Banorët e Postribës në protestë: Duam ujë, shteti të ndërhyjë për zgjidhjen e çështjes
Banorët e Postribës në Shkodër kanë dalë sot në protestë. ...

Korça ka ndezur edhe njëherë zemrën e verës shqiptare me natën e dytë të Festës së Birrës, një prej ngjarjeve më të mëdha turistike dhe kulturore në vend. Mbrëmja solli një atmosferë elektrizuese, ku vendasit dhe turistët u bënë bashkë për të shijuar jo vetëm birrën e freskët, por edhe gatimet tradicionale dhe muzikën live nga artistët e njohur.
Qyteti u mbush me vizitorë që nga orët e pasdites, të cilët u grumbulluan në sheshin e festës pranë Terminalit, ku aroma e gatimeve të vendit ndërthurej me tingujt e provave muzikore. Skena e madhe u ndez me performancat energjike të Soni Malaj, Genës, grupit Magic Four dhe DJ korçar Niko Dj, duke e kthyer natën e gushtit në një maratonë këngësh e kërcimesh.

Atmosfera ishte një përzierje e gëzimit, shoqërisë dhe dashurisë për Korçën. Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një korçare që rikthehej pas shumë vitesh tregoi emocionet e saj.
"Unë jam nga Korça dhe jetoj në ShBA. Vij për herë të parë këtu. Është shume festive atmosfera dhe më pëlqen shumë. Kam ardhur me motrat e mia dhe me pjesëtarë të tjerë të familjes dhe po kënaqemi shumë. Koncerti ka filluar, është plot këtu dhe njerëzit janë të lumtur e të gëzuar."
Nga Durrësi, një grup vizitorësh e përshkroi festën si një eksperiencë që e përsërisin çdo vit.
"Ne vijmë nga Durrësi. Vijmë për herë të tretë në Festën e Birrës. Është shumë bukur, janë mbledhur të gjithë, më bukur s'ka. Edhe me ushqime të freskëta, të bollshme, të mira në çmim dhe presim të këndojnë këngëtarët. Ne do të ikim ditën e shtunë, jemi për disa ditë këtu."
Një çift rumun, që prej tre vitesh nuk e humb asnjë edicion, tha se kjo është festa më e mirë në Ballkan. Ky event, sipas Gabrielit, nuk është parë as në shtete të tjera të Ballkanit. Birrat, ushqimi, atmosfera e këngëtarët e bëjnë shumë të dashur qëndrimin e tyre në festë.
"Jam Gabriel, erdha me bashkëshorten time, jemi nga Rumania. Kam tre vite që vij çdo vit dhe ky është festivali më i mirë në Ballkan. Isha në Greqi, Mal të Zi, Maqedoni, dhe s'kam parë festival të tjerë në këto shtete. Më pëlqejnë të gjitha birrat, ushqimi është më i miri. Kam provuar edhe në Boboshticë, gatuajnë ngadalë dhe i bëjnë shumë të shijshme. Do të qëndroj deri në fund të festivalit. Këngëtarët janë shumë të mirë, nga këto do të ikim në Sarandë."

Edhe vizitorë nga Amerika e largët, që e kanë vizituar Korçën që në fëmijëri, shprehen të entuziazmuar për përvojën e parë në këtë festë.
"Unë vij nga Amerika, kam qenë në Korçë që kur isha 5 muajshe, dhe pothuajse çdo vit vij këtu. Është hera e parë që vij në Festa e Birrës. Kam provuar kërnacet, hot dogs dhe kam pirë 4 birra. Deri tani shumë mirë po kalojmë."
Mes gotave të ngritura, shijeve të birrës së freskët, aromës së gatimeve tradicionale dhe tingujve që zgjasin deri në orët e vona, Festa e Birrës vazhdon të tërheqë vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe jashtë saj. Natë pas nate, Korça po dëshmon se di të mikpresë, të argëtojë dhe të krijojë kujtime të paharrueshme për këdo që bëhet pjesë e saj./CNA
Banorët e Postribës në Shkodër kanë dalë sot në protestë. ...
Anija patrulluese shqiptare “Lissus” P-133, pjesë e mision...
Ministria e Mbrojtjes ka ndarë detaje nga operacioni për s...
Fundjava rikthen pasionin e futbollit italian për kënaqësi...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga zjarret në v...
Në fshatin piktoresk të Boboshticës, besimtarë të shum...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije përmes një postimi n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dërguar një letër...
Vijon makthi në autostradën Tiranë-Elbasan. Tashmë ky aks ...
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje në lidhje me situatë...
Situata e vatrës së zjarrit në afërsi të Parkut Natyror të...
Zhvillimet demografike aktuale sinjalizojnë rënie të mëtej...
Inxhinieri Sajmir Maloku, i njohur për shpikjen e tij me "...
Administrata Tatimore ka kryer sot kontrolle në tregjet us...
Rrjeti SafeJournalists ndan shqetësim të thellë mbi një ar...
Sateliti i Bashkimit Europian, i quajtur “Copernicus” ka s...
Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije këtë pasdite se pas ...
Sateliti europian meteorologjik Meteosat-12 në orbitën gje...
Autoriteti Shtetëror Për Informacionin Gjeohapësinor ka nj...
Zjarret në zonën e Velçanit në Berat krijuan rrezik për ba...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...