
Menjëherë pasi në media u prezantua draft-Kodi i ri Penal, nga Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, kreu i grupit të punës Arben Rakipi, një grup tjetër ekspertësh në fushën e drejtësisë, i pari që doli publikisht si një marionetë kundër draft-Kodit ishte Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela.
Ai u distancua nga draft-Kodi, tha se nuk kishte përfaqësues, se nuk ishte përfshirë. Komentoi ashpër draft-Kodin.
Në fakt, është e çuditshme dalja e Olsian Çelës, megjithëse në shumicën e opinionit publik dhe mediatik, ai shihet qartazi si një njeri i afërt i Erion Veliajt, nëpërmjet lidhjeve të treta. Kjo edhe për shkak të takimeve të shumta që Olsian Çela ka pasur vitin e shkuar me kryebashkiakun e Tiranës, i cili në atë kohë hetohej nga SPAK-u. I urdhëruar nga Veliaj?!
Olsian Çela “kërcet” te dalja e tij dhe te sulmi që i bën draft-Kodit. Ai është një dokument pune që duhet diskutuar e duhet përmirësuar dhe përpara se të dalë në një konferencë shtypi e të thotë se nuk ka pasur përfaqësues, pra të gënjejë publikisht, Olsian Çela duhet të bënte veprime të tjera.
Drejtuesi i një institucioni serioz, siç është Prokuroria e Përgjithshme apo vetë Prokurori i Përgjithshëm, menjëherë sapo merr draft-Kodin, nuk ka pse del e gënjen publikisht, kur në fakt ka pasur përfaqësuesin e tij, Kujtim Lulin, me detyrë Shef i Sektorit të Koordinimit, Studimeve dhe Integrimit.

Nga ana tjetër, pasi e merr draft-Kodin dhe nuk është dakord me 50, 70 apo 100 nenet e tij, krijon një grup pune dhe bën vërejtjet e tij, komentet përkatëse për çka nuk është dakord, arsyet, krahasimi me legjislacionin e BE-së, me vendet e rajonit, duke u përshtatur edhe me realitetin shqiptar.
Përfshihet për ta bërë më të mirë, por Olsian Çela doli publikisht dhe tha se nuk kishte pasur përfaqësues të tijët dhe u distancua, kur në fakt duhet të përfshihej brenda.
Çfarë e kthen Olsian Çelën në një marionetë kundër draft-Kodit?!
Cila ishte arsyeja aq e fortë që detyroi Prokurorin e Përgjithshëm apo e detyroi mendjen e tij që të dilte në një konferencë shtypi kur kishte kohë, apo gjatë të gjithë mandatit që sa është zgjedhur, mund ta kemi parë shumë pak herë?!
Për çfarë doli Olsian Çela, kur si një drejtues normal i një institucioni duhet të përfshihej qoftë edhe një grup pune e duke bërë komente. Ndërsa ai doli në konferencë, u distancua dhe tani ndoshta i bën komentet për t’ia çuar ekspertëve, duke kundërshtuar le të quajmë ‘problematikat’ që ka ky draft-Kod.
Atë që duhet ta bënte në fund, Olsian Çela e bëri në fillim sepse komentet e tij dhe kritikat që mund të kishte, grupi i ekspertëve mund t’i pranonte të gjitha ose pjesërisht. Më pas do të ketë tryeza ku do të jenë pjesë edhe ekspertë të BE-së. OSBE tha se do të japë asistentën e vet dhe do të marrë pjesë.
Atëherë, pse duhet të dilte në konferencë shtypi Olsian Çela, kur më parë duhet të bente kritikat që kishte, propozimet për ndryshime? Ato mund të pranoheshin dhe mund të mos kishte kurrë konferencë shtypi.
Cila është arsyeja? Kush e urdhëroi?
Pse Olsian Çela doli në konferencë shtypi duke u sjellë si një marionetë kundër një draft-Kodi të ri Penal, megjithëse Prokurori i Përgjithshëm është i vetëdijshëm se Shqipëria ka nevojë për një kod të ri penal dhe se kjo duhet bërë brenda vitit 2026 sipas direktivave që jepen nga Bashkimi Europian.
Akuzat për formulimet e draftit të Kodit të ri Penal ndaj ...
Kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në burgun e Du...
Një grup ekspertësh, pa asnjë diskutim nga më të mirët në ...
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet ...
Avokatët “spektakolarë” të Erion Veliajt, “armikun” kryeso...
Java ka pasur zhvillime të vrullshme në Ukrainë. Për ata q...
Në media dje “rrodhi” informacioni nga njerëzit afër Erion...
SPAK-u është kthyer tashmë në institucionin më të sulmuar ...
Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani janë dy personazhe që jan...
Pak ditë kanë kaluar nga dita kur KED, e drejtuar nga ...
Erion Veliaj ka publikuar sot një qëndrim të avokatëve të ...
Prokurorë dhe gjyqtarë të shumtë në SPAK apo GJKKO, në...
Kjo bisedë imagjinare vjen pas publikimit në një media...
Gazetaria në Shqipëri ka shumë probleme. Vetë pronarët...
nga Elvi FUNDO Në betejën për rinumërimin e votave për ll...
Nga Elvi Fundo Rreth 25 milionë euro u investuan për një ...
Nga CNA u paralajmërua se çfarë do të ndodhte me Erion Vel...
Nga Elvi Fundo Kryeministri Edi Rama, përmes një pos...
Opozita vazhdon që pas zgjedhjeve të 11 majit të bëjë poli...
Partia Demokratike ka filluar një maskaradë në KQZ dhe KAS...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...