Kurti: Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje, rezultati e dëshmoi qartë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka vazhdon të jetë aktive në prishjen e provave për dosjen e Erion Veliaj dhe Ajola Xoxës.
Siç edhe duket në foton e mbërritur në redaksinë e SYRI-t, Bushka është duke folur me avokatin e Ajola Xoxës, Ermir Beta, i cili bën pjesë e studios së Arben Rakipit.
Fotoja është bërë ditën e sotme në orën 13:05 minuta të mesditës së sotme pranë urës së Shallvareve në Tiranë.
Deputetja Klotilda Bushka akuzohet nga SPAK për prishje të provave dhe pengim të drejtësisë. Ajo akuzohet se ka ndërhyrë për të penguar hetimet e SPAK, duke intimiduar dëshmitarë dhe duke u marrë telefonat që të mos i dorëzonin në SPAK.
Sipas SPAK, dëshmitarja Ina Goxhaj, pas njoftimit për t'u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme ka realizuar disa takime me shtetasen Klotilda Bushka, Ajola Xoxa, apo edhe me disa avokatë.

Takimi i parë është zhvilluar me shtetasen Klotilda Bushka (të cilën e ka kushërirë) në datë 10.12.2024, në banesën e prindërve të Klotildës që ndodhet pranë Shkollës së Kuqe. Ka shpjeguar se në këtë takim i ka treguar Klotildës që e kanë thërritur në prokurori, dhe Klotilda e ka urdhëruar që të mohonte gjithçka gjatë pyetjes së saj.
Takimi i dytë është zhvilluar pasdite në datë 11.12.2024, në ambientet e një zyre avokatie, ku pikë kontakti për këtë takim ka shërbyer shtetasi Erald Ismaili i cili e ka telefonuar vetë shtetasen Ina Goxhaj. Në takim ka gjetur Klotilda Bushkën, dhe një djalë tjetër të cilin nuk e di kush është. Fillimisht, ka biseduar me Klotildën, për të cilën sqaron se ajo e mësonte se çfarë duhej të thoshte, gjërat që do të mohoheshin në mënyrë kategorike. Klotilda i ka treguar Inës se gjatë deklarimit duhej të thoshte që ajo (Ina) ishte nismëtare e projektit të dancit, por është marrë Harabeli me organizimin’
‘Shqetësimi tjetër i Klotildës lidhej me adresën e selisë së BYL-A, që s'duhet të dilte që ishte shtëpia e saj.
Po kështu, deklaruesja shpjegon se Klotilda i ka dhënë një dokument i cili shërbente për ndryshimin e adresës së qendrës BYL-A dhe i ka sugjeruar Inës që të deklarojë që ka qenë neglizhencë e saj mosndryshimi i adresës. Në këtë takim, është bashkuar edhe Ajola Xoxa, e cila i ka kërkuar Inës që t'ia dorëzonte telefonin dhe më pas e ka kontrolluar atë në lidhje me bisedat që kishte.
Ina Goxhaj ka deklaruar se nuk ka dashur që t'i jepte telefonin e saj të markës Samsung A35, por është ndjerë e detyruar nga Ajola Xoxa. Deklaruesja shpjegon se Ajola Xoxa ka lexuar komunikimet e zhvilluara ndërmjet saj (Inës) dhe Adela Kondakçiut, apo e dhe me Ketrina Brahon dhe ishte e shqetësuar, por Ina deklaron se personalisht nuk u ndie në faj pasi mesazhet ishin një e vërtetë e madhe. Deklaruesja shpjegon se Ajola, Klotilda dhe avokati morën vendimin që ajo (Ina) të pas i mos paraqitej në Prokurorinë e Posaçme. Deklaruesja shton se Ajola Xoxa më ka sjellë një telefon të ri të markës Iphone 12 dhe i ka thënë se telefonin e saj Samsung A35 do ta asgjesonin.
Po kështu, deklaruesja shprehet se avokatët ishin të shqetësuar pasi në Prokurori ishte paraqitur dhe Adela Kondakçiu. Duke nisur nga zgjatja e deklarimeve të kësaj shtetase, ata ishin në merak mos Adela kishte folur para hetuesve.
Deklaruesja shprehet se është larguar nga ky takim, për të vijuar takimin me Klotildën në banesën e prindërve të saj. Po kështu, shpjegon se Klotilda i ka thënë se nuk duhej të përmendte emrin e Ajolës apo të tregonte se si kishin funksionuar gjërat. Shpjegon se Klotilda i ka kthyer telefonin Samsung A35, me qëllim që të kopjonte të dhënat e nevojshme dhe t'ia kthente sërisht për asgjesim. Ina Goxhaj shpjegon se edhe në fakt kështu ka ndodhur. Në datë 12.12.2024, kjo shtetase deklaron se i ka dhënë Klotildës telefonin Samsung A35 me qëllim asgjesimin e tij. Shpjegon se sipas udhëzimeve të avokatit, Ajolës dhe Klotildës, ka lajmëruar oficerët se nuk mund të paraqitej në prokurori për arsye shëndetësore.
‘Takimi tjetër është zhvilluar në datë 14.12.2024, ditën e shtunë, në të njëjta ambiente. Shpjegon se në takim ishte Klotilda, Ajola dhe Avokati dhe ata dukeshin të shqetësuar se nuk kishin patur kontakte me Adelën, e cila një ditë më parë kishte qenë në Prokurori. Gjatë takimi, deklaruesja shpjegon se i është thënë që duhet të bënte rezistencë dhe të mos tregonte realitetin e situatës. Kjo shtetase deklaron se i kanë kërkuar që të mohonte çdo gjë në lidhje me Ajolën dhe Bylën etj.
Po kështu, Ina Goxhaj sqaron se gjatë këtij takimi i kanë bërë presion duke i thënë se në momentin që Ajola do të shkonte në deklarim, ajo do ta merrte vesh se çfarë kishte thënë Ina. I kanë thënë, që ata do e merrnin vesh se çfarë do të deklaronte dhe do rridhte informacioni, pasi kishin njerëz brenda Prokurorisë, dhe se do njiheshin me deklarimin e saj.
Edhe Greta Domi, shpjegon deklaruesja ishte mësuar nga ata se çfarë duhej të deklaronte, dhe pas deklarimit i kishte njoftuar mbi ecurinë. Në përfundim të takimin, i kanë kërkuar që pas deklarimit të saj, në orën 18:30 të paraqitej te zyrat e avokatit për të diskutuar për çfarë ishte pyetur.
Gjatë deklarimit të saj, kjo shtetase ka shpjeguar se ajo është bërë drejtoreshë ekzekutive e qendrës BYL-A, pas rekomandimit të Klotilda Bushkës, e që më pas bordi i BYL-A në atë kohë e miratoi. Shpjegon se organizata në vitet 2019-2021 ka qenë jo- aktive, për t'u riaktivizuar sërisht dhe ajo ka mbajtur postin e drejtoreshës deri në vitin 2023, kur u zëvendësua nga një vajzë me emrin Rea, të cilën e ka njohur në zyrat e qendrës Harabel. Shpjegon se është marrë vendimi që Rea të bëhej drejtoreshë, por nuk e di se kush e ka vendosur.
Ka shpjeguar se në momentin kur ka nisur angazhimin e saj te BYL-A, nuk kishte një zyrë fikse. Selia zyrtare e organizatës nuk ka qenë zyrë, ka qenë apartamenti i Klotildës./syri.net
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga burgu m...
Drejtoria e Përgjithsme e Burgjeve ka dhënë këtë pasdite n...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka reag...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku...
Kryeministri Edi Rama me anë të një video në rrjetet socia...
-Letër bashkëkombasve tanë nëpër botë- nga Agron Duka T...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi sot se Komisioni Rr...
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka dhënë një shpjegim ...
Ka një propagandë mediatike, kryesisht kuptohet ata të...
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit të Partisë So...
Socialistët “kanë rrahur” gjoksin duke thënë se merita u s...
Kryedemokrati Sali Berisha në konferencën e përjavshme...
Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ...
Një skandal ka ndodhur përpara SPAK-ut dy ditë më parë, ku...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka reag...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, njihet si një p...
SPAK dhe GJKKO i kanë kërkuar llogari Policisë së Shtetit ...
Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm kreun e grupit ...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja mbi përf...
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në televizionin "MCN"...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...