Zjarr pranë varrezave të fshatit Lin
Një vatër zjarri është regjistruar pak minuta më parë në f...

Anëtari i Këshillit Bashkiak i Partisë së Lirisë, Artan Distafa, në një deklaratë për mediat, është shprehur se në vitin 2024 inceneratori fantazmë i Tiranës ka marrë një fitim marramendës prej 10.3 milionë eurosh krahasuar me vitin paraardhës.
Këto fitime merren nga taksat e qytetarëve shqiptarë të cilat vijojnë të derdhen në gropën e zezë të korrupsionit.
Referuar aferës korruptive Distafa ngre pikëpyetjen pse SPAK-u ende nuk merr të pandehur Erion Veliajn.
Kujtojmë këtu se çështjen e inceneratorit të Tiranës e ka në dorë prokurori që fle mbi dosje, Dritan Prençi.
Deklarata e anëtarit të Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Tiranës, Dr. Artan Distafa.
Në vitin 2024, inceneratori fantazmë i Tiranës, raportoi një fitim marramendës prej 10.3 milionë eurosh, një rritje prej 36% krahasuar me vitin pararendës. Fitime që nuk burojnë nga ndonjë punë reale, por nga miliona euro taksa të qytetarëve shqiptarë që vazhdojnë të derdhen në një gropë të zezë korruptive.
Në Tiranë nuk ka incenerator, megjithatë, pagesat vijojnë çdo muaj me bekimin, heshtjen dhe bashkëfajësinë kriminale të SPAK-ut, që këtë aferë e cilëson si “krim intelektual” të vështirë për t’u hetuar.
Meqenëse pagesat ende vijojnë për një shërbim që kurrë nuk u krye, Altin Dumani duhet të na tregojë ku është inceneratori i Tiranës?
Pse lejon vijimin e aferës me mosndërprerjen e pagesave?
Pse nuk ka ende një hetim penal ndaj Edi Ramës dhe Erion Veliajt, dy pronarët faktikë të kësaj megaafere?
Të gjithë shqiptarët e dinë tanimë vendimin e Edi Ramës që i dha kompanisë së inceneratorëve, kur nuk ekzistonte as në letër, 8% bonus favorizim.
Të gjithë shqiptarët e dinë se Erion Veliaj, me firmë të tij, në tejkalim të kompetencave dhe në shkelje të ligjit për pushtetin vendor i hapi udhën kësaj afere.
Përse SPAK-u nuk guxon të marrë të pandehur për këtë aferë Edi Ramën dhe Erion Veliajn?
Kjo është prova më e qartë se sistemi i drejtësisë së re nuk është i pavarur, por selektiv dhe i kontrolluar.
Megjithëse SPAK-u po heton prej 5 vitesh këtë aferë, të cilësuar si një “krim intelektual”, ende nuk ka arritur të gjejë përgjegjësitë penale të Ramës dhe Veliajt, sepse si në çdo aferë ku del emri i Kryeministrit, Dumani mbyll edhe sytë edhe dosjet.
Grupi i Këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Bashkinë e Tiranës, denoncon me forcë këtë aferë, heshtjen kriminale të SPAK-ut, të kapur për fyti nga Edi Rama dhe kërkon me vendosmëri:
1. Ndërprerjen e menjëhershme të pagesave për inceneratorin fantazmë të Tiranës.
2. Hetim penal për Erion Veliajn dhe Edi Ramën, pronarët faktikë të inceneratorit.
3. Transparencë publike mbi të gjitha pagesat e kryera, faturat dhe kontratat.
4. Kthimin e çdo qindarke të vjedhur në buxhetin e shtetit.
Çdo ditë që kalon dhe SPAK-u nuk merr në përgjegjësi penale Edi Ramën, provon se është fund e krye një vegël qorre në shërbim të tij, për të goditur vetëm kundërshtarët politikë, veçanërisht denoncuesit më të vendosur të aferës së inceneratorëve, si në rastin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili çmontoi dhe denoncoi i pari skandalin e inceneratorëve, ndërkohë që vijon të mbahet në izolim ekstrem pa fakte dhe pa prova penale, në mënyrë që pronari faktik i inceneratorit, Kryeministri Rama, të vijojë të vjedhë i lirë dhe i qetë./ CNA
Një vatër zjarri është regjistruar pak minuta më parë në f...
Pas aksionit për lirimin e hapësirave publike, qeveria u p...
Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, në një...
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, në ...
Atmosferë fantastike edhe në natën e tretë të Festës s...
Policia e Shtetit ka ngritur shqetësimin në lidhje me shpe...
Këtë të premte, 15 gusht, hapen regjistrimet për mësimin e...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë sot një mesazh nga z...
Një tërmet u shënua në vend rreth orës 18:20 të kësaj të p...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë para pak minutash një mesaz...
Këtë të premte, AKU Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë e...
Korça ka ndezur edhe njëherë zemrën e verës shqiptare me n...
Banorët e Postribës në Shkodër kanë dalë sot në protestë. ...
Anija patrulluese shqiptare “Lissus” P-133, pjesë e mision...
Ministria e Mbrojtjes ka ndarë detaje nga operacioni për s...
Fundjava rikthen pasionin e futbollit italian për kënaqësi...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga zjarret në v...
Në fshatin piktoresk të Boboshticës, besimtarë të shum...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije përmes një postimi n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dërguar një letër...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...