web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarri në Mirditë/ Prej disa orësh po operon edhe avioni italian “Canadair”

15 Gusht 2025, 15:21, Aktualitet CNA

Zjarri në Mirditë/ Prej disa orësh po operon edhe avioni italian

Ministria e Mbrojtjes ka ndarë detaje nga operacioni për shuarjen e flakëve në zonën e Mirditës.

Mësohet se prej disa orësh po operon edhe avioni italian “Canadair”.

Më herët gjatë ditës, autoritetet bënë me dije se një masiv me pisha në Velë (Bashkia Mirditë) me rreth 6.5 ha ishte përfshirë nga flakët.

Në terren janë 3 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë të MZSH të Bashkisë Mirditë, 12 forca bashkiake, 6 forca të pyjores, 2 forca policore dhe 6 forca ushtarake./CNA





Lajmet e fundit nga