
Mbrojtja ligjore, përballja me drejtësinë, është një zgjidhje e individëve që akuzohen dhe Erion Veliaj ka zgjedhur një studio ligjore megjithëse është në konflikt interesi. Studioja ligjore që mbron Erion Veliajn me vetë klientin e saj.
Kjo për vetë atë që CNA ka raportuar më përpara, sepse një nga akuzat që ka marrë tashmë kryebashkiaku i Tiranës, pas një vendimi të Gjykatës Administrative, ka ardhur pikërisht nga drejtuesja, aksionerja e studios ligjore që mbron Erion Veliajn dhe është në këtë shkrim që mund ta lexoni (KËTU).
Studioja ligjore ka zgjidhjet e saj, por mënyra se si po komunikohet, po raportohet, po bëhet dhe qesharake. Ne e ironizuam duke thënë se Erion Veliaj kërkonte akullore, me postimin dhe reagimin që bëri një ditë më parë. Ishin të qarta pikat. Avokatët e zotit Veliaj thoshin se klienti nuk mund t’i aksesojë aktet sepse janë dhënë në USB.
Në fakt, lind pyetja: Kur e morën USB-në dhe aktet avokatët e Veliajt?! Sepse ato janë dokumente të skanuara që janë dhënë në një USB, për shkak se numri i faqeve shkon në 60 mijë, sipas asaj që kanë raportuar mediat. Pas një muaji e një jave u kujtuan avokatët e Veliajt të raportojnë për USB-në. A e kanë marrë USB-në me procesverbal? A kanë ndonjë ankesë në këtë procesverbal, që nuk janë dakord t’i marrin me USB, duhen dhënë dhe të printuara, në formë hardcopy siç quhet?
Dje na thoshin se nuk mund t’i aksesojë Erion Veliaj. Po një muaj e pak ditë, avokatët pse nuk ia printuan klientit të tyre? Ose pse nuk i dërguan një kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve apo drejtorit të burgut përkatës, të aksesohej me një kompjuter, zoti Veliaj, ku të ishte vetëm programi Word, PDF për të lexuar aktet përkatëse me USB? A e kanë bërë këtë veprim? Që të na tregojnë se janë seriozë dhe jo për të qeshur. Se është qesharake, tallëse, fyese.
Ndoshta zotit Veliaj i duket mirë kjo lojë dhe shpreson që do t’ia dalë në Strasburg, po Strasburgu nuk e shpëton dot nga burgu, apo vendimi që do të japë gjykata shqiptare. Strasburgu mund të kapë ndonjë procedurë, por a është procedurë dhe gabim ligjor fakti që aktet janë dhënë me USB dhe pas një muaji e disa ditësh dalin avokatët dhe thonë nuk i akseson dot klienti?! Po atje i kanë dokumentet, në USB, të shkonin t’i printonin. Sepse paguhen qindra e mijëra euro për mbrojtjen e kryebashkiakut të Tiranës. T'ia japin shërbimin klientit të tyre, t’ia çojnë dokumentet ashtu siç duhet. Kanë më shumë se një muaj e një javë që i kanë marrë.
Pse tallen me klientin e tyre?! Pse bëhen qesharakë dhe thonë se ai nuk i akseson dot?! Pse nuk i printuan këta avokatët ato dokumente dhe t’ia çonin me kuti apo të kërkonin kompjuterin?! Pse nuk e bënë këtë veprim? Se në Strasburg nuk ka budallenj.
E dyta, që i bën qesharakë, është fakti që thonë pse nuk pranohen avokatët e huaj. Po studioja ligjore e Erion Veliajt dhe vetë kryebashkiaku duhet t’i dinë mirë kufizimet ligjore që ka mbrojtja. Mbrojta mund të bëhet nga vetëm dy avokatë. Pse Erioni duhet të ketë 3, 4, 5, 6, 7, 8... 10? Ka dy, i ka me prokurë, janë të dy atje. Artur Selmani dhe Ermir Beta. Janë dy avokatë, tani do një të tretë apo të katër nga SHBA apo Britania.
S'ka, nuk e lejon ligji! A ka një zgjidhje? Patjetër. Mundet një nga avokatët të japë dorëheqjen, shkohet me autorizim dhe vihet një avokat i huaj, por prapë, sipas ligjit, duhet të jetë i një vendi të BE-së. Britania e Madhe nuk është në BE, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë në BE. Pra, avokatë nga këto dy vende nuk mund të vijnë. Mund të regjistrohet një avokat amerikan në një studio ligjore europiane dhe mund të vijë ta mbrojë Veliajn. Por prapë njëri nga avokatët e Erion Veliajt duhet të largohet.
Sepse të dyja janë shumë qesharake, se avokatët e dinë, por duket qartë që më shumë se “po i vënë vetulla, po i nxjerrin sytë” kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke përmendur shpesh dhe fjalinë: pengohet në ushtrimin e tij të detyrës. Në cilin ushtrim detyre? Në atë që prishte provat me Klotilda Bushkën?
Atë që sulmonte nga burgu prokurorët me “fake news”? Cilën? Të na thonë avokatët se deri tani janë katandisur tek USB-ja dhe atë e nxorën si argument pas një muaji e më shumë ditë. Ndërkohë që përsërisin të njëjtën retorikë, “s’lejohet avokati i huaj, padrejtësisht” dhe “padrejtësisht nuk lejohet të shkojë në punë”.
Erion Veliaj nuk mund të shkojë në punë se ka vendim gjykate nga fakti deri në Gjykatën e Lartë, që ndodhet në qeli. Gjithashtu ka një ligj të shtetit shqiptar në lidhje me avokatët dhe këtë e di edhe studioja ligjore e zotit Veliaj.
Por kjo përsëritje e tyrja, duket një sallatë që e grijnë pa ndalim me shpresën se do t’i ndihmojë Strasburgu. Në fakt, asgjë s’po bëjnë, thjesht dhe vetëm po tregojnë se nuk kanë ndonjë aftësi të madhe në mbrojtjen e kryebashkiakut, i cili në fakt shpeshherë duket qesharak me këto postime dhe qëndrime.
Qëndrime që ndonjëherë bëjnë për të qeshur dhe mbetjen mediatike të Erion Veliajt, Mero Bazen, aq sa në reagimin e fundit të kryebashkiakut të Tiranës nuk e shkroi dot një editorial.
Aq budallallëqe i janë dukur ato që janë shkruar sa e ka kaluar duke heshtur edhe pse ka shkruar më parë mashtrime publike për prokurorët./CNA
Zgjedhjet e 11 majit 2025 nuk sollën legjitimitet për qeve...
Erion Veliaj ka dalë së fundi me një dokument publik, ...
Kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në qelitë e bu...
Një nga dosjet më të rëndësishme dhe një nga gurët e sprov...
Prokurori i SPAK-ut, Dritan Prençi, më shumë sesa në r...
Hetimet dhe arrestimi i Erion Veliajt janë një nga ngj...
Prej disa ditësh ka filluar një fushatë mediatike, duke sh...
"Hartimi i Kodit të ri Penal"Ky është togfjalëshi që nëse ...
Prej ditësh, ka shkrime, editoriale, qëndrime, se Erion Ve...
Menjëherë pasi në media u prezantua draft-Kodi i ri Penal, n...
Akuzat për formulimet e draftit të Kodit të ri Penal ndaj ...
Kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në burgun e Du...
Një grup ekspertësh, pa asnjë diskutim nga më të mirët në ...
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet ...
Avokatët “spektakolarë” të Erion Veliajt, “armikun” kryeso...
Java ka pasur zhvillime të vrullshme në Ukrainë. Për ata q...
Në media dje “rrodhi” informacioni nga njerëzit afër Erion...
SPAK-u është kthyer tashmë në institucionin më të sulmuar ...
Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani janë dy personazhe që jan...
Pak ditë kanë kaluar nga dita kur KED, e drejtuar nga ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...