Banorët e fshatit Gjashtë në Sarandë në “alarm”/ Shtylla elektrike, rrezik i vazhdueshëm
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...

Pas sinjalizimeve mediatike, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), me një njoftim publik, ka paralajmëruar mbi identifikimin e një rasti mashtrimi online përmes një platforme të vetëquajtur TXEX. Sipas AKSK, kjo platformë, e prezantuar si aplikacion për investime në kriptovaluta, nuk është e regjistruar dhe nuk është e licencuar në Republikën e Shqipërisë dhe si e tillë operon jashtë çdo kuadri ligjor kombëtar.
Nga vëzhgimet e AKSK dhe nga denoncimet e shumta të bëra publike, konstatohet se aktiviteti i saj mbart tiparet e qarta të një skeme mashtruese digjitale. Në vijim, Policia e Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik dhe Drejtorisë së Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar, njoftoi se ka nisur një hetim penal lidhur me një skemë të dyshuar investimesh piramidale, nëpërmjet platformave online, dhe po vijon punën intensive për dokumentimin ligjor.
Pavarësisht paralajmërimeve të institucioneve shqiptare, informacioni nga pjesëmarrësit në këtë platformë tregon se ajo vazhdon të jetë aktive në tregtim dhe në postimin e informacionit për grupin e investitorëve në aplikacionin Telegram.
Në vijim të një mesazhi të mëparshëm, ku pjesëmarrësve u kërkohej të depozitonin 400 dollarë për “të verifikuar përdorimin e duhur të llogarisë”, përdoruesit kanë marrë mesazhe ku përfaqësuesi i platformës i siguron se do të mund të tërheqin fondet e tyre nga llogaria.
Madje, një mesazh tjetër paralajmëron se çdo anëtar i platformës që “shtrembëron kushtet e përdorimit ose shpërndan informacion të rremë ose negativ, do të konsiderohet si mashtrues dhe do të përjashtohet nga platforma…duke u cilësuar si përgjegjës për pasojat dhe humbjet e mundshme prej këtij përjashtimi”. Ky mesazh duket se përbën një formë presioni për të mos nxjerrë informacion publik dhe për më tepër dyshime rreth një platforme që autoritetet shtetërore e konsiderojnë si mashtruese.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) deri tani nuk ka dalë me një komunikim publik rreth TXEX, por në të shkuarën ka këshilluar disa herë investitorët të mos investojnë në platforma të palicencuara në vendin tonë, duke i paralajmëruar se çdo investim në këto platforma mund të rezultojë me humbjen e të gjitha parave të investuara në mënyrë të pakthyeshme.
TXEX është një plaformë investimesh online, kryesisht në kriptovaluta, që ka karakteristikat e një skeme të qartë piramidale. Individët joshen për të investuar në të nëpërmjet platformave të komunikimit me mesazhe, si për shembull Telegram, Signal, etj.. Më tej, përdoruesit inkurajohen të tërheqin përdorues të tjerë në platformë, duke u ofruar bonuse. Herë pas here, investitorët lejohen të kryejnë tërheqje (zakonisht në shuma të vogla), për të fituar besimin e tyre dhe për ta mbajtur në këmbë skemën.
Qysh në prill të këtij viti, Autoriteti i Tregjeve Financiare në Zelandën e Re e ka përcaktuar këtë platformë si mashtruese dhe ka paralajmëruar publikun e këtij vendi të shmangë investimet në të apo në platforma të këtij lloji.
Mashtruesit shpesh imitojnë bankat, firmat e investimeve dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve financiare për të bindur viktimën e tyre të bashkohet me një grup bisedash për këshilla investimi. Në këtë grup bisedash, viktimat inkurajohen të rekrutojnë miq dhe anëtarë të familjes dhe të bëjnë pagesa në platforma mashtruese investimi.
Gjithashtu, forume në internet prej muajsh e përshkruajnë këtë platformë si qartësisht mashtruese./ Monitor
Sipërmarrësi Behgjet Pacolli ka reaguar në lidhje me aludi...
Ministria e Mjedisit ka hedhur për konsultim publik projek...
Universiteti i Tiranës vijon të mbetet institucioni kr...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar p...
Autoriteti i Dosjeve, në bashkëpunim me Universitetin “Lui...
Kapitali Axhenda e Edi Ramës ka qenë e ngjeshur me takime d...
Këtë të enjte në Shkodër është mbajtur simpoziumi shk...
Vatra e zjarrit që u përhap mesditën e sotme në fshatin Br...
Ende asnjë “gjurmë” nga Erion Veliaj dhe Mero Baze. Kanë k...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pas akuzave të Pres...
Policia e Shtetit ka vijuar hetimet për parandalimin dhe g...
Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetim...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka ndarë me të gji...
Duke nisur nga 1 janari i vitit 2026 bizneset do të duhet ...
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka bërë një d...
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar disa pasuri në pronësi...
Kryeministri Edi Rama, në një aktivitet për Reformën e Tra...
Duke parë EuroBasket, pra Kampionatin Europian të Basketbo...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në aktivitetin ...
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, përfaqësuesit e të cilit ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...