E enjte intensive për Kuvendin/ Projektligje dhe 6 interpelanca me Ramën dhe ministrat
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, njihet si një person jokoherent në daljet e tij mediatike dhe sidomos për çështjet të cilat e cenojnë.
Një ndër qëndrimet më kontradiktore është mënyra se si e ka trajtuar Prokurorinë e Posaçme në diskursin e tij publik. Fillimisht i cilësoi prokurorët e SPAK-ut njerëz profesionistë dhe së fundi pasi u vu në pranga të njëjtët prokurorë arriti t’i quajë edhe perversë.
Shumë e thjeshtë, qëndrimet janë me dy standarde kur socialisti “i zjarrtë” pas drejtësisë së pavarur qëndron vetë në bankën e të akuzuarit.
Në 30 prill të 2024, Erion Veliaj u thirr në SPAK ku dëshmoi për rreth 7 orë në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës pas daljes nga SPAK-u deklaroi se ishte “me dy kolegë hetues” dhe se i falënderoi këta të fundit për profesionalizmin e treguar. Investimin në SPAK e cilësoi një investim për së mbari në Shqipëri. Ai nuk e pranoi se ishte nën hetim, por pretendoi se qëndroi për plot 7 orë me “kolegët” në cilësinë e personit në dijeni, edhe pse ishte vënë në dijeni se ishte nën hetim.
“Falënderoj kolegët e SPAK-ut, një institucion që unë nuk kisha pasur të bëja më parë. Pas këtij takimi më ka krijuar bindjen që është bërë një investim për së mbari në Shqipëri. Isha me dy kolegë hetues, profesionistë dhe unë them që ne duhet t’i forcojmë institucionet. Isha këtu si bashkëpunëtor. Të dy kolegët hetues më kanë kërkuar që për çështje të hetimit dhe për çështje të sekretit hetimor, duke qenë se Bashkia e Tiranës ka sjellë dhe disa prova të tjera, m’u kërkua dashamirësisht që të mos i ndaj me gazetarët. Do të jetë pjesë e zbardhjes së dëshmisë sime”, tha Veliaj.
View this post on Instagram
Së fundi, godina e SPAK-ut dhe prokurorët e saj parë nga sytë e Veliajt nuk qenkan më profesionistë! Në 10 shkurt 2025 Erion Veliaj u arrestua, pas hetimeve të kryera nga prokurori Olsi Dado dhe me vendim të marrë nga gjyqtari Erion Bani. Po atë ditë Veliaj reagoi me status në rrjete sociale duke sulmuar prokurorin të cilin e cilësoi lunatik dhe të paditur epsharak.
“Nuk më befason ky fund absurd i këtij kapitulli të gjatë zvarritjeje sa në gojët e qenërisë mediatike dhe sa në duart e një prokurori lunatik, që është një fyerje e gjallë e inteligjencës njerëzore. Por, ky ishte vetëm kapitulli i parë. Tani unë nuk kam më detyrimin të hesht për çfarë më kanë parë sytë në sjelljen me familjen time dhe më kanë dëgjuar veshët nën çatinë e SPAK-ut.
Besomëni, nuk është e lehtë të heshtësh kur të djeg lëkura sikur të fikin bishta cigaresh në trup nga idiotësitë që të thotë një prokuror, si ai që nuk la dëshmitar pa shantazhuar. E kam bërë me besimin që kështu duhet dhe nuk pendohem që kam shtrënguar dhëmbët.
Nuk besoj se mediat do të kenë kurajën të zbërthejnë një më një akuzat idiote dhe më vjen tmerrësisht keq që disa sipërmarrës kanë hyrë në dorën e atij të padituri epsharak, për shkak se kanë sponsorizuar aktivitete kulturore për Tiranën", tha Veliaj.
Fill pas këtij komenti, një tjetër pasoi ditën e nesërme po me të njëjtën gjuhë fyese. Në 11 shkurt Veliaj tregonte se si e kaloi natën e parë në qeli, ndërsa prokurorin Olsi Dado një individ pervers, ndërsa aktakuza sipas Veliajt ishte haluçinante dhe perversitet kriminal.
“Por, dua të jeni të sigurt se historia që po më tregon mua si një kriminel të korruptuar, i cili ka fshehur pasuri dhe pastruar para bashkë me të shoqen, është e sajuar nga një individ pervers, prokurori i çështjes sonë. Ai, për shembull, ka shkruar në aktakuzën haluçinante se ime shoqe ka harxhuar mbi gjysmë milioni euro për blerje online fustanësh dhe bizhuterish. Ky pervers, që më pyeste mua për fustanet e gruas dhe më tregonte gjatë marrjes në pyetje se si shkonte kontrollonte gruan e tij në punë, nuk ka dashur t’ia dijë për shpjegimet e mia dhe të sime shoqeje. Blerjet online janë të gjitha të deklaruara dhe në një shumë disa herë më të vogël, janë bërë për shfaqjet artistike të fondacionit kulturor të sime shoqeje. Faturimi i asaj shume në një aktakuzë, si një lumë parash i derdhur për luks, është një perversitet kriminal. “ tha Veliaj.
View this post on Instagram
Në 13 shkurt erdhi një reagim i tretë në lidhje me disa specifikime të bëra ndaj tij në dosjen hetimore. Veliaj e cilësoi si ‘kurdisje të një paçavureje’ të dhënën që ka mësuar në sallën e gjyqit se dënimi i tij ishte shkruar me shkrim dore mbi dosje, gjë për të cilën akuzoi prokurorin Dado.
Me ketë ritëm nuk dihet se ku e si do përfundojnë ofendimet e Veliajt ndaj insitucionit që deri dje e quante elitar, por sot kur vetë është nën arrest nuk është më i tillë.
Veliaj që deri dje kritikonte demokratët të cilët bënin të njëjtin sulm ndaj SPAK, sot po bën të njëjtën gjë. Akuzon dhe sulmon prokurorët, mbledh njerëz për të protestuar në ditën kur ndaj tij mbahet seanca gjyqësore etj.
Njeriu mbështetës “i madh” i drejtësisë nuk i shkon më për shtat të mbroj SPAK-un kur vetë është në të njëjtat kushte./ CNA
SPAK dhe GJKKO i kanë kërkuar llogari Policisë së Shtetit ...
Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm kreun e grupit ...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja mbi përf...
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në televizionin "MCN"...
Deputeti Agron Shehaj ka folur për dosjen e Veliajt dh...
Agron Shehaj dhe Andi Bushati janë përplasur për çësht...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbi hetimet që janë k...
Drejtuesi i fushatës së Presidentit Donald Trump do të...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur për zgjedhjet e 11 ma...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sot për koal...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se vlerën...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se inform...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sot në lidhj...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se paratë...
Drejtuesi i fushatës për Partinë Demokratike, Chris LaCivi...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se kryemi...
Shqipëria mori pjesë në takimin e radhës të vendeve të NAT...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar disa shpjegime...
Kryebashkiaku i Tiranës kërkon të djegë jorganin për një p...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka reaguar sot nga b...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...