend si Shqipëria, ku plagët e tranzicionit ende nuk janë mbyllur, ku lufta për drejtësi është ende në zhvillim, vetëm integriteti i vërtetë mund të sjellë shpresë dhe besim të qëndrueshëm tek institucionet.
Nëse duam të ndërtojmë një shoqëri funksionale, atëherë duhet të kërkojmë standarde më të larta. Të mos kënaqemi me dukjen. Të kërkojmë llogari për atë që ndodh pas dyerve të mbyllura.
Në fund të fundit, ashtu si Cezari, edhe ne kemi të drejtë të kërkojmë që ata që na përfaqësojnë të jenë jo vetëm të pastër në pamje, por të tillë në thelb. Përndryshe, do të vazhdojmë të jetojmë në një shoqëri ku e vërteta është gjithmonë nën dyshim dhe drejtësia është gjithmonë një iluzion.
Dhe kjo, në thelb, është mënyra më e sigurt për të dështuar si shoqëri./ CNA
Situata në Theth është një shembull tipik i zhvillimit të ...
“Po qe se kanibalët do të përdornin pirunj, a do të mund...
Ky shkrim i Erion Veliajt për gazetën "Tema" dhe Mero Baze...
Dje, Bashkimi Europian vendosi përfshirjen e Ukrainës dhe ...
Një nga shprehjet më të njohura të Sun Tzu në “Arti i luft...
Lufta në Kosovë kishte përfunduar, duhet të ketë qenë pran...
Ish-kryeministri Albin Kurti nuk është i vetmi që u mashtr...
Ngjarjet e fundit në bashkinë e Tiranës, pas atyre që nisë...
Askush më shumë se qytetarët, ata që në gjuhën specifike e...
Politika shpesh përçan dhe vendimmarrja publike perceptohe...
Pak ditë më parë, Këshilli i Europës përcaktoi qartë se gj...
Paraprakisht, më duhet të konfirmoj se nuk kam kurrsesi pa...
Nga Iris BEQIRI 9 shkurti i këtij viti nuk ishte vetëm di...
Në një klimë politike shpeshherë të mbingarkuar me përplas...
Ka ardhur koha, madje jemi të vonuar, që mediat apo gazeta...
Dje ‘Kapitali’ publikoi një investigim për rimbursimet fik...
1924-2025, 101 vjetori i shtetit, ende paformimit shqiptar...
Kur skllavëria politike maskohet si dashuri për demokracinë,...
Nga Iris BEQIRI Ngjarjet e fundit në vend kanë rikthyer e...
Kurrkush nuk e ka menduar se vjen një ditë e Thethi, fshat...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...