Policia, në alarm: Shoferët ecin me 2.5 herë më shumë shpejtësi se norma e lejuar në aksin Levan-Tepelenë
Policia e Shtetit ka ngritur shqetësimin në lidhje me shpe...

Atmosferë fantastike edhe në natën e tretë të Festës së Birrës në Korçë. Qytetarë korçarë, vizitorë vendas e të huaj, janë bërë pjesë e këtij eventi, duke shijuar jo vetëm birrat e shumëllojshme e gatimet tradicionale, por edhe ritmet e muzikës nga emrat e njohur të skenës shqiptare.
Mbrëmjen e tretë performuan Capital T, Vedat Ademi, Devis Xherahu dhe Young Zerka, të cilët ndezën skenën me hitet e tyre.
Në këtë natë bien në sy të rinjtë e huaj, të cilët të shoqëruar nga miqtë shqiptarë, tregojnë përjetime të veçanta dhe krijojnë ura miqësie mes vendeve.
Dy të rinj grekë, që për herë të parë vizitojnë festivalin, ndanë emocionet e tyre. Njëri prej tyre tha se atmosfera është e mrekullueshme dhe ushqimet e birrat janë të shkëlqyera, ndërsa një tjetër e përshkroi festivalin si perfekt dhe premtoi se do të rikthehet sërish.

"Unë jam nga Greqia dhe për mua është hera e parë që vij në Festën e Birrës. Kam ardhur me familjen time. Atmosfera këtu është e mrekullueshme dhe birrat janë shumë të mira. Jam shumë i entuziazmuar që jam në këtë festival dhe do të vij edhe natën e katërt. Birrat dhe kërnackat janë fantastike."
"Vij nga Greqia, nga Selaniku. Është hera e parë që vij. Kam shokë e shoqe këtu dhe më ftuan. Ç'mund të them për atmosferën, është perfekte. Më pëlqen çdo gjë këtu."
Në këtë festë nuk mungojnë edhe vizitorët që e kanë kthyer pjesëmarrjen në traditë. Një ukrainase, e martuar me një shqiptar dhe që jeton në Durrës, u shpreh se Festa e Birrës është arsyeja pse çdo vit rikthehet në Korçë për të përjetuar atmosferën e veçantë.

"Jam nga Ukraina, jetoj në Durrës dhe kam ardhur shpesh sepse më pëlqen Festa e Birrës në Korçë. Njerëzit janë shumë të mirë, unë jam e martuar me bashkëshortin tim shqiptar. Më pëlqen Shqipëria."
E njëjta eksperiencë për shumë qytetarë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, por që nuk mungojnë në këtë event, duke e cilësuar organizimin e këtij viti si shumë më të mirë se vitet e kaluara.

"Unë jetoj jashtë shtetit, por që nga viti i parë që është organizuar Festa e Birrës, gjithmonë kam ardhur dhe kam qenë prezent. Vij me familjarët e mi, ushqehemi, pijmë, gëzohemi e kënaqemi. Shumë mirë këtë vit, duket se ka shumë njerëz. Edhe bashkia e ka organizuar shumë mirë, jemi shumë të kënaqur. Deri natën e fundit do të qëndrojmë."
"Vij çdo vit te Festa e Birrës. Atmosfera shumë e mirë, s'ka ku shkon më mirë. Kam ardhur me familjen, me djalin, me vajzën e me bashkëshorten, po ashtu edhe me miq. Festa më duket shumë më e mirë se vjet, një mrekulli. Turistë ka shumë, edhe këngëtarët shumë të mirë këtë vit."
Festa e Birrës vazhdon edhe më tej. Nata e katërt pritet të ndezë skenën me emra të tjerë të njohur, mes tyre Vesa Luma, Alban Skënderaj dhe këngëtari grek Triantafillos./ CNA
Policia e Shtetit ka ngritur shqetësimin në lidhje me shpe...
Këtë të premte, 15 gusht, hapen regjistrimet për mësimin e...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë sot një mesazh nga z...
Një tërmet u shënua në vend rreth orës 18:20 të kësaj të p...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë para pak minutash një mesaz...
Këtë të premte, AKU Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë e...
Korça ka ndezur edhe njëherë zemrën e verës shqiptare me n...
Banorët e Postribës në Shkodër kanë dalë sot në protestë. ...
Anija patrulluese shqiptare “Lissus” P-133, pjesë e mision...
Ministria e Mbrojtjes ka ndarë detaje nga operacioni për s...
Fundjava rikthen pasionin e futbollit italian për kënaqësi...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga zjarret në v...
Në fshatin piktoresk të Boboshticës, besimtarë të shum...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije përmes një postimi n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dërguar një letër...
Vijon makthi në autostradën Tiranë-Elbasan. Tashmë ky aks ...
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje në lidhje me situatë...
Situata e vatrës së zjarrit në afërsi të Parkut Natyror të...
Zhvillimet demografike aktuale sinjalizojnë rënie të mëtej...
Inxhinieri Sajmir Maloku, i njohur për shpikjen e tij me "...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...