Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

-Letër bashkëkombasve tanë nëpër botë-
nga Agron Duka
Të dashur shqiptarë që jetoni e punoni jashtë vendit tuaj.
Të gjitha partitë janë duke kërkuar që ju të regjistroheni për të votuar në zgjedhjet e 11 majit. Të gjitha partitë po ju kërkojnë që ju të mbështesni kandidatët e tyre. Edhe ne si PAA po bëjmë të njëjtën gjë.
Por ju po shikoni se si, çdo ditë e më shumë, qeveria është duke intesifikuar takimet, koncertet, aktivitetet gjoja social-kulturore dhe ekonomike në qytetet ku ju punoni e jetoni, në mënyrë që të marrë votën tuaj.
Disa prej jush kanë ikur herët nga Shqipëria dhe janë integruar aty!
Disa kanë lindur aty dhe janë nënshtetas të huaj!
Disa vijnë rregullisht në Shqipëri, e disa më rrallë!
Shumë prej jush mund ta shikojnë Shqipërinë nga televizionet që numërojnë çdo ditë turistët në Rinas apo nga videoklipet që prodhon vetë qeveria, me dete, male, fusha e lëndina të bukura.
Disa prej jush mund të kenë harruar ç’do të thotë të shkosh në spital në Shqipëri!
Mund të kenë harruar ç’do të thotë të rritësh dhe shkollosh fëmijët këtu!
Mund të kenë harruar ç’do të thotë që një fëmijë që jeton në pallat të mos ketë një metër vend jashtë ku të lozë!
Mund të kenë harruar që këtu, për të punuar për shtetin dhe qeverinë, më shumë vlen rekomandimi i partisë në pushtet sesa diploma dhe aftësia profesionale.
E megjithë këtë, Shqipëria ka ndryshuar. Sot, në 2025 nuk është më Shqipëria e 2020-ës. Në 2020, nuk ishte ajo e 2015-ës dhe dhe në 2015 nuk ishte as ajo e 2010-ës e as ajo e 1997-ës.
Pra, Shqipëria nuk është ajo që keni lënë ju kur keni ikur!
Por shumica e këtij ndryshimi është falë punës, djersës dhe gjakut tuaj. E megjithë këtë, Shqipëria vazhdon të jetë vendi më i varfër i Europës.
Të dashur bashkëkombas, ne ju ftojmë të votoni!
Por, para se të votoni, kujtoni se ju vazhdoni ende të jenë kontribues shumë të rëndësishëm për familjet tuaja këtu.
Ju mbani me ushqime prindërit tuaj këtu, sepse 60% e të ardhurave mujore në Shqipëri shkojnë vetëm për ushqim dhe ata nuk ia dalin dot.
Ju mbani me ilaçe prindërit tuaj të moshuar, dhe ilaçet këtu janë më shtrenjtë se në Athinë, Romë e Milano.
Ju mbani me bukë e ilaçe prindërit e moshuar, sepse pensionet këtu janë më të ulëtat në Europë.
Para se të votoni, kujtoni se po të mos punoni ju atje, apo po të mos merrni rrugët e emigrimit sezonal për të punuar në fermat e grekëve e italianëve, mijëra familje këtu nuk do të sigurojnë dot as bukën e gojës.
Para se të votoni, kujtoni se të gjitha këto ndodhin në një vend ku qeveris një klasë politike e korruptuar zyrtarisht, deri në palcë, dhe që sot ju vjen duke tundur flamuj kuqezi, për t’ju kërkuar votën që të vazhdojë të qëndrojë në pushtet.
Përdoreni votën tuaj për ta ndryshuar këtë realitet.
Ndikoni tek prindërit tuaj këtu, që të mos lumturohen me lëmoshën që u japin njëherë në vit dhe një muaj para zgjedhjeve./CNA
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi sot se Komisioni Rr...
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka dhënë një shpjegim ...
Ka një propagandë mediatike, kryesisht kuptohet ata të...
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit të Partisë So...
Socialistët “kanë rrahur” gjoksin duke thënë se merita u s...
Kryedemokrati Sali Berisha në konferencën e përjavshme...
Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ...
Një skandal ka ndodhur përpara SPAK-ut dy ditë më parë, ku...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka reag...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, njihet si një p...
SPAK dhe GJKKO i kanë kërkuar llogari Policisë së Shtetit ...
Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm kreun e grupit ...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja mbi përf...
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në televizionin "MCN"...
Deputeti Agron Shehaj ka folur për dosjen e Veliajt dh...
Agron Shehaj dhe Andi Bushati janë përplasur për çësht...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbi hetimet që janë k...
Drejtuesi i fushatës së Presidentit Donald Trump do të...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur për zgjedhjet e 11 ma...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sot për koal...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...