Vrasja e policit në Maliq/ Hita: Nëse DVP Korçë do kishte kërkuar ndihmë do ishin marrë masa më të forta
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga burgu mbi protestat e zhvilluara për Veliajn para ambienteve të GJKKO-së.
Në një letër nga qelia e burgut, Meta e konsideron këtë ngjarjesi sulm ndaj GJKKO-së dhe një "grusht shteti" kundër grushtit të shtetit.
Meta shprehet se kjo ngjarje provon mentalitetin mafioz të Kreut të Organizatës ( quan Ramën) dhe raportin e tij intimidues, shantazhues dhe kërcënues ndaj institucioneve të shtetit edhe vetë “Drejtësisë së Re” që ai krijoi.
Meta shton se SPAK-u do të vazhdojë të funksionojë dhe do t’i rikthehet misionit të tij, ndërsa Edi Rama nuk do të jetë nevoja të bëjë asnjë ditë paraburgim dhe as të fshehë celularin sepse provat dhe firmat e tij janë publike.
“Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin dhe dhunën e orkestruar të Narkoshtetit ndaj GJKKO, të urdhëruar drejtpërdrejt nga Kreu i Organizatës, Edi Rama.
Rrethimi i GJKKO me policë e nëpunës bashkiakë dhe refuzimi zyrtar i Narkopolicisë për garantimin e sigurisë fizike të gjyqtarëve dhe prokurorëve ishte një “grusht shteti” kundër grushtit të shtetit.
Vetë “Ramaforma” ishte një grusht shteti sepse me vendime mbi ligjet dhe Kushtetutën, si edhe me vettingun e kontrolluar prej tij, Kreu i Organizatës e kapi të gjithë sistemin e drejtësisë.
Por meqë denoncimet konkrete persistente, kallëzimet penale persistente, protestat dhe presioni persistent i opozitës e arritën një rezultat, atëhere u urdhërua edhe ky “grusht shteti” kundër grushtit të shtetit që Edi Rama e realizoi po vetë.
Pavarësisht reagimit të vonuar të GJKKO, pas 48 orësh, kjo ngjarje provon mentalitetin mafioz të Kreut të Organizatës dhe raportin e tij intimidues, shantazhues dhe kërcënues ndaj institucioneve të shtetit edhe vetë “Drejtësisë së Re” që ai krijoi.
Distancohem nga të gjithë palo-analistët e financuar me paratë e inceneratorëve që këtë ngjarje kriminale përpiqen ta krahasojnë me protestën e Partisë së Lirisë para SPAK, ku asnjë anëtar apo simpatizant i saj, në asnjë moment, nuk ka ushtruar dhunë ndaj institucioneve dhe as ka vënë në rrezik jetën e prokurorëve.
U kujtoj se protesta para SPAK është shoqëruar me kallëzimin penal për rrëmbimin tim banditesk nga horra me maska, me armatim të rëndë, pa dokument identifikimi, që nuk më treguan asnjë urdhër ndalimi dhe që më shoqëruan me automjete private, të urdhëruar nga vetë Edi Rama, Altin Dumani dhe McGonigali, që e provoi edhe mosveprimi i SPAK-ut pas këtij kallëzimi ndaj drejtuesve të Narkopolicisë.
Nënvizoj se Partia e Lirisë jo vetëm që nuk ka organizuar një protestë ndaj GJKKO, por ju kujtoj se unë personalisht u kam bërë thirrje publike anëtarëve dhe simpatizantëve, të mos tuboheshin për asnjë arsye para këtij institucioni, as në shenjë solidariteti me mua.
Qëndrimet tona ndaj Dumanit nuk kanë të bëjnë me çdo prokuror të SPAK-ut por me shërbimet e tij të neveritshme ndaj Edi Ramës dhe McGonigalit, me proceset politike ndaj drejtuesve të opozitës, me amnistimin publik që i bëri inceneratorit fantazmë të Tiranës, që e cilësoi “krim intelektual”, si dhe për mos vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kësaj mega-afere.
Nënvizoj se çdo arritje në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është vetëm rezultat i kallëzimeve penale persistente, i denoncimeve persistente, i protestave publike persistente dhe i këmbënguljes së Partisë së Lirisë dhe opozitës në tërësi.
Prandaj duhet vazhduar me denoncimet, kallëzimet penale dhe protestat persistente për të arritur qëllim final, rrëzimin e Narkoshtetit dhe ndëshkimin e merituar të Kreut të Organizatës.
Pas 11 Majit, SPAK-u do të vazhdojë të funksionojë dhe do t’i rikthehet misionit të tij, ndërsa Edi Rama nuk do të jetë nevoja të bëjë asnjë ditë paraburgim dhe as të fshehë celularin sepse provat dhe firmat e tij janë publike”, - shkruan Meta./CNA
Drejtoria e Përgjithsme e Burgjeve ka dhënë këtë pasdite n...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka reag...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku...
Kryeministri Edi Rama me anë të një video në rrjetet socia...
-Letër bashkëkombasve tanë nëpër botë- nga Agron Duka T...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi sot se Komisioni Rr...
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka dhënë një shpjegim ...
Ka një propagandë mediatike, kryesisht kuptohet ata të...
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit të Partisë So...
Socialistët “kanë rrahur” gjoksin duke thënë se merita u s...
Kryedemokrati Sali Berisha në konferencën e përjavshme...
Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ...
Një skandal ka ndodhur përpara SPAK-ut dy ditë më parë, ku...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka reag...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, njihet si një p...
SPAK dhe GJKKO i kanë kërkuar llogari Policisë së Shtetit ...
Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm kreun e grupit ...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja mbi përf...
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në televizionin "MCN"...
Deputeti Agron Shehaj ka folur për dosjen e Veliajt dh...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...