SPAK-u në fund të vitit pritet të ketë një drejtues të ri, ashtu siç e përcakton ligji që mandati i kreut të institucionit është trevjeçar dhe zgjedhja e tij bëhet në KLP.
Sipas ligjit, në KLP ka votim me kandidatura alternative. Votohet pasi kandidatët paraqesin platformat e tyre dhe bëhet zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK-ut.
Drejtuesi i parë i këtij institucioni në themelimin e tij ka qenë Arben Kraja. Më pas, tri vite më parë, më 16 dhjetor të vitit 2022 në krye të SPAK-ut u zgjodh zoti Altin Dumani.

Me aktet e forta dhe veprimet e pandalshme duke goditur krimin, kupolën e tij, por dhe politikën e korrupsionin, Dumani tregoi se me ndershmëri dhe duke zbatuar ligjin prokuroria mund të çojë në bankën e të akuzuarve edhe ata që quheshin "të paprekshmit"
Përtej një vlerësimi që tashmë dihet publikisht, kjo për shkak edhe të mbështetjes së gjerë publike që ka zoti Dumani, SPAK-u do të ketë nevojë për standardin e tij, integritetin dhe profesionalizmin.
CNA ka shkruar shpesh për standardin “Dumani” në hetime, të cilin nuk e shohim te prokurorët e tjerë, pra nuk janë në lartësinë e tij profesionale apo integritetin e tij, por ashtu siç e ka deklaruar dhe vetë zoti Dumani flirtojnë me politikën apo kanë qëllime të tjera.
Gjithsesi, këto tri vite të Altin Dumanit në krye të SPAK-ut janë përtej të lavdërueshmes, ashtu siç e theksuam më sipër, janë një epokë, jo vetëm për institucionin, por edhe për Shqipërinë.
Janë një rrugë e shtruar drejt për të shkuar në BE duke luftuar krimin dhe korrupsionin dhe mjafton që me vullnet, përkushtim dhe integritet profesional gjithçka ta bësh më të thjeshtë.
Kjo nuk është e rastësishme dhe nuk është thjesht puna e një hetuesi apo prokurori që qëndron dhe udhëzon pas një tavoline. Është një betejë e fortë, e vazhdueshme deri në gjunjëzimin e krimit dhe korrupsionit.
Janë me qindra persona të arrestuar dhe të shpallur në kërkim, grupet kryesore kriminale në vend janë të shpartalluara dhe nën akuzë krerët e tyre, politikanë nga zyrtarë më të lartë të shtetit, ish-Presidentë, ish-kryeministra, ministra, kryetarë bashkish, të cilët SPAK-u i ka çuar me akuza dhe u ka provuar veprat e tyre penale.
Altin Dumani do të largohet nga kreu i SPAK-ut dhe institucioni do të ketë një drejtues të ri, por gjithsesi ai ngelet prokuror në këtë institucion.
Xholi është një nga njerëzit që qëndron dhe e kemi parë shpesh në krah të majtë të Dumanit në komisionet parlamentare apo takimet e tjera publike.

Është një prokuror me eksperiencë dhe në një tjetër shkrim CNA do të sjellë CV-në e plotë të tij profesionale dhe deklarimin e tij të pasurisë.
Një tjetër prokuror në SPAK, një emër që pretendon. Në disa dosje dhe arrestime tëbujshme qëndron firma e tij.


Një nga pretendentët për kreun e SPAK-ut.
Një prokurore me integritet dhe në rast se do të zgjidhej ajo për herë të parë SPAK-u do të kishte një zonjë në krye të institucionit.

Këto janë katër emrat që CNA ka mundur të zbulojë.
Në të tjera materiale ne do të sjellim profilet e kandidatëve, si dhe pasuritë e tyre deri në momentin që kanë kaluar vetingun.
Të katërt janë emëruar në kohë të ndryshme në SPAK. Dihet që mandati i një prokurori të SPAK-ut është 9 vjet dhe ka të drejtë të garojë për kryetarë.
Në rast se zgjidhet kryetar ka një mandate trevjeçar dhe më pas vazhdon prokuror i thjeshtë në këtë institucion deri në përfundimin e mandatit për t’u emëruar më pas në një tjetër Prokurori./ CNA
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro,...
Komisioni i Pastërtisë së Figurës dhe Pasurisë mblidhet pë...
Mes debateve të ashpra është zhvilluar mbledhja e Këshilli...
Ministria e Mbrojtjes ka zbardhur detaje nga situata e zja...
INSTAT ka publikuar të dhënat në lidhje me numrin e akside...
Projektligji i ri për PPP-të dhe koncesionet është paraqit...
Pas sinjalizimeve mediatike, Autoriteti Kombëtar për Sigur...
Sipërmarrësi Behgjet Pacolli ka reaguar në lidhje me aludi...
Ministria e Mjedisit ka hedhur për konsultim publik projek...
Universiteti i Tiranës vijon të mbetet institucioni kr...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar p...
Autoriteti i Dosjeve, në bashkëpunim me Universitetin “Lui...
Kapitali Axhenda e Edi Ramës ka qenë e ngjeshur me takime d...
Këtë të enjte në Shkodër është mbajtur simpoziumi shk...
Vatra e zjarrit që u përhap mesditën e sotme në fshatin Br...
Ende asnjë “gjurmë” nga Erion Veliaj dhe Mero Baze. Kanë k...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pas akuzave të Pres...
Policia e Shtetit ka vijuar hetimet për parandalimin dhe g...
Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetim...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka ndarë me të gji...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...