
Një nga dosjet më të rëndësishme dhe një nga gurët e sprovës së SPAK është dosja e inceneratorëve, që filloi në Elbasan me një incenerator me një investim 24 milionë euro nga qeveria shqiptare, që nuk punon, është jashtë funksionit.
Një tjetër në Fier me rreth 35 milionë euro, që nuk funksionon, nuk ka përfunduar dhe landfilli i Tiranës, ku do të ndërtohej një incenerator.
Shteti shqiptar pagoi rreth 60 milionë euro, më shumë se aq ka paguar biznesi privat, rreth 70 milionë euro, nëpërmjet aferës së dherave firmosur nga drejtorët e Erion Veliajt, pra rreth 130 milionë euro, inceneratori i Tiranës.
Kjo aferë me tre inceneratorët, që nuk punojnë, nuk kanë përfunduar dhe nuk ekzistojnë, është çështja më e madhe hetimore dhe afera më e madhe korruptive, që dikush mendon se do t’i vihet kapak, se është hetuar shumë, duke e mbyllur me Lefter Kokën, me Alqi Bllakon. Me një ministër që nuk kishte fond e buxhet dhe një sekretar të përgjithshëm.
Në fakt shpesh opozita akuzon SPAK-un dhe thotë se SPAK -u nuk e mori të pandehur Erion Veliajn për çështjen e inceneratorëve, pse nuk e ka hetuar SPAK-u Erion Veliajn për çështjen e inceneratorëve.
Në fakt, SPAK nuk është një nocion në ajër, nuk është një eter.
SPAK është një institucion i përbërë nga 20 prokurorë që janë të pavarur dhe përgjegjësi që nuk përfundojnë hetimet nga SPAK për inceneratorin e Tiranës apo nuk merret i pandehur Erion Veliaj, është Dritan Prençi, një nga shumë prokurorët e SPAK.
Nuk është përgjegjësia e gjithë institucionit, mund të jenë 15 prokurorë të paaftë dhe 5 të zotë, mund të jetë dhe ndryshe raporti. Por në rastin konkret ka një emër dhe ky quhet Dritan Prençi, personi i cili e ka marrë peng SPAK-un nëpërmjet aferës së inceneratorëve.
Mjafton të shohim atë që ka thënë LSI dje, nuk e merr të pandehur SPAK dhe e ka fajin Altin Dumani. Mjafton të shikojmë atë që thotë Mero Baze ditë pas dite, SPAK është dhunues, SPAK është sjellë keq me Erion Veliajn, SPAK është sjellë keq me Ilir Metën, SPAK ka bërë këtë , ka bërë atë. Në fakt nuk e ka arrestuar fare SPAK-u Ilir Metën, e arrestoi policia dhe faturën ia la SPAK-ut.
Erion Veliajn nuk e ka hetuar SPAK-u, por dy prokurorë, Altin Dumani dhe Ols Dado, ndaj përgjegjësia e prokurorëve është sipas ligjit, është e mirëpërcaktuar.
Në rastin konkret kemi një prokuror si Dritan Prençi, i cili ka marrë peng SPAK-un dhe i ka lënë çdo faturë për çështjen e inceneratorëve, institucionit ku punon duke u fshehur pas gishtit.
Është i qartë artikulimi publik që bëhet kundër SPAK, mënyra se si përdoret, nga analistë të paguar nga Veliaj, nga vëllai i tij, nga opozita, që të targetohet institucioni, të gjithë bashkë fajtorë. Por nuk ka përgjegjësi kolektive. Në rastin e SPAK përgjegjësia e prokurorëve është individuale.
Le të kujtojmë rastin e prokurorit Edvin Kondili në lidhje me çështjen “Ilir Beqaj”. Kreu i institucionit, siç e përcakton detyra, mbajti qëndrimin e tij dhe kaq. nuk mund të presim që të gjitha t’i bëjë Altin Dumani. Ja nuk është më nesër drejtues i SPAK-ut, Altin Dumani, çfarë ndodh me të tjerët? Do kthehet koha e Arben Krajës, historitë me një institucion që nuk heton, që nuk përfundon hetimet, që i bën tërkuzë dhe do të na shtohen Dritan Prençat.
Apeli që duhet bërë sot dhe duhet mbajtur qëndrim i fortë është që institucionet që kontrollojnë SPAK-un, duhet të shkojnë dhe të verifikojnë se çfarë ka bërë Dritan Prençi në gati 5 vite hetime për inceneratorin e Tiranës.
Çfarë ka bërë Dritan Prençi për dhjetëra e dhjetëra doumente që janë akuzë e drejtpërdrejtë për Erion Veliajn?
Çfarë ka bërë Dritan Prençi kur kolegët e tij Dumani dhe Dado kanë gjetur në kompjuterin e Ajola Xoxës dosjet e "MEG Albania"?
Pse Dritan Prençi nuk e ka thirrur të paktën për këtë dosje që e njohëm së fundi, kur u çua akuza e Veliajt në gjykatë?
Pse Dritan Prençi nuk thërret Klotilda Bushkën, Ajola Xoxën, Erion Veliajn për "MEG Albania", për incenratorin e Tiranës?! Sepse Dritan Prençi duket që ka marrë peng SPAK-un dhe kërkon të fshihet pas emrit të institucionit, duke i lënë çdo faturë dështimi, mos hetimi, apo sulmit që i bëhet publikisht dhe medatikisht institucionit.
Në fakt çdo qëndrim ndaj SPAK-ut nuk duhet bërë në grup, por me emra prokurorësh të veçantë, të cilët nuk kanë vesh të dëgjojnë dhe nuk kanë sy të shohin, apo nuk dinë të lexojnë, apo nuk dinë të dëgjojnë?!
Për të gjitha këto ka vetëm një përgjigje për ta: Janë palë me aferat dhe skandalet dhe kërkojnë t’i mbulojnë ato, duke gjetur shtigje për të cilat institucionet përgjegjëse duhet të shkojnë t’i vendosin përballë fakteve dhe t’i çojnë para ligjit dhe përgjegjësisë çdo lloj prokurori të formatit Dritan Prençi, apo të ndonjë tjetri që duhet të zbatojë ligjin dhe të bëjë detyrën, të thërrasë personat në dijeni, të mbledhë dokumentacionet dhe provat, në rast se ka akuzë, të ngrejë akuzë, në rast se nuk ka, të thotë është i pafajshëm.
Por jo si rasti i Dritan Prençit, i cili i ka dokumentet përpara syve, që i dinë të gjithë shqiptarët, dokumentet janë me firmën e Erion Veliajt, të drjetorëve të Erion Veliajt, janë gjetur në kompjuterin e Ajola Xoxës dhe Dritan Prençi nuk bën asgjë, thjesht dhe vetëm ka marrë peng një çështje dhe fshihet pas SPAK-ut./ CNA
Prokurori i SPAK-ut, Dritan Prençi, më shumë sesa në r...
Hetimet dhe arrestimi i Erion Veliajt janë një nga ngj...
Prej disa ditësh ka filluar një fushatë mediatike, duke sh...
"Hartimi i Kodit të ri Penal"Ky është togfjalëshi që nëse ...
Prej ditësh, ka shkrime, editoriale, qëndrime, se Erion Ve...
Menjëherë pasi në media u prezantua draft-Kodi i ri Penal, n...
Akuzat për formulimet e draftit të Kodit të ri Penal ndaj ...
Kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në burgun e Du...
Një grup ekspertësh, pa asnjë diskutim nga më të mirët në ...
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet ...
Avokatët “spektakolarë” të Erion Veliajt, “armikun” kryeso...
Java ka pasur zhvillime të vrullshme në Ukrainë. Për ata q...
Në media dje “rrodhi” informacioni nga njerëzit afër Erion...
SPAK-u është kthyer tashmë në institucionin më të sulmuar ...
Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani janë dy personazhe që jan...
Pak ditë kanë kaluar nga dita kur KED, e drejtuar nga ...
Erion Veliaj ka publikuar sot një qëndrim të avokatëve të ...
Prokurorë dhe gjyqtarë të shumtë në SPAK apo GJKKO, në...
Kjo bisedë imagjinare vjen pas publikimit në një media...
Gazetaria në Shqipëri ka shumë probleme. Vetë pronarët...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...