
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, prej disa ditësh po zhvillon një vizitë në SHBA, ku ka pasur takime të rëndësishme, ndër të cilët më kryesori ka qenë dje me zyrtarin e Lartë të Byrosë për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan, në DASH. (LEXO KETU)
Takimi i Dumanit vjen në një kohë kur SPAK-u çoi dosjen në gjykatë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn.
Vetë institucioni dhe Dumani sulmohen sistematikisht nga media të urdhëruara politikisht për të ushtruar presion të paligjshëm ndaj SPAK-ut për hetimet që po kryen.
Lufta ndaj këtij institucioni u bë shumë e ashpër, kryesisht ndaj prokurorit Ols Dado dhe vetë Dumanit në momentin që u arrestua kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Gjithçka shkoi deri aty sa Veliaj inskenonte nga burgu i Durrësit akuza se prokurorët kishin kërkuar dy milionë euro.
Nga ana tjetër, ditë pas dite Mero Baze, si mbetja e fundit mediatike e keqpërdorur e Erion Veliajt, kuptohet për shkak të pagesave qindra mijëra euro, në mënyrë sistematike dhe të pandalshme, e ka akuzuar SPAK-un se ka bërë “krim të madh” që e ka arrestuar Erion Veliajn dhe nuk e la të ndiqej në gjendje të lirë.
“Krimi i dytë më i madh”, shpikja e Mero Bazes, ishte për faktin se pse u arrestua Ilir Meta kur ai s’mund të bënte asgjë dhe SPAK-u e kishte dhunuar. Në fakt, SPAK-u ka kërkuar arrestimin si për Veliajn, si për Ilir Metën, dhe vendimin e jep gjykata.
Gjithashtu, nga ana tjetër, ish-presidentin nuk e ka dhunuar SPAK-u, por Policia e Shtetit. Pikërisht policia e Mero Bazes. SPAK-u po sulmohet.
Nën akuza të vazhdueshme ka qenë prokurori Ols Dado. Kanë shkuar deri në mashtrime publike sa është theksuar se ai ka një konflikt interesi sepser ka kërkuar një shtesë në leje ndërtimi, e cila i është refuzuar nga kryebashkiaku i Tiranës.
Në fakt, deri më sot për më shumë se dy javë artikulohet kjo akuzë.
Askush nuk e ka parë kërkesën me firmën e Ols Dados drejtuar bashkisë dhe as refuzimin e bërë nga kryebashkiaku Veliaj.
Gjithçka ka ngelur në kuadër të mashtrimeve publike, sulmeve që bëhen ndaj SPAK-ut nga Veliaj dhe shokët e tij.
Këta të fundit tashmë mund të quhen të mjerët e Veliajt, të cilët nuk mundën dot të ngrinin në opinionin publik një kauzë të tyren për të vërtetën që donte të thoshte Erion Veliaj, për të rrëzuar akuzat që kishte ngritur SPAK-u, por tentuan me mashtrime, sulme ndaj SPAK-ut, ndaj Dumanit dhe prokurorëve të tjerë që punojnë me integritet në atë institucion.
Kryen sulme, akuza, shpifje, ushtrojnë presion të paligjshëm thjesht dhe vetëm se këta prokurorë kishin bërë detyrën, ndërsa për të tjerët, të cilët flenë mbi dosje apo që kanë lidhje të forta me pushtetin, shokët e Veliajt heshtën.
Pikërisht në këtë rast, ku ka dy standarde ndaj SPAK-ut, kur ka sulme, kur ka shpifje kur është arrestuar Ilir Meta dhe të tjerë, kreu i institucionit, Altin Dumani, thirret në DASH për t’u dhënë një “grusht” në fytyrë Erion Veliajt dhe shokëve të tij./ CNA
Ermonela Felaj ka bërë një status në profilin e saj në "Fa...
Mbrojtja ligjore, përballja me drejtësinë, është një zgjid...
Zgjedhjet e 11 majit 2025 nuk sollën legjitimitet për qeve...
Erion Veliaj ka dalë së fundi me një dokument publik, ...
Kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në qelitë e bu...
Një nga dosjet më të rëndësishme dhe një nga gurët e sprov...
Prokurori i SPAK-ut, Dritan Prençi, më shumë sesa në r...
Hetimet dhe arrestimi i Erion Veliajt janë një nga ngj...
Prej disa ditësh ka filluar një fushatë mediatike, duke sh...
"Hartimi i Kodit të ri Penal"Ky është togfjalëshi që nëse ...
Prej ditësh, ka shkrime, editoriale, qëndrime, se Erion Ve...
Menjëherë pasi në media u prezantua draft-Kodi i ri Penal, n...
Akuzat për formulimet e draftit të Kodit të ri Penal ndaj ...
Kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në burgun e Du...
Një grup ekspertësh, pa asnjë diskutim nga më të mirët në ...
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet ...
Avokatët “spektakolarë” të Erion Veliajt, “armikun” kryeso...
Java ka pasur zhvillime të vrullshme në Ukrainë. Për ata q...
Në media dje “rrodhi” informacioni nga njerëzit afër Erion...
SPAK-u është kthyer tashmë në institucionin më të sulmuar ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Jetmir Pepa i njohur si Mir Pepa është arrestuar në Dubai....
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Gjermania do ta rrisë gradualisht moshën e daljes në pensi...
Sot shënohen 10 vite nga referendumi në të cilin britanikë...
Andy Burnham ka pasur një takim sekret me Keir Starmer për...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...