
Shumë media, gazetarë, analistë, politikanë, në diskutimet më të ethshme të ditëve të fundit, kanë qeverinë, kabinetin Rama 4, i cili pritet të shpallet nga kryeministri në datën 11 shtator.
Të gjithë bëjnë sikur i dinë të gjitha. Në fakt, askush nuk di asgjë.
E vërteta është se Edi Rama ka thënë një fjali dhe ato që thotë nuk i lëshon pa menduar:
Ka nga ata politikanë që janë bërë dhe "barkderra" duke i mbajtur Rama në pushtet, që janë të mërzitur, që duan të respektohen për votat, të cilat i kanë marrë se dikush ndoshta beson që e ka sjellë ai Edi Ramën në pushtet.
Nuk e kam fjalën për "barkderra" si shëndoshje, por "barkderra" politikë.
Si mundet të mendosh në 2025 se Rama i fitoi zgjedhjet për shkak të X apo Y, të filan emri apo filan emri?
Koha ka treguar se edhe duke ikur njerëzit më të rëndësishëm, ata që e kanë mbajtur stekën lart, PS ka fituar edhe më thellë.
Në Tiranë, në bashkinë kryesore, PS nuk kishte atë që dikur e quante kalin e fushatës.
Në fakt, ngeli thjesht një emër i harruar në fushatë dhe PS tregoi se edhe pa kuaj të tillë të pretenduar mund të fitojmë mjaft thellë.
Ka të tjerë që janë të rinj dhe thonë është koha jonë në qeveri, të tjerë që pretendojnë të jenë në karrige, ata që përmendëm më lart.
Në fakt, e gjithë e vërteta është se askush nuk di asgjë.
Përtej ndonjë ministri, i cili duket qartas që do të jetë në kabinet, 1, 2 apo tre, më pak sesa gishtat e një dore, të tjerët dukshëm nuk do të jenë në kabinet.
Ajo që pritet nga Edi Rama dhe cilët janë emrat që do të kenë në kabinet është ajo që ka deklaruar muaj më parë: Parti e re, qeveri e re, pushtet i ri se, për Edi Ramën ky është treni i fundit.
Është treni i fundit për të kapur BE-në dhe vagonët duan një lokomotivë të fortë, duan një qeveri më të fortë që të mos mbajë mbi kurriz ministra me akuza, me skandale, me hetime nga SPAK-u, por të jetë një qeveri me një performancë që të shtyjë sa më shumë dhe të ndihmojë lokomotivën që e tërheq për të shkuar drejtë BE-së.
Pra, një qeveri me emra të rinj, me teknicienë, nuk do të ngelet pa asnjë diskutim jashtë edhe pjesa e përfaqësimit politik.
Rama gjithmonë ka ditur ta bëjë dhe siç e tha së fundi edhe në emisionin “Opinion” nuk e di ende se çfarë do të bëjë me Bashkinë e Tiranës, megjithëse atë e ka një gur shahu për ta lëvizur pikërisht në konfigurimin e qeverisë së tij.
Pra, që dikush nga qeveria me eksperiencë shkon dhe drejton Bashkinë e Tiranës, që, kuptohet, Rama e ka “dashurinë e tij të vjetër”.
Pra, pritet të dëgjojmë një fjalim të gjatë dhe në fund për dy minuta lexohen emrat dhe këtu mbyllet e gjithë historia.
Askush nuk di asgjë përveç asaj që ne thamë më sipër se do të kemi një qeveri, e cila do të tërheqë fort vagonët e një lokomotive që kërkon ta çojë Shqipërinë në BE. Kjo është e gjitha.
Edi Rama, në mandatin e katërt, nuk ka pse mban më askënd mbi kurriz dhe të gjithë të rinj apo të vjetër, kush me qejf e kush pa qejf, ç’flasin apo ç’kanë ndarë tavolinave se do të vijë ky apo do të jetë ai, në fakt janë thjesht llogje politike sepse askush nuk di asgjë.
I vetmi që di është Edi Rama, të tjerë as nuk guxojnë ta pyesin e jo më të dinë pozicionin që do të kenë. As ata që janë ministra dhe as ata që pritet të vihen ministra./ CNA
Afera qindra miliona euro e inceneratorëve është një nga s...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, prej disa ditësh po zhvi...
Ermonela Felaj ka bërë një status në profilin e saj në "Fa...
Mbrojtja ligjore, përballja me drejtësinë, është një zgjid...
Zgjedhjet e 11 majit 2025 nuk sollën legjitimitet për qeve...
Erion Veliaj ka dalë së fundi me një dokument publik, ...
Kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në qelitë e bu...
Një nga dosjet më të rëndësishme dhe një nga gurët e sprov...
Prokurori i SPAK-ut, Dritan Prençi, më shumë sesa në r...
Hetimet dhe arrestimi i Erion Veliajt janë një nga ngj...
Prej disa ditësh ka filluar një fushatë mediatike, duke sh...
"Hartimi i Kodit të ri Penal"Ky është togfjalëshi që nëse ...
Prej ditësh, ka shkrime, editoriale, qëndrime, se Erion Ve...
Menjëherë pasi në media u prezantua draft-Kodi i ri Penal, n...
Akuzat për formulimet e draftit të Kodit të ri Penal ndaj ...
Kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në burgun e Du...
Një grup ekspertësh, pa asnjë diskutim nga më të mirët në ...
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet ...
Avokatët “spektakolarë” të Erion Veliajt, “armikun” kryeso...
Java ka pasur zhvillime të vrullshme në Ukrainë. Për ata q...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...